Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Në manastirin e shekullit XIV/ Sarandë, brenda godinës, e ndërtuar edhe një kishë e stilit bizantin

5 October 2024 at 20:08

SARANDË- Manastiri i Shën Gjergjit, i vendosur në majën e kodrës së Manastirit, i përket shekullit të katërmbëdhjetë. Për shumë vite me radhë, aty kanë jetuar shërbyes fetarë, të cilët kryenin ritet për banorët e zonave përreth.

Arkeologu Halil Shabani, tregon se 3 shekuj më vonë, brenda manastirit, u ndërtua edhe kisha me të njëjtin emër, e cila po ashtu u shërbeu banorëve të zonës për rite fetare deri në ditët e sotme.

Veçantia e strukturës së ndërtimit të saj është katrore, duke ardhur me një kupolë në majën e saj, një kishë e stilit bizantin. Sipas profesor Shabanit, në manastir jetonin murgj ndërsa vizitohej shpesh edhe nga banorë të zonave përreth.

Në periudhën e sistemit socialist deri në vitin 1990, ambientet e këtij manastiri janë shfrytëzuar nga reparti ushtarak , për të gjithë ata që i shërbenin mbrojtjes së vendit.

Pozicioni i vendosjes së këtij manastiri, i ka shërbyer të gjitha pushteteve të kohës, pasi ndodhet në një pikë strategjike, në atë mënyrë që kontrollon gjithë territorin tokësor dhe detar. Sot manastiri është kthyer në gjendjen e tij të dikurshme dhe është një vend pelegrinazhi./ abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Elbasan|Historia e kultura tërheqin turistë, të huajt të interesuar për trashëgiminë

By: rom ario
27 September 2024 at 17:43

Turistët e huaj vijojnë edhe në këtë fund shtatori të vizitojnë Elbasanin. Të ardhur nga shtete të ndryshe të botës, ata dëshirojnë të njohin nga afër historinë e qytetit dhe trashëgiminë kulturore.

“Më pëlqen shumë pamja, qyteti është i bukur. Jemi të interesuar për historinë dhe objektet e kultit. Duket qytet i vjetër, me rrugicat e kalldrëmta. Po fotografoja xhaminë këtu pranë. Më pëlqen shumë”, tha një turiste.

Xhamia ‘Mbret’ në lagjen Kala të Elbasanit është një ndër objektet e kultit më të vizituara nga turistët e huaj.

“Jam nga Franca. Është kënaqësi të vizitoj Shqipërinë. Këtu në Elbasan po vizitojmë lagjen muzeale, ka objekte të vjetra të kultit. Duken interesante dhe të një cilësie të mire”, tha një turist.

“Më interesojnë shumë xhamitë, më pëlqen ti vizitoj. Kam qenë edhe në Turqi dhe kam vizituar disa xhami, më kanë pëlqyer shumë, jam e interesuar për fenë, karakteristikat dhe objektet fetare”, tha një tjetër e intervistuar.

Autoritetet lokale janë kujdesur që çdo ditë të këtë aktivitete për të mirëpritur turistët, ndërsa kalendari i aktiviteteve është i mbushur deri në fund të vitit. Qarku i Elbasanit rezervon një sërë destinacionesh natyrore si Gjinari dhe Funara, ç’ka e bën të vizitueshëm edhe nga turistët vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan|Historia e kultura tërheqin turistë, të huajt të interesuar për trashëgiminë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌