Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Muçi dhe Ajeti zgjidhen në formacionin e javës në Turqi

By: admin
7 October 2024 at 17:17

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti janë përzgjedhur në formacionin e javës se tetë në Superligën turke nga faqja Sofascore.

Muçi është aktivizuar për 87 minuta me fanellën e Besiktas në barazimin 1-1 në transfertë përballë Gaziantep, duke qënë një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij.

Ndërsa Ajeti ka luajtur si titullar për Bodrumspor në sfidën që skuadra e tij barazoi 0-0 përballë Kasimpasa.

The post Muçi dhe Ajeti zgjidhen në formacionin e javës në Turqi appeared first on Albeu.com.

Humbje për Bajramin e Muçin, dy “yjet” e Kombëtares tituallarë në disfatat e Europa League

4 October 2024 at 13:56

Të dy titullarë dhe me një fat të njëjtë në sfidat e dyta të Europa League.

Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi zbritën në fushë nga minuta e parë, por iu desh të jetonin zhgënjime të mëdha me skuadrat e tyre.

Pas golit rekord në debutiumin europian me Glasgow Rangers, Bajrami nuk arriti të linte shenjë në humbjen 4-1 që skocezët pësuan në fushën e tyre kundër Olympique Lyon.

Rangers rezistuan deri në minutën e 14-të, kur barazuan përkohëshsiht epërsinë e shpejtë të francezëve. Më pas u dorëzuan pa kushte, duke lejuar rivalët të gjejnë edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Pavarësisht humbjes, Nedim Bajrami bëri një tjetër paraqitrje pozitive personale, duke qenë lojtari me notën e dytë më të lartë për skuadrën e tij.

I njëjti diktutim edhe për Ernest Muçin, që luajti për herë të parë në këtë sezon një ndeshje të plotë me “Shqiponjat e Zeza” të Stambollit.

Sulmuesi “kuqezi” gjithashtu mori një vlerësim të lartë për paraqitjen e tij, por turqit u mundën në shtëpi 3-1 nga Eintracht Franfurt.

Gjermanët vendosën shpejt fatin sfidsës, ndërsa në llogaritë e Beshiktash mungon edhe një 11-metërsh i gabuar nga Ciro Immobile, megjithatë pavarësisht se humbja rëndon, pozitiv është fakti që Muçi ka rigjetur hapësirat e munguara në fillim të sezonit me Besiktas. /i.m /abcnews.al

Trajneri i del kundër tifozëve për Ernest Muçin: Nuk duhet të jenë në stadium

4 October 2024 at 12:43
Ernest Muçi dhe portieri i Beshiktash u vërshëllyen dje në momente të ndryshme nga tifozët, ndërsa skuadra e tyre humbi 1 me 3 përballë Frankfurt. Klubi turk pas ndeshjes ka shprehur gjithë mbështetjen për Muçin me një postim në rrjetet sociale. Po ashtu dhe trajner Van Bronkhorst ka dalë në mbrojtje të lojtarëve. “Nëse dikush
❌
❌