Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jetë luksi me rrogë shteti, cili është më i pasuri mes Ramës, Metës e Berishës?

14 September 2024 at 22:33

Politika dhe paraja janë dy element të pandarë që kanë shoqëruar demokracinë shqiptare. Para ka qenë dhe është kryefjalë e  tezave politike që përdoren në Shqipëri, herë për të treguar se sa shumë para ka investuar shtetit, e herë për të treguar me gisht njëri tjetrin shoqëruar me akuzën se i kanë vjedhur ato.

Kjo tablo nisi të ngjyrosej që me rënien e komunizmit, ku deputetët e viteve të para, e gjetën veten në klasën më të privilegjuar të Shqipërisë ekstremisht të varfër. Kalimi i viteve nën petkun e deputetit ministrit apo politikanit filloi t’i shijonte, aq më shumë kur jeta e tyre dallonte dukshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë.

E teksa vitet kaluan një nga një, edhe në muajt e fundit të 2024 situata duket të mos ketë ndryshuar shumë te politikanët, të paktën në raport me pasurinë.

Akuzat për përvetësim parash Këto fjalë nuk janë kursyer asnjëherë nga politikanët shqiptarë, dhe gjasat janë të dëgjohen edhe më shumë, edhe më fort me afrimin e fushatës elektorale, ku kaq shumë akuza ndërmjet tyre duket se kanë furnizuar edhe inteligjencën artificiale me të dhëna, nëpërmjet të cilave ka krijuar përgjigjet e gatshme, aq më shumë përballë pyetjes se kush janë politikanët shqiptar më të pasur.

Për ironi të fatit, edhe inteligjenca artificiale nxjerr si politikanët më të pasur në Shqipëri krerët e partive kryesore në vend duke filluar që nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Edi Rama, emra këto që prej gati 20 vitesh kanë vendosur monopol në ofrimin e alternativave politike në vend. Por sa është pasuria e tyre?

Në skedën e këtij emisioni janë vendosur deklaratat e pasurisë të Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Ku për t’i kthyer një përgjigje pyetjes së pasurisë së Berishës, mjafton të hapen deklaratat e pasurisë së tij ndër vite nga ku rezulton se kryetari i Partisë Demokratike, zotëron vetëm një apartament në Tiranë dhe 100 mijë dollarë kursim.

Shtëpia e Sali Berishës u bë e njohur në ditët e para të muajt janar të këtij vit pas vendosjes së tij në masën e sigurisë të arrestit të shtëpisë. Kjo jo vetëm për shkak të mbështetësve të cilët çdo mbrëmje tashmë prej tetë muajsh mblidhen poshtë shtëpisë së tij, por edhe për shkak të vizitave politike që ka pritur në shtëpi.

Banesa e tij tashmë është kthyer në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, dhe si e tillë i është dashur të pres disa miq nga jashtë, të cilët kanë kërkuar ta takojnë personalisht, dhe në pamjet e publikuara kanë dalë edhe pjesë nga shtëpia.

Krahas pasurisë së paluajtshme në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, konto bankare e tij vijon prej vitesh të qëndrojnë në vlerën e 100 mijë eurove, para të cilat kryedemokrati i ka pas ndarë mënjanë për pensionin e tij, i cili sëfundmi duket të jetë edhe më i largët pas angazhimit të plotë në krye të Partisë Demokratike.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qenë çifti më i përfolur i politikës shqiptare. Edhe tani pas vendimi të Ilir Metës për t’u divorcuar nga Kryemadhi, sërish mënyra e jetës së tyre vijon të jetë në qendër të vëmendjes, aq më shumë kur pasuria e tyre është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ndër vite ata janë vendosur nën akuzë nga kundërshtarët politikë për mënyrën e jetesës së tyre, madje për këtë u është depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme një padi, nga e cila mori udhë edhe nisja e hetimit pasuror. Por tashmë me vendimin për t’u divorcuar, i cili vijon të jetë në proces pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasuritë e tyre duhet të llogariten në mënyrë të ndarë.

Kësisoj, nga ky divorc, të paktën financiarisht, Ilir Meta ka dalë i humbur pasi pasuria e tyre ka qenë e gjitha e regjistruar në emër të Monika Kryemadhit, ndërsa Ilir Meta duket se ka mbetur i “pastrehë” në kuptimin juridik të fjalës. Madje kohët e fundit është parë si një banor i zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë e jo më Kodrës së Diellit ku ka pas banuar së bashku me Monika Kryemadhin.

Deklarata e Pasurisë së Ilir Metës dhe qëndrimet e tij publike duket se përputhen me njëra tjetrën, Ilir Meta në deklaratën e tij të pasurisë ka si të ardhura paratë nga pozicionet shtetërore që ka mbajtur, mes të cilave edhe ajo e Presidentit të Republikës që për 7 muajt e fundi të ushtrimit të detyrës i ka dhënë 20 mijë eurove. Nga këto para të marra nga paga si president, Meta ka të kursyera rreth 1800 euro dhe këtu mbyllet deklarimi i pasurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë.

Zemërgjerësia e Ilir Metës duket se lidhet me nivelin e ulët të parave që gjenden në llogarinë e tij, ndonëse tashmë prej muajsh publikon video në rrjete sociale duke shëtitur maleve e pyjeve të Shqipërisë.

Diçka krejt tjetër duket se është në raport me Monika Kryemadhin. Pasuria e saj është dukshëm më e lartë në krahasim me ish-bashkëshortin, ku burimi kryesor i tyre nuk është paga si deputete, por trashëgimi familjare. Kësisoj, Monika Kryemadhi disponon në emrin e saj janë rreth 14 apartamente mes të cilave edhe banesa në Gjirin e Lalëzit, disa llogari bankare të cilat kapin vlerën e disa mijëra eurove. Për mënyrën se si janë krijuar këto para, Monika Kryemadhi është thirrur disa herë në SPAK, mes të cilave edhe për të dhënë sqarime për operacionet të mundshme plastike.

Te gjitha këto hetime të nisura nga prokuroria e posaçme janë hedhur poshtë si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi, madje për kryetarin e Partisë së Lirisë këto janë të të stisura.

Ajo që dallon Bashën nga Berisha dhe Meta është se ai nuk është nën hetim nga SPAK, por perceptimi publik për të, e fut në të njëjtën kategori si Meta po Berisha, të pasurit e politikës. E pikërisht pasuria është ajo i ra në sy të Lulzim Basha kur u fut në politikën Shqiptare. Edhe në deklaratën e parë të pasurisë të depozituar në ILDKPKI, Basha rezulton si një milionerë 29 vjeçar me shuma të konsiderueshme parash kesh, disa shtëpi si në Holandë ashtu edhe në Tiranë e Durrës të cilat zotëroheshin 100% prej tij, konto bankare që kapnin vlera mbi 100 mijë euro e të tjerë.

Kalimi i viteve në opozitë nuk është përkthyer në zvogëlim të të ardhurave për Luzlim Bashën. Ndonëse në deklaratën e fundi të pasurisë nuk ka më një numë të lartë të pronave të patundshme, ajo deklaron se ka gjeneruar të ardhura deri në vlerën 600 mijë eurove nga shitja e një apartamenti në Tiranë, apo 100 mijë euro nga trashëgimia. Kësisoj, opozitarizmi për të ka qenë i vështirë vetëm në përballjet politike me kundërshtarët në terren, pasi në aspektin personal, opozitë apo qeveri, të ardhurat vetëm janë shtuar.

Nëse deri tani analiza ishte përqendruar te tre individët kryesor të opozitës në 12 vitet e fundit, sigurisht që personi më i atakuar publikisht si përfitues të parave publikes është kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare në deklaratën e pasurisë së paluajtshme nuk rezulton të jetë në nivelin e rivalëve të tij politik sa i takon parave të ndara mënjanë.

Madje sipas deklaratës së pasurisë, Edi Rama rezulton të ketë llogari bankare në minus në rreth 1100 euro ndërsa si burim të ardhurash ka pagën si kryeministër në vlerën e rreth 20 mijë eurove në vit.

Krahas pagës së numri një i qeverisë, burim tjetër i të ardhurave për të është edhe veprimtaria artistike ku në deklaratën e pasurisë të vënë në dispozicion nga ILDKPKI, dëshmohet se rreth 2200 euro janë shtuar nga ky pasion i kryeministrit.

Ky skedim i pasurisë së tyre dhe perceptimi publik mbi ta janë vetëm një tregues se si politika në sytë e opinionit publik është parë për një kohë të gjatë, madje vijon të shihet si e tillë, si një korsi për t’u pasuruar me ritëm më të shpejtë. (A2 Televizion)

The post Jetë luksi me rrogë shteti, cili është më i pasuri mes Ramës, Metës e Berishës? appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Meta vijon promovimin e turizmit shqip nga Shkreli i Rugovës

By: D Marku
14 September 2024 at 10:54

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijon promovimin e Shqipërisë turistike.

Këtë të shtunë, Meta shfaqet duke vrapuar në Shkrel të Rugovës, një mrekulli e jashtëzakonshme, siç thotë ai.

 

The post VIDEO/ Meta vijon promovimin e turizmit shqip nga Shkreli i Rugovës appeared first on Albeu.com.

“Halli i familjes së tij nuk është i shqiptarëve”, Ibsen Elezi: Aleanca e Metës me Berishën është ‘aleanca e hallit’

13 September 2024 at 13:46

TIRANË- “Halli i Sali Berishës nuk është halli i qytetarëve shqiptarë”. Kështu u shpreh ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibesn Elezi, në një intervistë me “Tirana Live” në ABC News.

Sipas tij, opozita e sotme e ka humbur besueshmërinë pasi ndryshe zotohet në publik dhe ndryshe funksionon në terren.

“Elektorati e kupton se ai nuk ka këtë hall, por hallin e familjes së vet. Halli i familjes së tij nuk është halli i shqiptarëve. Njeriu krijon besim me akte. Ne kemi humbur besueshmërinë. Kjo opozitë e sotme ka humbur besueshmërinë. Ato që i thotë jo vetëm që nuk i bën, por bën të kundërtën.Po nuk ndërtove marrëdhënie besueshmërie me elektoratin, nuk ke votë. Copat e kalbura nuk mund të bashkohen”, tha ai.

Sa i takon “mbrojtjes” që Ilir Meta i bëri publikisht Sali Berishës pasi ky i fundit u mor i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, Elezi tha se kjo aleancë është krijuar nga halli dhe nuk e ndihmon aspak ish-kryeministrin.

“Aleanca e Metës dhe Berishës janë aleanca e hallit. Fakti që shprehet në favor të Berishës, në këtë bashkëpunim nuk sjell produkt dhe nuk përbën sens. Më shume ia përkqëson,sesa e ndihmon. Është mbështetje që nuk ka vlerë. Opozita është e fragmentuar. Problemi është a do të bashkohet”, tha ai/abcnews.al

Berisha u mor i pandehur nga SPAK/ Ilir Meta reagon me akuza të forta

By: user 8
12 September 2024 at 16:22

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi SPAK mori të pandehur kreun e PD, Sali Berisha duke i komunikuar edhe akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Meta thotë se akuzat ndaj liderit të opozitës janë politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama me qëllim për të asgjësuar opozitën.

Sipas Ilir Metës, Sali Berisha merret i pandehur pa asnjë provë dhe fakt, ndërsa thekson se kjo është një poshtërim dhe tradhti që i bëhet Shqipërisë.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik.

Shërbimi i verbër që SPAK po i bën narkoshtetit duke goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur korrupsionin dhe lidhjet kriminale të Ramës është një poshtërim dhe tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë për ti dhënë fund pandëshkueshmerisë”, tha Meta.

Lexo më tej: Kronologjia/ Berisha i pandehur pak para zgjedhjeve parlamentare 

The post Berisha u mor i pandehur nga SPAK/ Ilir Meta reagon me akuza të forta appeared first on Lapsi.al.

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, reagon Meta: vendimi, shërbim i verbër ndaj narkoshtetit

By: V K
12 September 2024 at 15:57

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar për marrjen si i pandehur të liderit të opozitës Sali Berisha, nën akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Meta e quan SPAK-un një organizatë kriminale mercenare dhe e akuzon kreun e saj Altin Dumanin, se e ka marrë Berishën të pandehur duke mos u bazuar në prova.

Gjithashtu, Meta deklaron se vendimi është i diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e planit për të lënë vendin pa opozitë zyrtare.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale mercenare, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, për të marrë të pandehur pa prova, pa dëshmi, pa fakte dhe pa dokumente, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse një akuzë e mirëfilltë politike e diktuar dhe e paracaktuar nga Edi Rama, në funksion të agjendës së tij elektorale, me qëllim asgjësimin me çdo mjet të opozitës, të demokracisë dhe të pluralizmit politik”, shprehet Meta.

Meta e cilëson vendimin e SPAK “shërbim të verbër ndaj narkoshtetit për të goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur hapur korrupsionin skizofrenik dhe lidhjet e tmerrshme kriminale të Edi Ramës”.

“Është një poshtërim flagrant i sistemit të drejtësisë dhe integritetit të tij, si edhe një tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë ulëritëse për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta. Është ky SPAK që as nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, jo vetëm për çështjen e Sali Berishës por edhe për shumë çështje të tjera ku firmat e tij janë hedhur mbi afera kriminale”, deklaron Meta.

Për Metën privatizimin e ish-kompleksit Partizani e ka nisur qeveria socialiste e kohës, kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në truall ndërtimi është bërë nga Edi Rama, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, por emri i tij nuk përmendet fare në dosje.

“Në rastin e ndërrimit të destinacionit të “Klubit Partizani” ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Sali Berisha, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral, përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini”.

The post Berisha u mor i pandehur nga SPAK, reagon Meta: vendimi, shërbim i verbër ndaj narkoshtetit appeared first on Albeu.com.

Bilanci në 6 muaj/ Gazetarët që u sulmuan nga qeveria, opozita dhe SPAK

By: user 4
10 September 2024 at 14:33

Për disa, nuk është aq e lehtë të jesh gazetar. Këtë dëshmon një raport monitorimi për 6 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë të hartuar nga Media Freedom Rapid Response. Sinjalizimet e shumta (22 të tilla për vitin 2024) tregojnë se ambjenti ku punojnë gazetarët është armiqësor dhe i vështirë.

Nga raporti vihet re se kur gazetarët raportojnë një lajm, bëjnë një pyetje që nuk i pëlqen të intervistuarit, apo ndajnë një qëndrim të caktuar, kundër tyre nuk pozicionohet vetëm qeveria, por edhe gjykata, edhe opozita, madje në disa raste sulmet vijnë edhe nga media të caktuara.

Citohet ngjarja me Ambrozia Metën, që u prek me duar nga kryeministri Rama, kur pyeste për investimin në Sazan. Vazhdon me Klodiana Lalën e cila u konsiderua si zëdhënëse e kundërshtarëve politikë nga Sali Berisha dhe më tej me fushatën e sulmeve që u organizua kundër Ola Xamës për raportimet e saj në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe përfshirjen e Erion Veliajt në këtë aferë.

Nuk mbetet jashtë as rasti i Arbër Hitajt, gazetarit të Report që u sulmua me një deklaratë zyrtare nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi si i korruptuar, ndërkohë që përmendet si shqetësues rasti i Elton Qynos, shtëpia e të cilit u bastis me vendim gjykate pas lajmeve që gazetari i Oranews bëri për përgjimet e SKY ECC.

Shqipëria renditet mes vendeve me reminishenca të Rusisë, sa i përket nismave ligjore për të vënë në kontroll gazetarët. Në kushtet kur mediat e mëdha janë në 90% në shërbim të qeverisë, shqetësim mbetet “paketa antishpifje” që u konceptua si një mjet për të gjobitur lehtësisht portalet e lajmeve, për të cilat ende nuk është gjetur “zgjidhja”.

Kapitulli për Shqipërinë në raportin e Media Freedom Rapid Response

MFRR regjistroi 22 sinjalizime që përfshinin 24 persona ose subjekte të lidhura me median, dhe tre vendime ligjore që paraqesin efekte rrëqethëse për lirinë e shtypit dhe medias në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.

Sulmet verbale ishin kërcënimi kryesor për gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri. Që nga janari, kryeministri Edi Rama ka përdorur vazhdimisht gjuhë nënçmuese ndaj gazetarëve shqiptarë. Në mars Rama shkoi më tej duke kaluar në kontakte fizike të papërshtatshme me gazetaren Ambrozia Meta, në përpjekje për të shmangur përgjigjet e pyetjeve që nuk ishin ë favor të tij. Sjellja diskredituese e kryeministrit pasqyron një tendencë të vazhdueshme midis politikanëve për të diskredituar publikisht gazetarët e pavarur dhe organet e lajmeve dhe për të tërhequr vëmendjen nga çështjet me interes publik.

Në janar, gazetarja e Neës24 Klodiana Lala u akuzua si “zëdhënëse e kundërshtarëve të tij politikë” nga ish-kryeministri Berisha në një intervistë para Gjykatës Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), e cila po hetonte për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën “Partizani”.

Në maj, Silvi Bardhi, zëdhënëse për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, tha gjatë një konference për shtyp në Tiranë se lexuesi i lajmeve Arbër Hitaj, shef i seksionit shqip të Shoqatës së Evropianëve Gazetarët (AEJ), është i korruptuar dhe i ndikuar nga qeveria. Hitaj është dhunuar verbalisht në përgjigje të mbulimit që AEJ Albania kreu për kërcënimin fizik të punonjësve të medias nga kokteje molotov në një demonstratë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj përpara të Bashkisë.

Ndër të tjera, Erion Veliaj dyshohet se është përfshirë në aferën e depozitimit të mbetjeve publike nëpërmjet inceneratorëve, sipas hulumtimit të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Gazetarët që raportojnë për kryebashkiakun dhe bashkinë e Tiranës janë kërcënuar. Në mars, gazetarja investigative Ola Xama ishte subjekt i një fushate shpifjesh drejtuar nga portali i lajmeve Prapaskena dhe gazeta Dita, duke përfshirë edhe publikimin e të dhënave të saj konfidenciale, duke vënë në rrezik sigurinë e saj.

Ka pasur një rritje të dukshme të rasteve të dokumentuara të bllokimit të aktivitetit gazetaresk, me gjashtë sulme të monitoruara në 6 muajt e parë të 2024 krahasuar me katër për të gjithë vitin 2023. Preteksti i shkeljes së standardeve të komunitetit pa një justifikim të qartë u bë një mjet gjithnjë e më i zakonshëm për mbylljen e platformave kritike. Shpesh, ata ata që u morën me investigimin e aferave ishin në shënjestër. Në prill, media e pavarur Citizens Channel nuk ishte në gjendje të publikonte lajme kritike në Facebook, me postime të raportuara në mënyrë sistematike si spam ose duke qenë kundër rregullave. Profili kërcënohej me mbyllje për shkak të rrezikut të raportimeve si një faqe false, pasi mijëra llogari të rreme raportuan faqen e saj në Instagram.

Në qershor, portali online Media Look, një platformë e dedikuar për analizën në praktikat mediatike, u pezullua përkohësisht nga Facebook.

Gazetarët u përballën me një mjedis gjithnjë e më armiqësor, me forcat e sigurisë që pengojnë aksesin për informacion transparent me interes publik. Në maj, gazetarët u ndaluan vazhdimisht nga gardistët për mbulimin e seancave parlamentare. Gazetari Ora Neës dhe Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AJA), Isa Myzyraj, i cili gjithashtu u kërcënua me vdekje, pa operatorin e tij të shoqëruar jashtë ndërsa gazetarin e EuroNeës Albania, Ardit Hoxha u largua nga një roje e sigurisë.

Në qershor, gazetarët gjithashtu nuk ishin në gjendje të vëzhgonin dhe raportonin zgjedhjet e rektorëve dhe dekanëve në universitetet publike në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësime të reja për pengimin e shtypit. Në shkurt, Gjykata e Lartë shqiptare krijoi një precedent të rrezikshëm për të gjithë gazetarët kur vendosi të legjitimojë sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno nga SPAK, pas refuzimit të tij për të zbuluar burimin në lidhje me publikimin e dokumenteve konfidenciale nga një hetim i profilit të lartë. Duke pasur parasysh vështirësitë ekzistuese për gazetarët për të kryer puna e tyre, një vendim i tillë paraqet një kuadër të paqartë për standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e shtypit dhe medias, të cilat prokurorët duhet të ndjekin kur kërkojnë burimin nga gazetarë profesionistë, duke ngritur pikëpyetje për shkallën në të cilën janë të drejtat e gazetarëve.

The post Bilanci në 6 muaj/ Gazetarët që u sulmuan nga qeveria, opozita dhe SPAK appeared first on Lapsi.al.

Meta: Shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë

By: D Marku
8 September 2024 at 23:40

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër lidhur me punimet dhe vendimet e marra në Asamblenë e Partisë Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Meta thekson se shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë.

REAGIMI I METËS

S’ka asamble që amniston krimet dhe vjedhjet e Rilindjes! Nuk ka vend ku mund të fshihen tradhtitë dhe hajdutëritë e Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.

Kjo asamble e korruptuar nuk mund të amnistojë asnjë nga krimet monstruoze që janë kryer ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Çdo krim ka një çmim dhe ai do të paguhet! Shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë valë të madhe për drejtësi dhe liri!

The post Meta: Shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë appeared first on Albeu.com.

Djegia e mandateve/ Ilir Meta: Kryemadhi mori vendime pa pyetur burrin, e mashtruan

By: V K
6 September 2024 at 15:08

Në një deklarate për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka dalë inati me ish bashkëshorten dhe drejtuesen e LSI Monika Kryemadhi.

Meta ka sjellë në kujtesë djegien e mandateve parlamentare në vitin 2019, duke thënë se në atë kohë Kryemadhi u mashtrua nga Basha, duke shtuar se atë vendim e mori pa dijeninë e tij si bashkëshort.

Sipas tij, ky vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti, duke shtuar se vetë nuk ka qenë në dijeni të asnjë gjëje, pasi në atë kohë ndodhej jashtë vendit, në një vizitë si President i Shqipërisë.

“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër ndjekjes së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Lulushin, pro ja që kjo gjë ka ndodhur, ata që kom me presidentin jashtë shtetit aso kohe nuk ua tha qëndrimin e presidentit. Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit”, tha Meta.

Meta e kujtoi edhe njëherë në konferencën për mediat ndarjen poltike me Kryemadhit, siç ai e cilëzon, nepotizmi.

“S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë. Aq më tepër kur nuk përfaqësojnë asgjë për shkak të lidhjeve nepotike”, tha Meta.

The post Djegia e mandateve/ Ilir Meta: Kryemadhi mori vendime pa pyetur burrin, e mashtruan appeared first on Albeu.com.

Jam më i ri dhe më i fortë/ Meta mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së: Hapëm një faqe të re në jetën politike të vendit (VIDEO)

By: V K
6 September 2024 at 09:43

Këtë të premte, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka kujtuar 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Metës, me themelimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim 20 vite më parë, është hapur një faqe e re në politikën shqiptare.

Gjithashtu, ish-presidenti i vendit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që nuk jetojnë më,  “dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë”.

Mesazhi i plotë:

“Mirëmëngjes të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë!
Mirëmëngjes dhe përqafime të gjithë themeluesve, 20 vite më parë, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit, që ndihmoi aq shumë për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian dhe garantoi dy rotacione demokratike në vend, si dhe imponoi shumë reforma që i shërbyen vendit për integrimin europian.

Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë.

Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste.

Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen!

Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.
Konventa historike e 27 Prillit ishte një moment madhor për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë!

Shqipëria me 5 Prioritetet tona do të bëhet me 4 milion shqiptar plus shumë shpejt dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë”, shprehet Meta.

The post Jam më i ri dhe më i fortë/ Meta mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së: Hapëm një faqe të re në jetën politike të vendit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Meta: 82 vite më parë Skrapari u çlirua i pari nga pushtuesit fashistë, Lavdi Dëshmorëve!

By: D Marku
5 September 2024 at 17:47

“82 vite më parë Skrapari u çlirua i pari nga pushtuesit fashistë.” Kështu shkruan kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta lidhur me çlirimin e Skraparit.

Ai shton se Skrapari mbeti tokë e papushtuar deri në fund të Çlirimit edhe pse atje u zhvilluan disa nga betejat më të ashpra me nazistët, si Beteja e Tendës të Qypit, Beteja e Qafë Gjarpërit, Beteja e Qafë Shkozës dhe shumë të tjera.

Meta: Në Skrapar u krijua Brigada e 7-të Sulmuese një nga më të suksesshmet dhe Brigada e 16-të Sulmuese. Mbi 400 Dëshmorë dhe Heronj të Skraparit dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Nderojmë sot Mestan Ujanikun, Zylyftar Veleshnjën, Kahreman Yllin, Neshat Hysin, Dilaver Radeshin, Njazi Çepani, Skënder Malindi dhe shumë komandantë dhe drejtues të tjerë të Luftës për Çlirim e Liri dhe shprehim dhembje që disa prej tyre u persekutuan pabesisht për shkak të bindjeve të tyre patriotike. Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Skraparit!

 

The post Meta: 82 vite më parë Skrapari u çlirua i pari nga pushtuesit fashistë, Lavdi Dëshmorëve! appeared first on Albeu.com.

E manipuluar video e “shkencëtarit të dështuar” Ilir Meta

4 September 2024 at 12:48

Pretendimi: Kjo video tregon ish-presidentin Ilir Meta në një intervistë për shkencën

Verdikti: Video e manipuluar

———————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se tregon ish-presidentin Ilir Meta duke folur për arritjet e tij të mëdha shkencore.

Video dukshëm është modifikuar, por disa prej reagimeve në rrjet duket se e kanë marrë seriozisht.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale në Youtube. Burri në video nuk i përngjason Metës.

Video që po qarkullon online është krijuar me programe ‘faceswap’ apo të ndërrimit të fytyrës, një numër prej të cilëve janë falas për t’u përdorur.

Faktoje përdori një nga këto programe për të gjeneruar një video të ngjashme, duke përdorur të njejtën video dhe fytyrën e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

The post E manipuluar video e “shkencëtarit të dështuar” Ilir Meta appeared first on Faktoje.al.

Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi (VIDEO)

By: V K
4 September 2024 at 12:14

Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar. Së fundmi, Meta ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

 

 

@ilirmetazyrtarKur Lugina e Valbonës ndizet flakë🔥 nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”♬ original sound – Ilir Meta


Një ditë pas “festës”, ish-presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.

@ilirmetazyrtarMirëmëngjes nga Valbona, zemra e Alpeve tona! ❤⛰🇦🇱 Malet tona më të larta! Ujrat tona më të kaltra!♬ original sound – Ilir Meta

The post Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mbyllet kampingu i PL-së/ Meta: Jala 2024 hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike

By: V K
1 September 2024 at 15:09

Është mbyllur kampingu veror i të rinjve të Partisë së Lirisë. Presidenti i PL-së Ilir Meta, teksa ka publikuar një foto-album nga ky kamping ku thekson në mesazhin e tij se “Jala 2024”, do të mbetet e paharrueshme jo vetëm për atmosferën rinore dhe frymëzuese, por ajo hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike që do t’i japë fund dramës së shpopullimit.

MESAZHI I METËS:

Fotoalbum nga kampingu veror i të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë.

Jala 2024, do të mbetet e paharrueshme jo vetëm për atmosferën rinore dhe frymëzuese, por ajo hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike, që do t’i japë fund dramës së shpopullimit dhe do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese, me një program konkret dhe ambicioz që investon fuqishëm për arsimimin dhe kapitalin njerëzor, duke fuqizuar të rinjtë për vende pune produktive dhe të mirëpaguara.

The post Mbyllet kampingu i PL-së/ Meta: Jala 2024 hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta zbulon ushqimin e preferuar: Ha fasule tre herë në javë

By: admin
29 August 2024 at 22:09

Kryetari i Partisë së Lirisë ndodhet këto ditë fundgushti në bregdetin e Jalës me të rinjtë e kësaj force politike, një traditë e përvitshme. Risia e kampingut të sivjetshëm është “podkasti” që Ilir Meta ka zgjedhur të zhvillojë me ndjekësit e tij.

Në takimin e sotëm, ish-presidenti mes të tjerash ka folur dhe për ushqimin e tij të preferuar. Siç tregoi vetë, pjata e preferuar e Ilir Metës janë fasulet.

“Te gatimi i preferuar është çik problem, sepse në këtë jetë që erdhëm nga një sistem me probleme dhe kufizime ushqimore siç ishte komunizmi, unë nuk mund të ankohem se prindërit vinin nga një tjetër shtresë dhe nuk na ka munguar gjë, por e them shpesh me të qeshur se kishim alergji ndaj fasuleve, sepse kudo ku shkonim kishim fasule.

Tani ndodh që pas kaq vitesh fasulja përsëri është një gjellë e preferuar, sepse është shumë e shëndetshme. Nëse nuk ka tre herë në javë fasule ose diçka të tillë e kam të vështirë”, është shprehur kryetari i Partisë së Lirisë.

Ilir Meta ka kujtuar edhe kur bënin zbor dhe ushtarëve të rinj u jepeshin për të ngrënë fasule. Sipas tij, ato janë shumë të shëndetshme.

“Dhe kur shkonim në aksion, ne që ishim më të rinj kishim fasule, kur bënin zbor në Mamurras kishim fasule, çaj. Po ja që tani ndodh, që pas 25-30 vitesh, prapë gjella më e preferuar për mua tani, unë jam rikthyer tek fasulja”, ka vijuar ai.

The post Ilir Meta zbulon ushqimin e preferuar: Ha fasule tre herë në javë appeared first on Albeu.com.

Meta në Jalë, prezanton banoren më të re të kampit (VIDEO)

By: V K
28 August 2024 at 11:42

Këtë të mërkurë, presidenti PL Meta e ka nisur me një video ku shfaqet krah një tabele me objektivat e Ppartisë së Lirisë, ndërsa në krah mban, sikurse thotë, banoren më të re të kampit, një kotele.

“Mirëmëngjes! Kënaqësia ime ta nisja sot ditën me banoren më të re të kampit të Jalës. Ju uroj të gjithëve të keni një ditë sa më të këndshme”, shprehet ai.

The post Meta në Jalë, prezanton banoren më të re të kampit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

20 August 2024 at 16:18

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për […]

The post Qeveria rikthen sërish importin e plehrave appeared first on Reporter.al.

❌
❌