Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Berisha: SPAK mashtron, privatizimi i klubit Partizani filloi me Anastas Angjelin dhe Blendi Klosin…

By: Ela
23 September 2024 at 22:18

Kryedemokrati Sali Berisha, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se ‘anëtarët e organizatës kriminale skapi i partisë, bëjnë gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqesin privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij’. Duke tregoi […]

The post Berisha: SPAK mashtron, privatizimi i klubit Partizani filloi me Anastas Angjelin dhe Blendi Klosin… appeared first on BoldNews.al.

Berisha: S’ka asnjë hetim ndaj Ramës për ndryshimin e destinacionit të tokës te klubi Partizani

By: Ela
23 September 2024 at 21:56

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se nuk ka asnjë hetim në lidhje me vendimin e marrë nga Edi Rama për ndryshimin e destinacionit të klubit Partizani. Sipas Berishës, hetimi nga SPAK nuk është bërë për këtë vendim, sepse do të duhej të pyetej Edi Rama. Ndërsa në lidhje me një udhëtim drejt Vienës ku ndodhej edhe […]

The post Berisha: S’ka asnjë hetim ndaj Ramës për ndryshimin e destinacionit të tokës te klubi Partizani appeared first on BoldNews.al.

Skanimi/ Argumentat pro dhe kundër Berishës në dosjen Partizani

By: user 2
23 September 2024 at 17:27

Që kur doli në publik dosja 500 faqëshe e SPAK, që akuzon Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi se kanë përfituar afro 6 milionë USD nga privatizimi i klubit Partizani, në publik është krijuar një kakofoni që tenton të fshehë të vërtetën. Në ekrane ose dalin njerëz që thonë vetëm akuzat ndaj ish kryeministrit, ose ata që e pikturojnë si ëngjëll atë. Lapsi.al e ka ndjekur të gjithë këtë debat, ku prokurorët pretendojnë se “Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’, ndërsa ky i fundit denoncon një proces politik. Ne jemi munduar, në një mini proces para gjyqit të vërtetë të vëmë përballë argumentat e njërës dhe tjetrës palë….

Lexo me tej:

Pse iu turr Berisha celulës së gazetarëve të SPAK

1-Kur nisi privatizimi…

Akuza / Në dosjen e SPAK i cili mori të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, pretendohet se tratativat për fillimin e privatizimit të klubit Partizani nisën që në ditët e para kur Kryeministri ishte në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2005, duke bërë veprime në terren, vazhduar me ndryshime ligjore dhe përfunduar edhe me presione direkte kujt nuk vendosej në rresht për ta mbyllur me urgjencë misionin.
“Sapo Berisha erdhi në pushtet, pronarët me në krye Jamarber Malltezin u organizuan dhe aplikuan menjëherë për privatizimi e Kompleksi Partizani që ishte ndërtuar mbi tokën e 5 familjeve, një nga të cilat familja Begeja, për të cilën dhëndri i Kryeministrit është një nga trashëgimtarët” pretendon akuza. Ajo vijon: “Pak ditë pasi mori pushtetin Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ai i Ekonomisë Genc Ruli filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord”.

Mbrojtja / Vetë Sali Berisha, avokatët dhe e bija e tij kanë nisur një kryqëzatë për të kundërshtuar mediatikisht akuzat e SPAK. Sipas tyre odiseja e privatizimit të klubit Partizani nuk fillon me ardhjen e Berishës në pushtet por që me qeverinë socialiste të Nanos. Sipas tyre në korrik të vitit 2005, ministri i qeverisë socialiste, Anastas Angjeli dërgoi propozimin për privatizimin e klubit Partizani’. Ministri Blendi Klosi e gjeti të bazuar këtë kërkesë me shkresën e tij me 22.07.2005. Që në këtë moment pronarëve u ka lindur e drejta e parablerjes në rast privatizimi, e cila u ishte dhënë nga komisionet e kthimit të pronës me vendime të vitit 1995-1996. Ata pretendojnë se pronarët e tokës kanë korrespondenca qysh nga 1995, 1999, 2001 e deri 2005, 2006 dhe 2007 ku kërkojnë privatizimin e objekteve të rrënuara të klubit Partizani.

Koment /Por në këtë përplasje ka një problem të vogël. Në janar 2006, pesë muaj pasi Berisha kishte riardhur në pushtet, Komisioni i Kthimit të Pronave merr një tjetër vendim që i kthen familjes Begeja prej së cilës përfitonte edhe Jamarbër Malltezi 11,740 m2 tokë që atyre u ishte e njohur që në 1996. Pra kjo ka ndodhur në kohën e PD. Mbrojtja e Berishës ka edhe këtu një alibi sepse thotë që të pestë antarët e komisionit që mori vendimin ishin të caktuar që më parë nga qeveria socialiste. Por pavarësisht se mund të qenë të tillë ata kishin ende shpresë ta ruanin vendin e punës dhe të ishin të trysnueshëm….

2-Klubi i takonte ushtrisë dhe ishte në funksion

Akuza / Prokurorët e quajnë në dosje klubin Partizni si një aset të Forcave të Armatosura, që përdorej prej tyre. Ata lënë të kuptohet se kjo mund ta pengonte privztizimin e tij. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Berisha për të favorizuar dhëndrin duhet të ndryshonte ligjin. Ata përmendin ndryshimin e nenit 6, në këtë mënyrë: “Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre”.

Mbrojtja / Sipas Berishës dhe avokatëve të tij godinat e klubit Partizani kishin dalë me kohë nga ajo që në në gjuhën zyrtare quhet si “Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura. Pra, se privatizimi i tyre nuk pengohej sipas ligjit. Por ata shkojnë me tej duke akuzuar SPAK se ka fallcifikuar provat. Ata përmendin një dekret të Presidentit Moisiu të vitit 2004 që e provon këtë. “Prokuroret politikë tentuan të zhbëjnë dekretin e presidentit me dëshmi të rreme” deklaroi së fundi Argita Malltezi.

Tek diskutimi nëse ligji e lejonte privatizimin ka dhe një pikë tjetër. Që prona të privatizohej ajo duhej të ishte jashtë funksionit të vet fillestar. Prokurorët pretendojnë se kjo ndodhi me një pronë që funksiononte normalisht. Avokatët thonë se ka akte zyrtare, të firmosura nga ish kryebashkiaku Edi Rama që tregojnë se thuajse të gjitha objektet e të dy klubet ishin “zënë forcërisht”. Mbrojtja citon edhe ish-drejtorin e klubit, Isa Tare që në 2006 ka shkruar se zaptimi ka ndodhur me lejen e atyre që paguhen për ta ruajtur.

3 -A e ktheu Berisha në truall ndërtimi?

Akuza / Në dosjen e prokurorisë pretendohet se me vendimin e firmosur nga Sali Berisha në postin e kryetarit KKRTSH më 21 Nëntor 2006 u miratua ndryshimi i planit rregullues të Qytetit të Tiranës ku përfshihej dhe zona në Rrugën “Frosina Plaku”, e cila ndryshohet nga “zonë sportive” në “zonë banimi”. Ky vendim do të mundësonte ndërtimin në atë zonë, këmbëngul akuza e cila nuk harron të përmendë se i gjithë plani u konkretizua me miratimin në të njëjtin institucion të planin vendor të Tiranës, më 15 shkurt 2013. Pra sipas tyre Berisha shndërroi terrenet sportive në truall ndërtimi që me anë kësaj lëvizjeje të përfitonte dhëndrri.

Mbrojtja / Kjo është një nga pikat ku avokatët, vetë Berisha dhe e bija e tij, bërtasin për manipulim politik. Ata kanë nxjerrë dokumenta që tregojnë firmën e kryebashkiakut Rama në ndryshimin e destinacionit dhe e përdorin këtë si një provë që SPAK nuk ka këllqe të merret me kryeministrin. Eshtë e vërtetë se të dyja herët, në 2006 dhe 2008, ka qenë bashkia e Edi Ramës që e ka bërë këtë. Madje mbrojtja ka të drejtë kur thekson se e ka bërë pa kërkesë të pronarëve të tokës, biles para se pronarët e tokës t’ia kërkonin këtë gjë firmës ndërtuese. Ata pretendojnë se Berisha si kryetar i KKRTSH, edhe po të donte e kishte të pamundur ta pengonte. Ai e kishte të ndaluar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Zogun e Zi, të hynte në kompetencat e pushtetit lokal për këto probleme. Por e vertata është pak më ndryshe….

Komenti /Nëse pa diskutim kjo është një praktikë e nisur nga ish kryebashkiaku Rama, i cili po të donte e pengonte kthimin e terrentit sportiv ne truall ndërtimi, jo juridikisht po politikisht, Berisha nuk është krejt i pafajshëm. Në atë kohë flitej për një pakt të heshtur mes palëve ku interesat e Ramës ishin te asgjesimi i zonës nga klubi Dinamo deri tek diga e liqenit dhe i Berishës tek Partizani. Prandaj ky “deal” u bë dhe me bekimin e kryeopozitarit të kohës.

4-Bonot e privatizimit

Akuza / Një tjetër pikë e SPAK është edhe ajo se Berisha ka menduar deri në detaje për përfitimet e dhëndrrit. Aty pretendohet se në dhjetor 2008, Këshilli i Ministrave, drejtuar nga Sali Berisha, mori një vendim që pronat shtetërore privatizoheshin duke u paguar 20% me lekë dhe 80% me bono privatizimi. Pretendohet se kjo u bë për të përfituar një çmim substancialisht më të ulët, për shkak se bonot e privatizimit, dokumente të lëshuara fillimisht në vitin 1996, kishin vlerë tregtare sa 3 apo 5% të vlerës nominale. Madje për ta përforcuar hipotezën, SPAK vëren se kjo VKM u shfuqizua sërish pas privatizimit të klubit Partizani, gjë që tregon se u bë vetëm për këtë qëllim.

Mbrojtja / Avokatët e Berishës vërejnë se ky është një mashtrim, se pjesa më e madhe e ndërtesave është paguar me para në dorë dhe se kur kjo VKM kishte hyrë në fuqi pagesat ishin bërë dhe pati mbetur vetëm një vlerë e papërfillshme.

Komenti /SPAK pretendon se këtu fitimi nga letrat me vlerë ka qenë rreth 60.000 euro, që mund të mos ia vlejë nxjerrjen e një vendimi qeverie, por që për drejtësinë nuk është një shumë e papërfillshme.

5-A u mor truall shtetëror pa paguar

Akuza / Sipas SPAK pronarët kanë përvetësuar nga shteti 870 metra tokë që gjendej mes sipërfaqes së tyre. Sipas llogarive nga kjo zemërgjerësi e administratës Berisha ata fituan 23 milionë lekë të reja që shpëtuan pa i paguar.

Mbrojtja / Sipas një konference të fundit për shtyp të Argita Berishës “hartat dhe matjet e tokës nga Italia në vitet 1940, tregojnë se nuk ka pasur asnjë cm2 tokë shtet në këtë zonë. 5 familjet pronarë kanë mbi 66,000 m2 tokë nga e cila toka e të dy klubeve bashkë ka qenë rreth 45,000m2. Pra, pronarët e tokës kanë ende mbi 21,000m2 tokë pa ju kthyer në të njëjtën zonë. Për këtë arsye, familja Alimehmeti, që ndodhej ngjitur me këtë cep prej 857m2 e kërkoi atë si kompensim fizik pasi kish 3,000m2 pa ju kthyer; kjo kërkesë bazohej në një VKM që mundësonte kompensim fizik të pronave kur parcelat janë ngjitur. Nuk dimë pse kjo familje nuk e finalizoi këtë procedurë të ligjshme, por, meqë nuk u finalizua, kjo tokë prej 857m2, ka mbetur edhe sot që flasim tokë shtet. Ajo as nuk është tjetërsuar, as nuk është përdorur si koeficient ndërtimi. Vijon edhe sot tokë shtet siç e konfirmon kadastra” tha Malltezi.

6 -Rasti i gjeneral Vladimir Qiriazit

Akuza / Një nga pikat e forta të SPAK-ut, që implikon drejtpërdrejt Berishën në procedurat për ti dhënë sa më shpejt tokën dhëndrrit është rasti i dëshmitarit Vladimir Qirjazi, në atë kohë gjeneral brigade, i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura. Ai refuzonte t’ia kalonte tokën tashmë të privatizuar pronarëve dhe si ndëshkim Berisha urdhëroi një kontroll ndaj tij pëmes drejtorisë antikorrupsion në Kryeministri. Dhe më e bukura…”rastësisht” si njeriu që do kryente kontrollin u dërgua një punonjës në konfikt interesi, Ilir Kadiu që ishte edhe pjesë e familjeve pronare. Nuk mbaron me kaq.. kur Qiriazi nuk pranoi sërish ai u thirr nga ministri Gaz Oketa i cili i tha ‘duhet të firmoset, se ma kërkojnë edhe mua’.
Qiriazi u pushua nga puna dhe zëvëndësuesi i tij, gjeneral Xhemal Gjunkshi, e mori mësimin. Punën e parë që bëri ishte kalimi i pronës.

Mbrojtja /Sipas mbrojtjes së Berishës rasti i këtij dëshmitari është fryrë kot. Ata e paraqesin Qiriaziin si dikë që nuk e lironte pronën e zaptuar të ish klubit Partizani sepse merrte para në dorë nga familjet që e kishin zaptuar. Ata sjellin dokumenta se që në vitin 2000 ish-ministri Ismail Lleshi kishte urdhëruar komandën mbështetëse ta merrte në dorëzim pronën dhe ta vinte atë nën administrimin e shtetit, pra të vileshin të ardhura për buxhetin e shtetit nga kjo pronë. Por ky urdhër që injoruar vazhdimisht, edhe pas kërkesave të shefit të shtabit, gjeneral Qazimi gjatë viteve 2005-2006.

Komenti / Ndonëse pa shumë peshë në odisenë e privatizmit ky episod me gjeneral Qiriazin është shumë domethënës për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Berishës. Ai urdhëroi kontroll me firmën e tij, i dërkoi ta inspektonte një njeri në konflikt interesi, ministri e detyroi ta bënte dhe më në fund kur nuk pranoi, u pushua nga puna. Gjenerali tjetër që e pasoi e kaloi tokën menjëherë tek pronarët.

©Lapsi.al

The post Skanimi/ Argumentat pro dhe kundër Berishës në dosjen Partizani appeared first on Lapsi.al.

❌
❌