Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vuçiç reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit në Merdare

7 October 2024 at 17:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë të hënën se pret që autoritetet e Kosovës të “bëjnë më të mirën” për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe, pavarësisht heqjes së ndalesës për produktet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare.

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do ta bëjnë më të mirën për të vënë bllokada – po. Ai [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] do t’i shpikë tani skanerët, dhe do të presë për 22 muaj tjerë, dhe do të shpikë diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç më 7 tetor.

Kurti ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së autoritetet e Kosovës e kanë hequr ndalesën në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare… ne besojmë që ndryshimi i masës është më se i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA, dhe të hënën në Proces të Berlinit, të kemi sukses të plotë”.

Ai e ka pranuar se masa kufizuese ka pasur efekt në tregti, por këtë fakt e ka përshkruar si “pasojë” dhe jo “qëllim” të Qeverisë.

Kurti ka thënë se pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që t’i ndihmojnë Kosovës në sigurim të skanerëve në kufi, për të garantuar që mallrat që hyjnë prej Serbisë nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në fillim të shtatorit se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, sepse, sipas saj, ndalesa ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

The post Vuçiç reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit në Merdare appeared first on Euronews Albania.

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

7 October 2024 at 12:37

Masa e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare,  është ndryshuar  së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burimet e saja.

Sipas të njëjta burimeve thuhet se masa është ndryshuar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar.

Lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se për këtë gjë është kompetente Qeveria e Kosovës.

“Besoj që organi kompetent për këtë është Qeveria, nuk kisha dasht  të komentoj më tutje”, tha ajo.

Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar. /Telegrafi/

The post Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila appeared first on Telegrafi.

❌
❌