Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”

By: user 8
2 October 2024 at 13:00

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrim pjesë në Komision.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

The post Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” appeared first on Lapsi.al.

Pas SPAK, edhe Kushtetuesja refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

2 October 2024 at 12:45

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar që të bëhet pjesë e të ashtuquajturit Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion. Përgjigjia ka ardhur nga vetë kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e cila përmes një shkrese drejtuar Kuvendit thekson se “s’mund të marrin pjesë në komision, pasi nuk bëhen pjesë në aktivitete ligjbërjeje”, duke refuzuar që të dërgojë ekspertët e saj. […]

The post Pas SPAK, edhe Kushtetuesja refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt appeared first on BoldNews.al.

❌
❌