Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Sot jepet vendimi për Ervin Salianjin

By: user 8
26 September 2024 at 13:02

Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe kolegë të tij demokratë.

Disa nga deputetet ne mbeshtetje te Salianjit:

Dhurata Cupi

Saimir Korreshi
Bledion Nallbati
Zheni Gjergji
Asllan Dogjani|
Dashnor Sula
Xhelal Mziu
Ferdinand Xhaferri
Luciano Boci
Luan Baci
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Edi Paloka

Vetë deputeti pak dite me pare në një deklaratë për mediat e konsideron procesin si montuar për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.

Ai tha më tej se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë, ndërsa tha se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar i ka të faktuara me dokumente.

“Këtu ka tre personazhe, është gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe një tjetër, Alfred Alizoti. Avokati nxjerr termin Babale, sepse e kanë babalizuar vendin. Denoncimi publik i bërë në maj nga ana ime në emër të PD, në orën 11, ka bërë të mundur që po në të njëjtën ditë të shkojë në burg Geron apo Agron Xhafaj i dënuar për trafik narkotikësh. Nuk ka dalë të përgënjeshtrojë që thotë ky nuk është zëri im. Këtu është një audioregjistrim i bërë nga gazetari. Nuk kemi të bëjmë me një videoje, unë nuk kam njohje me Geron apo Agron Xhafën. Unë nuk kam njohje me Albert Veliun, nuk kam njohje me Alfred Alizotin në të cilën ka dëshmi dhe përgjimet zyrtare si paguhet nga Ardi Veliu dhe nga Albert Lushi dhe nga një famoz tjetër, që quhet Andon Marko në atë kohë zv.drejtor. Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan”, tha Salianji më 20 shtator

The post Sot jepet vendimi për Ervin Salianjin appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

❌
❌