Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Shuhet Gerti Bogdani, reagon familja: Pse na e bëre…

By: Oldi
18 September 2024 at 15:54

Moderatori Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbri në sfondin e zi shkruan: ”Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”. Gerti Bogdani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një […]

The post Shuhet Gerti Bogdani, reagon familja: Pse na e bëre… appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Me gruan në makinë pasi plàgòsi 2 persona, Lul Rakaj tentoi t’i rezistonte policisë

By: user 8
15 September 2024 at 16:01

Lul Rakaj, i cili plagosi dy persona mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe, është arrestuar pas një operacioni të forcave speciale RENEA dhe Policisë së Shkodrës.

Rakaj u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe.

Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u arrestua pa lëndime të mëtejshme.

Arma e zjarrit që Rakaj mori me vete pas ngjarjes ende nuk është gjetur në makinën e tij.

Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan. Operacioni, i cili përfshiu edhe përdorimin e forcave speciale, shkaktoi frikë te rreth 20 turistë të huaj që ndodheshin në ballkonin panoramik të Tamarës me motorët e tyre.

Ndërkohë, dy personat e plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sakaq, policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

The post Me gruan në makinë pasi plàgòsi 2 persona, Lul Rakaj tentoi t’i rezistonte policisë appeared first on Lapsi.al.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Berisha para SPAK-ut: Prokuroria e Ramës më mban në arrest, më kanë hetuar 3 breza

By: V K
11 September 2024 at 12:24

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, sapo mbërriti në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku dha një deklaratë për mediat, e nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët e SPAK.

Berisha:Prokuroria politike e Edi Ramës, bazuar në kallëzimin e rreme të Taulant Ballës ka hetuar Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij. Kanë hetuar PD-në deri para 20 vitesh dhe kandidatët në 2023. Me urdhër politike mercenarët politikë të Ramës mbajnë në arrest Berishës prej 256 ditësh veç me dëshirën e Ramës dhe kërkesën e tij politike në Asamblenë e PS-së dhe kërkesës diplomatike te zyrtarëve ndërkombëtarë.

SPAK prokuroria e Ramës, me dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi dhe kreu shkelje kushtetute për të lënë në burg Berishën. Ky hetim që zgjati 4 vite, rezultoi se në dosjen Partizani nuk ka një fakt penal dhe shteti ka fituar nga zbatimi i ligjit”.

The post Berisha para SPAK-ut: Prokuroria e Ramës më mban në arrest, më kanë hetuar 3 breza appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

10 September 2024 at 19:43

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën.  “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo […]

The post SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Vendimi/ Mashtruan për të përfituar automjetin luksoz, “Arrest shtëpie” për Elvis Kosovën, lihet në burg shtetasi turk

By: D Marku
30 August 2024 at 11:36

Gjykata e Tiranës vendos masën ‘Arrest shtëpie’ për Elvis Kosovën.

Ndërsa ka lënë masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin turk Yucehan Er. Avokati Kosovës ka pretenduar që Kosova është mashtruar nga shtetasi turk pasi e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur.

Të njëjtat masa kërkoi dhe prokuroria për dy të arrestuarit. Shtetasi turk ka kërkuar kohë të japë shpjegime në një moment të dytë.

Sipas policisë automjeti ishte marrë me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë.

Para policisë ai ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.

The post Vendimi/ Mashtruan për të përfituar automjetin luksoz, “Arrest shtëpie” për Elvis Kosovën, lihet në burg shtetasi turk appeared first on Albeu.com.

U arrestua disa ditë më parë në Francë, CEO i Telegram del sot para Gjykatës

By: M C
28 August 2024 at 16:12

Themeluesi dhe CEO i Telegram, Pavel Durov është liruar nga paraburgimi i policisë në Francë këtë të mërkurë për të dalë para togave të zeza.

Lajmin e kanë konfirmuar disa prokurorë francezë për CNN, ndërsa bëjnë me dijë se ai është transferuar drejt Gjykatës për t’u marrë në pyetje përpara një aktakuze të mundshme.

Zyra e prokurorit të Parisit, tha se ai tani do të përballet me pyetjet fillestare dhe aktakuzën e mundshme në një gjykatë në kryeqytetin francez.

39 vjeçari Durov u arrestua në aeroportin Bourget të Parisit të shtunën 24 gushtit me një urdhër të lëshuar nga autoritetet franceze në lidhje me paaftësinë për të moderuar aplikacionin e tij Telegram.

Ai po hetohej me akuza në lidhje me një sërë krimesh, duke përfshirë akuzat se platforma e tij ishte bashkëpunëtore në ndihmën e mashtruesve, trafikantëve të drogës dhe njerëzve që përhapnin pornografi për fëmijë.

The post U arrestua disa ditë më parë në Francë, CEO i Telegram del sot para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌