Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit

By: D Marku
29 September 2024 at 22:42

Vangjel Tavo nesër do të betohet si kryetar i ri i bashkisë së Himarës. Në orën 10:00 do të bëhet mbledhja e këshillit të bashkisë së Himarës, përpara të cilit Tavo do të betohet, pasi më herët më 12 shtator KQZ certifikoi mandatin e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Himarë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.

Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

The post Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë

22 September 2024 at 17:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 22 shtator se ka dërguar për gjykim, çështjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi […]

The post SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë appeared first on Reporter.al.

Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 10:54

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe ka dërguar çështjen e tij në GJKKO.

Mbi Goron rëndojnë akuzat e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, kjo pasi hetimet kanë provuar se ish-titullari i bashkisë Himarë, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së në këtë qytet, kanë dërguar një shkresë për regjistrim pasurie me të dhëna të rreme pranë ZVRPP-së në Vlorë.

Bashkëngjitur shkresës, ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi rezultoi plotësisht i provuar fakti se Goro dhe Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të një prone, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Kësaj pasurie i kanë dhënë një numër të ri të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji.

Gjithashtu nga hetimi penal rezultoi se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore.

Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të.

Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros appeared first on Euronews Albania.

SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

10 September 2024 at 19:43

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën.  “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo […]

The post SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

U arrestua për tjetërsimin e 10,000 m2 tokë/ SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros

10 September 2024 at 12:41

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzen ish-kryebashkiakut te Himarës Jorgo Goro e tre ish-zyrtarëve të lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit. Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, e prej marsit 2024 ndodhet në burg pasi GJKKO me kërkesë të SPAK caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij. Hetimet e SPAK […]

The post U arrestua për tjetërsimin e 10,000 m2 tokë/ SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros appeared first on Saranda Web.

Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit

22 August 2024 at 15:09

Hapja e kutive të votimit do të bëhet për të verifikuar kopjen e të gjithë regjistrave të posaçëm, procesverbalëve dhe dokumenteve të tjera brenda kutive të votimit, pasi opozita pretendon për parregullsi në zgjedhje. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS, u vu në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që pretendojnë […]

The post Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit appeared first on Reporter.al.

Në Himarë, të drejtat e pronësisë më të rëndësishme se mosmarrëveshjet diplomatike greke

6 August 2024 at 09:20

Votuesit në bashkinë e Himarës të Shqipërisë jugore zgjodhën të dielën kandidatin e Partisë Socialiste në pushtet Vangjel Tavo si kryebashkiak të ri pas një mosmarrëveshjeje politike që ka zgjatur për më shumë se një vit. Mosmarrëveshja filloi në maj të vitit 2023 kur kandidati për kryebashkiak Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve […]

The post Në Himarë, të drejtat e pronësisë më të rëndësishme se mosmarrëveshjet diplomatike greke appeared first on Reporter.al.

Himara me kryetar bashkie, por pa program për qytetin

By: FAKTOJE
5 August 2024 at 16:22

Nevila Gjata

Dy ditë para zgjedhjeve të Bashkisë së Himarës, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime në rrugën kryesore të qytezës me Vangjel Tavon në krah. Rama nuk e fshehu ngazëllimin se, ndryshe nga një vit më parë, me Vangjel Tavon fushata kishte ndryshuar.

“Ky nuk bën fushata, bën komunikim me njeriun derë më derë dhe prag më prag. Pas Gramoz Ruçit, është i dyti që ka numëratorin më të gjatë të celular. Po i çove mesazh, të merr direkt në telefon…”, tha Rama.  

Rezultati i të dielës në Himarë, foli bindshëm për atë që Rama paralajmëroi: fitoren e Vangjel Tavos. Kandidati socialist fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave.

Tavo mori 5022 vota përballë kandidatit të PD-së (propozuar nga PBDNJ dhe Omonia) Petraq Gjikuria. Ky i fundit mori 41.38 % ose 3545 vota.

Një diferencë me 1477 vota nisur nga vit më parë kur Fredi Beleri fitoi ngushtë me 19 vota përballë kandidatit socialist, Gjergji Goro.  Vangjel Tavo duhet të marrë fillimisht mandatin nga KQZ dhe më pas të bëjë betimin në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak të Himarës për të ushtruar ligjërisht detyrën

Fushata

Në garën për Himarën ishin dy kandidatë ‘të importuar’ njëri përfaqësues ndër vite i Dropullit, së fundmi Prefekt i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, ndërsa tjetri grekofon i ardhur nga SHBA, Petraq Gjikuria.

Vangjel Tavo zhvilloi një fushatë relativisht të qetë pa takime pompoze duke shpërndarë kryesisht përmes faqes së tij në Facebook mesazhe të shkurtra, por domethënëse për atë që shihet si thembra e Akilit për banorët e Himarës, çështja e certifikatave të pronësisë.

Petraq Gjikuria në anën tjetër u përpoq të fushatonte me emrin e Fredi Belerit aktualisht në burg i dënuar për blerje votash. Në prezantimin e tij të parë ai doli krah Belerit kur ky i fundit u kthye në Shqipëri pas betimit si euro-deputet në Strasburg. Edhe në mbyllje të fushatës, Gjikuria kërkoi votat duke folur për Belerin dhe duke u zotuar se nëse fitonte do të zbatonte programin e tij. 

“Çfarë i ndodhi mikut tim Fredi Beleri është një njollë turpi. Fredi do lirohet për dy muaj, ndërsa Himara do çlirohet në 4 Gusht”, tha Petraq Gjikuria në mitingun përmbyllës. 

Sa për pronat, Gjikuria ndoqi politikën e denoncimit mbështetur nga zyrtarët e PD-së, se qeveria nuk do tu jepte zgjidhje pronës, madje sipas tyre ‘do ua grabiste ato’.

Ndryshe premtoi Vangjel Tavo. Duke qenë në të njëjtën llogore me PS-në në qeverisje, Tavo premtoi zgjidhje.  

“Çështja jetike e pronës për të gjithë banorët duhet të ishte zgjidhur që para 30 vitesh. Ajo çfarë nuk u bë nga viti 1991, arritëm ta bëjmë brenda pak muajve, duke dorëzuar mbi një mijë çertifikata pronësie, e shumë shpejt kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht. Pas tre muajve punë, zgjidhja e problemit të pronësisë tashmë është drejt përfundimit. Himarjotët kanë të drejtën e Zotit dhe të ligjit, t’i gëzojnë pronat e tyre. Askush që tenton të zaptojë pronën e tyre nuk e ka dhe nuk ka për ta patur kurrë të hapur derën e Bashkisë së Himarës dhe asnjëherë vullnetin, mbështetjen dhe firmën e Vangjel Tavos. Çështja e pronave të tyre do zgjidhet përfundimisht…”, premtoi Tavo, ndërsa Rama vetë ka dhënë si afat tetorin për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. 

Asnjëri prej kandidatëve nuk shpalosi një program te qartë për shumëçka mbi problematikën e bashkisë Himare që përfshin tre njësitë administrative Himarë, Lukovë Hore Vranisht.

Tavo përcillte përmes Facebook një broshurë si program i tij por askund i zbardhur në mënyrë literale. Nuk e bëri as kandidati tjetër Petraq Gjikuria. 

Problematika ditën e zgjedhjeve

Ajo që u raportua si problematikë kryesore ditën e zgjedhjeve ishte pamundësia për të votuar me dokumente identifikimi të skaduara. Janë 6157 shtetas shqiptare me banim në Himarë që nuk e kanë të rinovuar kartën e identitetit, një fakt ky i pohuar  edhe nga kryekomisioneri për zgjedhjet Ilirjan Celibashi. Jo më kot, Celibashi vuri në dukje në prononcimet e tij gjatë ecurisë së zgjedhjeve të dielën se, ky numër votuesish ishte i njëjtë edhe në zgjedhjet e kaluara të 2023. Që do të thotë se shumica e tyre jetojnë aktualisht jashtë vendit. Megjithatë, vetë Celibashi nuk beri dot një ndarje se sa ishin jashtë dhe sa banonin aktualisht në Himarë.

Denar Biba (ish kryetar i KQZ) komentoi në Facebook se “i rezultonte nga sistemi TIMS se vetëm disa dhjetëra prej tyre ishin paraqitur në qendrat e votimit të dielën”.

Vetë Omonia nuk kishte një numër të saktë se sa prej tyre kishin shkuar ne qendrat e votimit dhe nuk ishin lejuar sepse dispononin një kartë identiteti të skaduar. Sipas Omonias, qytetarëve që janë identifikuar se mund të jenë votues të opozitës, u është thënë se rinovimi i kartave të identitetit do të bëhej brenda 15 ditëve, pra pas datës së zgjedhjeve që ishte dje.

“Ne total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverise ‘Rama’”, citonte Omonia.

Në anën tjetër Ilirjan Celibashi sqaroi të dielën se kjo ishte përgjegjësi e qeverisë, por jo pa qëllim lëshoi një mesazh indirekt për opozitën kur në një nga deklarimet publike, ai vërejti se në KQZ nuk kishte ardhur asnjë kërkesë zyrtare nga partitë që ky institucion të negocionte me qeverinë me qëllim nxjerrjen e një akti që do të mundësonte votimin edhe me kartë identiteti të skaduar. Ndërkohë, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, PBDNJ bashkë me Omonian e përcollën si shkakun kryesor të humbjes së zgjedhjeve në Himarë.  

Votat

Pjesëmarrja në votime ishte më e lartë nga 2023 kur votuan 7821 zgjedhës. Këtë vit pjesëmarrja përfshiu 8692 votues, ose 871 votues më shumë.

Nisur nga rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së pas mbylljes së votimit dhe përfundimit të procesit të numërimit rezulton se PS është rritur në shifra krahasuar me një vit më parë dhe gati në proporcion të drejte me rritjen e pjesëmarrjes në votime në të tria njësitë administrative.

Në Himarë, Vangjel Tavo mori 2132 vota një rritje krahasuar me Jorgo Goron i cili mori 1576 vota. Rezultati u reflektua edhe nga pjesëmarrja. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit pjesëmarrja në Himarë është rritur me 572 votues. Gjikuria në anën tjetër lëvizi me vetëm pak vota më shumë në Himarë (16 vota) nga 2023.

Pavarësisht rritjes në vota, PS-ja vijon ta ketë të humbur këtë njësi. 2132 vota fitoi Vangjel Tavo ndërsa Petraq Gjikuria 2462.

PS-ja është rritur edhe në Lukovë me votat. 1725 vota ka marrë Vangjel Tavo, Petraq Gjikuria  942 vota. Pjesëmarrja në Lukovë ishte me e lartë krahasuar me 2023 me rreth 200 vota. Diferenca në këtë zonë me zgjedhjet e një viti më parë (2023) ishte vetëm 70.  

Hore Vranisht është një tjetër zone që ka votuar majtas ndër vite dhe pa ndonjë surprizë, përveçse kësaj here edhe aty me një pjesëmarrje më të lartë krahasuar me 2023 (rreth 200).  Nga 972 vota pro zgjedhjet e kaluara për Gjergji Goron, sivjet Vangjel Tavo ka fituar 1165 vota. PD-ja aty (krahasuar me rezultatin e 2023) ka marrë 50 vota më pak. Petraq Gjikuria mori vetëm 141 vota në këtë njësi

Çfarë nuk pamë krahasuar me zgjedhjet 2023

Fillimisht pjesëmarrja në votime këto zgjedhje ka qenë më e madhe, konkretisht 871 votues më shumë nga zgjedhjet e 2023. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara pamë një fushatë të qetë pa tone nacionaliste. Nuk u pa prezencë e politikanëve grek në këto zgjedhje. Pati gjithashtu një shtim të numrit të zgjedhësve në listat për bashkinë e Himarës ndryshe nga një vit më parë.

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku tha një ditë para zgjedhjeve se ishin shtuar 311 zgjedhës të rinj në Himarë. Vetëm brenda pese ditëve, sipas saj, 93 të tillë. Pelinku kërkoi hetim.

Ndërkohë kjo ishte fushata më e shkurtër e ndërmarrë ndonjëherë.

Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve ishte shumë i ngushtë, KQZ vlerësoi se kohëzgjatja e fushatës zgjedhore duhet të ishte vetëm  9 ditë kushtëzuar edhe nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve.

Referuar datës së nxjerrjes së Dekretit, afati për të hartuar listën e zgjedhësve u parashikua jo më vonë se 10 korrik 2024, çka pamundësoi në fakt edhe afatet për rinovimin e kartave të reja për ata që donin të votonin këtë vit.

Zgjedhje të reja, probleme të vjetra

Komiteti Shqiptar i Helsinkut ndoqi nga afër zgjedhjet në Himarë si para ashtu edhe një ditë pas.

Erida Skëndaj, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkut, tha për Faktoje.al se, sa i takon aspektit parazgjedhor, nga kontaktet që vëzhguesit e KSHH-së realizuan me zgjedhësit në terren u vërejt se në përgjithësi ata ndiheshin të lirë në ushtrimin e të drejtës së votës.

“Megiithatë pati edhe pretendime për shitblerje të votave të realizuara në formën e të mirave materiale nga të dy subjektet zgjedhore, shpërdorimit të aseteve publike si dhënies së titujve të pronësisë së shtëpive por edhe ushtrimit të presionit mbi administratën publike lokale”, vërejti ajo.

Nga monitorimi i procesit të votimit në 44% të Qendrave të Bashkisë Himarë, 14 prej të cilave në fshatrat në Qeparo, Borsh, Piqeras, Lukovë, Himarë “Fshat” dhe katër qendrat brenda perimetrit të qytetit të Himarës, vëzhguesit e KShH-së vërejtën se procesi u realizua në një klimë relativisht të qetë, me përjashtim të tensioneve që u krijuan si rrjedhojë e mosvotimit të zgjedhësve nën moshën 75 vjeçare, të cilëve ju kishte skaduar vlefshmëria e dokumentit të identitetit.

Problematikat që shoqëruan mbarëvajtjen e procesit të votimit përmblidhen në mungesën e trajnimit të Komisionerëve, veҫanërisht atyre të QV në pjesën e fshatrave, të cilat krijuan edhe disa parregullsi sikurse mosrespektimi pjesërisht i procedurës së dhënies së ndihmës për zgjedhësit që nuk votonin vetë, lejimi në afro 4 raste i zgjedhësve për të shkuar drejt dhomës së fshehtë me aparatin celuar, lejimi në raste sporadike i votimit familjar, vështirësitë në respektimin e procedurave të mbylljes së QV të cilat krijuan disa vonesa. Procesi i numërimit u administrua në një shumë të shkurtër dhe në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara pati një numër të ulët kërkesash për pavlefshmëri të fletëve të votimit”, thotë Skëndaj.

The post Himara me kryetar bashkie, por pa program për qytetin appeared first on Faktoje.al.

Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

5 August 2024 at 07:29

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash […]

The post Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën appeared first on Reporter.al.

Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën

5 August 2024 at 06:51

Vangjel Tavo ka gjasa do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, por në qytezën e vogël bregdetare ku pritet të ketë zyrat për tre vitet e ardhshme, dukshëm ai ka humbur thellë. Ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie po i afrohet fundit në orët e para të […]

The post Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën appeared first on Reporter.al.

Mbyllen kutitë e votimit në Himarë: Qindra qytetarë privohen nga e drejta e votës

4 August 2024 at 19:10

Mesditën e të dielës, një 86-vjeçar ishte ulur në shkallët e kishës së Shën Mërisë në qendër të fshatit Vuno, në një aneks të së cilës ishte ngritur edhe qendra e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në bashkinë Himarë. Edhe pse pak metra larg kutisë së votimit, i moshuari i cili tha se […]

The post Mbyllen kutitë e votimit në Himarë: Qindra qytetarë privohen nga e drejta e votës appeared first on Reporter.al.

Zgjedhje Himarë 2024: Live Blog

By: BIRN
4 August 2024 at 07:08

Ora: 07:34 – E hënë, 5 gusht 2024. Vangjel Tavo i  Partisë Socialiste fitoi zgjedhjet e së dielës me rezultat të thellë. Ai gjithsesi humbi në vetë njësinë administrative Himarë. Për më shumë lexoni këtu:   Ky blog nuk përditësohet më.   7:00 – Hapen kutitët e votimit në bashkinë Himarë për zgjedhjet e pjesshme […]

The post Zgjedhje Himarë 2024: Live Blog appeared first on Reporter.al.

Hapen kutitë e votimit në zgjedhjet pjesshme për kryebashkiak në Himarë

4 August 2024 at 07:03

Rreth 23 mijë votues gëzojnë të drejtën e votës në bashkinë Himarë, por një pjesë e madhe e tyre janë emigrantë dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2023, gati një në tre votues e hodhën morën pjesë në votime. Në njësinë administrative Himarë ndodhen 18 qendra votimi dhe 12,152 zgjedhës në listë, në njësinë administrative […]

The post Hapen kutitë e votimit në zgjedhjet pjesshme për kryebashkiak në Himarë appeared first on Reporter.al.

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

3 August 2024 at 09:00

Në të djathtë të rrugës kryesore, sapo kalon fshatin Nivicë në Njësinë Administrative Lukovë të  Bashkisë së Himarës, një tabelë të sinjalizon ekzistencën e një gjiri dhe plazhi në një segment bregdeti, që përndryshe është shumë i thepisur dhe i papërshtatshëm për plazh. Vizitori gjithsesi do të zhgënjehet, siç është zhgënjyer përgjatë njëzet viteve të […]

The post Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën appeared first on Reporter.al.

❌
❌