Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën

7 October 2024 at 14:39

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Kreu i PD-së ndodhet prej 10 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

The post Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës

By: user 11
4 October 2024 at 08:18

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Kuvendi është vënë në lëvizje pas vendimit të 24 shtatorit marrë nga Kushtetuesja, ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Mandati i Elsa Toskës u deklarua i mbaruar përpara afatit, me kolegët e saj që e kanë vlerësuan dorëheqjen nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetues. Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese ka në trupën e saj vetëm 8 nga 9 anëtarë që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.

The post Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌