Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parlamenti në Gjeorgji miraton ligjin që kufizon të drejtat e LGBTQ

17 September 2024 at 15:54

Ligjvënësit gjeorgjianë miratuan ligjin për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” që imponon kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat LGBTQ.

Projektligji do të sigurojë një bazë ligjore për autoritetet që të shpallin të jashtëligjshme ngjarjet e Krenarisë dhe shfaqjet publike të flamurit të ylberit LGBTQ si dhe do të imponojnë censurën e filmave dhe librave.

Udhëheqësit e partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane thonë se është e nevojshme për të mbrojtur standardet morale tradicionale në Gjeorgji.

Aktivistët thonë se masa ka për qëllim rritjen e mbështetjes konservatore për qeverinë përpara zgjedhjeve parlamentare më 26 tetor në Gjeorgji, një vend që ka ambicie për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por për të cilin qeveritë perëndimore kanë frikë se tani po anon drejt Rusisë.

Tamara Jakeli, drejtore e grupit të fushatës Tbilisi Pride, tha se projektligji, i cili gjithashtu rithekson një ndalim ekzistues të martesës së të njëjtit seks dhe ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë, ka të ngjarë të detyrojë organizatën e saj të mbyllë dyert e saj.

“Ky ligj është gjëja më e tmerrshme që i ndodh komunitetit LGBTQ në Gjeorgji,” tha Jakeli npër Reuters. “Me shumë gjasa do të na duhet të mbyllemi. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të vazhdojmë të funksionojmë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti në Gjeorgji miraton ligjin që kufizon të drejtat e LGBTQ appeared first on Euronews Albania.

Lija e majmunit nuk përhapet vetëm tek burrat homoseksualë

9 September 2024 at 14:16

Pretendimi: Lija e majmunit është një sëmundje që përhapet kryesisht nga meshkujt homoseksualë.

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————–

Më 14 gusht 2024, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) e deklaroi epideminë e lisë së majmunit në Afrikë një emergjencë të shëndetit publik me interes ndërkombëtar. Lija e majmunit është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi MPV.

Më pas, në rrjete sociale nisi të qarkullojë sërish pretendimi se kjo sëmundje prek kryesisht meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. Nisur nga ky pretendim, postimet në rrjete sociale shpërfillin rrezikun e përhapjes së këtij virusi. 

Deklarata zyrtare e OBSh lidhur me këtë epidemi shpjegon se versioni i ri i virusit që po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos duket se po transmetohet kryesisht nëpërmjet “rrjeteve seksuale”, por nuk përmend homoseksualitetin apo biseksualietin.

Sipas OBSh, lija e majmunit mund të transmetohet kryesisht nga kontakti i afërt me një bartës, përfshi anëtarët e një familjeje. Kontakti i afërt përfshin kontaktin lëkurë me lëkurë (prekja), kontaktin gojë me gojë dhe gojë me lëkurë (puthje). Lija e majmunit mund të transmetohet edhe duke qenë përballë me një bartës, me anë të spërklave të sistemit të frymëmarrjes. 

Njerëzit gjithashtu mund të marrin virusin nga objekte të kontaminuara si veshjet, përmes lëndimeve nga gjilpërat në sistemin e kujdesit shëndetësor ose në mjedise komunitare si sallonet e tatuazheve. Gjatë shtatzënisë ose lindjes, virusi mund të kalojë nga nëna tek fëmija.

Transmetimi nga kafsha e infektuar te njeriu ndodh nga kafshimet ose gërvishtjet, ose gjatë aktiviteteve si gjuetia, rrjepja, gatimi, ngrënia ose prekja e kufomave të kafshëve të infektuara. Në 2003, një numër kafshësh ekzotike të importuara nga Gana në ShBA ia transmetuan virusin 71 personave.

Orientimi seksual apo aktivitete specifike seksuale nuk përmenden si faktorë të veçantë rreziku lidhur me transmetimin e virusit.

Ndër rastet e para të shpërthimit të lisë së majmunit në Kongo në fund të 2023, prositutat ishin “grupi kryesor i profesionit” (14.6%). Mënyra e transmetimit në këto raste ishin marrëdhëniet heteroseksuale. Dy prej 24 nga këto gra humbën jetën si pasojë.

Megjithëse lija e majmunit mund të përhapet tek kushdo, nëpërmjet kontaktit të afërt, pavarësisht nga gjinia apo orientimi seksual, është e vërtetë që profesionistët e shëndetit kanë gjetur një përqindje të konsiderueshme të rasteve mes meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. 

Meqenëse ky virus zakonisht transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë pasi futet në një komunitet, ka më shumë gjasa të përhapet fillimisht nëpër atë komunitet. 

Ekspertë të shëndetit publik kanë theksuar një faktor që mund të ndikojnë në zbulimin e rasteve kryesisht në komunitetin homoseksual. Pjesëtarët e këtij komuniteti kanë më shumë gjasa të kryejnë testime të rregullta për sëmundje seksualisht të transmetueshme. 

Faktoje ka pëgënjeshtruar edhe më parë pretendimin se meshkujt homoseksualë dhe biseksualë janë burim kryesor i përhapjes së lisë së majmunit.

The post Lija e majmunit nuk përhapet vetëm tek burrat homoseksualë appeared first on Faktoje.al.

❌
❌