Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

By: fra nc
28 September 2024 at 12:57

Këtë të shrtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së dhe veprimtari politik, Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpirti i tij, u prehtë në parajsën e paskaj”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi, Krasniqi e Haradinaj: Ishte shembull i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit

28 September 2024 at 13:00

Ka ndërruar jetë gjenerali i luftës së UÇK-së, e pastaj edhe i FSK-së, Imri Ilazi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolegut tonë në Partinë Demokratike të Kosovës, Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit.

Lamtumirë Gjeneral!”, shkruan Krasniqi.


Edhe  kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të luftës së UÇK-së, Imri Ilazi.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gjeneral Ilazi ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit.

“Imri Ilazi – Komandant ‘Ferri’. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit”, ka thënë Haradinaj.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes. Komandant ‘Ferri’ do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur,  i ndershëm dhe njeri i fjalës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!”, shkruan ai. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi, Krasniqi e Haradinaj: Ishte shembull i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit appeared first on Telegrafi.

❌
❌