Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Liderët e G7 diskutojnë për kulturën| Në fokus IA, Ukraina dhe liria e shprehjes

By: rom ario
24 September 2024 at 15:56

Ministrat e kulturës të G7, nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan në Napoli për të diskutuar sfidat në fushat e kulturës dhe krijimtarisë.

Liria e shprehjes ishte në krye të agjendës, ku ministrat shprehën angazhimin e tyre për të mbrojtur këtë parim themelor.

“Ne do të nxisim dhe mbrojmë lirinë e shprehjes, duke përfshirë lirinë e artistëve dhe gazetarëve për të krijuar dhe shprehur pikëpamjet e tyre pa ndërhyrje, si dhe pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e medias. Kjo përfshin, nxitjen e “respektit për mendimet e kundërta në debatin demokratik” dhe “kundërshtimin e çdo përpjekjeje për të censuruar, margjinalizuar ose fshirë opinionet dhe shprehjet kulturore”, ”thuhet në dokumentin me tetë faqe.

Mes shkatërrimit të vazhdueshëm kulturor në Ukrainë, ministrat u angazhuan gjithashtu për të ndihmuar Ukrainën në riparimin e dëmeve në trashëgiminë e saj kulturore të shkaktuar nga pushtimi rus.

“Ne dënojmë me vendosmëri agresionin në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës dhe shkatërrimin e gjerë të vendeve historike dhe institucioneve kulturore”, thanë ata, duke theksuar dëmtimin e “muzeumeve, teatrove, bibliotekave, arkivave, kishave dhe vendeve të tjera të adhurimit, duke kërcënuar identitetin kulturor ukrainas ”.

Përballë këtij shkatërrimi, ministrat u zotuan të “qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen dhe promovimin e qëndrueshmërisë dhe rigjenerimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore ukrainase, të prekshme dhe të paprekshme.

Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të punojnë së bashku për të adresuar implikimet etike, ligjore, ekonomike dhe sociale të AI për industritë kulturore dhe krijuese. UNESCO, krahu arsimor, shkencor dhe kulturor i Kombeve të Bashkuara, vlerësoi deklaratat e liderëve për këtë çështje.

“Miratimi i Deklaratës së G7 është një angazhim i qartë ndaj kulturës nga liderët botërorë. Të drejtat kulturore duhet të mbrohen”- thanë zyrtarët e UNESCO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët e G7 diskutojnë për kulturën| Në fokus IA, Ukraina dhe liria e shprehjes appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Ekspedita e  Viktor Lebzelter dhe kafkat Ilire në Pukë

By: njeshi
23 September 2024 at 11:56

Ekspedita e Viktor Lebzelter dhe kafkat Ilire në Pukë Nga Ndrek Gjini MA, University of Galway, Ireland ——– Kush ishte Viktor Lebzelter? Viktor Lebzelter ishte një antropolog austriak i njohur për punën e tij në antropologjinë fizike gjatë fillimit të shekullit të 20-të. Ai lindi në vitin 1889 dhe zhvilloi studime të gjera në Europë dhe Afrikë, duke u fokusuar kryesisht në kraniometri…

Source

Ministrja Kumbaro: Sezon veror i suksesshëm, 20% më shumë vizitorë të huaj sesa në vitin 2023

By: redi
21 September 2024 at 17:35

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se sezoni veror turistik i këtij viti, është shumë i suksesshëm. Kumbaro u shpreh në ”Kjo Javë”, se referuar shifrave, kishim një rritje të numrit të turistëve dhe të ardhurave të përfituara prej saj. ”Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon verior të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në…

Source

VIDEO/ ”EA Festival” në Durrës, Ypi: Kultura shqiptare, pikëtakimi midis lindjes dhe perëndimit

By: redi
21 September 2024 at 17:01

“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike. Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.

Source

Poeti Preç Zogaj sjell përmbledhjen poetike të krijimtarisë së tij 40-vjeçare

By: redi
20 September 2024 at 20:21

Dyzet vjet krijimtari poetike e përmbledhur në një libër voluminoz të titulluar “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”. Është ky libri më i fundit i shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj, një botim i UET Press, ku autori udhëton ndër vite deri në fillimet e sprovave të tij poetike, në vitin 1984. Teksa vlerësoi gjuhën e përdorur nga Zogaj, Natasha Lako e quajti poezinë e tij një bekim.

Source

❌
❌