Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Paloka: Do kërkojmë ngritjen e ‘Komisionit të së Vërtetës’! Zbardh lidhjet e politikës me krimin

By: Ela
30 September 2024 at 10:35

Deputeti demokrat Edi Paloka deklaron se opozita do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor, që do të quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’. Komentet Paloka i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se ky komision do të ketë për qëllim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin. […]

The post Paloka: Do kërkojmë ngritjen e ‘Komisionit të së Vërtetës’! Zbardh lidhjet e politikës me krimin appeared first on BoldNews.al.

Paloka: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni hetimor për përgjimet e Sky Ecc

By: rom ario
30 September 2024 at 10:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se opozita do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor, që do të quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’.

Komentet Paloka i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se ky komision do të ketë për qëllim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Paloka tha se në bisedat e SKY ECC nuk rezulton të ketë deputetë të opozitës, por vetëm të mazhorancës.

Ai tha gjithashtu se në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset lidhur me aksionin e opozitës në Parlament, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.

Kujtojmë se aplikacioni Sky Ecc është përdorur nga grupet kriminale në shtete të ndryshme, pasi ishte jashtë rrezes së kontrollit nga Policia.

Por pas zbërthimit të tij pak kohë më parë, dolën në pah shumë biseda të anëtarëve të grupeve kriminale, edhe në Shqipëri, ku ajo që binte në sy ishte edhe përfshirja e politikanëve të lartë shtetërorë në këto grupe.

Pjesë nga fjala e Palokës:

PD ka qenë inciatore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jemi dhe do të jemi në mbështetje të procesit të integrimit.

Ne ndodhemi në një narko-regjim i cili nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE.

Nuk do të jemi pjesë e komisioneve deri sot në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ne orën 15.00. Në këtë mbledhje do të vendosim për sjelljen që do të kemi në Parlament.

Do të kërkojmë në Kuvend ngritjen e një komisioni i cili do të quhet Komisioni i së Vërtetës, në mënyre që të zbardh lidhjen e krimit me politikën. Nuk ka deputet të opozites në bisedat e SKY ECC.

Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paloka: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni hetimor për përgjimet e Sky Ecc appeared first on Euronews Albania.

❌
❌