Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Kryeparlamentarja Spiropali takim me Mickoskin, zbardhen temat e diskutimit

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 18:25

Në vijim të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentarja Spiropali u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin  e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe˝, theksoi kryeparlamentarja.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE.

Pra, në mënyrë të përmbledhur pikat kryesore të cilat ishin pjesë e diskutimeve ishin këto:

– Të avancohet me bashkëpunimin dypalësh dhe partneritetin në NATO;

– Anëtarësimi në BE;

– ⁠Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe;

– ⁠Të përfitohet nga qenia e vendeve në zemër të Korridorit VIII

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeparlamentarja Spiropali takim me Mickoskin, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE

20 September 2024 at 17:27

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev.

“Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund të ndërtojmë me të vërtetë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqje nga Nikollovski kërkoi ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, sipas së cilit, nëse kjo nuk ndodh, Sofja duhet të ndalojë së biseduari me Shkupin. Nga partia e Borisovit, GERB, në mënyrë shtesë theksuan se do të kërkojnë edhe shkyçjen e OBRM-PDUKM-së nga Partia popullore europiane.

“Ah, po mirë tani…nuk është prill. Kjo do të ishte një shaka e mirë për 1 Prillin”, shtoi Mickoski.

Qëndrimet e Nikollovskit i komentoi edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

“Konkretisht për RMV-në nuk vlerësoj se gjuha e urrejtjes që kohët e fundit po e përdorin do u ndihmojë që të bëhen vend anëtarë i BE-së. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë negociatash të reja, mendoj se kemi bërë mjaft kompromise me identitetin nacional dhe thjesht ata duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për t’u bërë vend anëtar”, potencoi Dimitar Gllavçev – kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski, politikanët bullgar që kërkuan që ai të shkarkohet, i vlerësoi si të padenjë dhe të korruptuar, ndërsa për presidentin Rumen Radev, tha se është i paqytetëruar dhe i pa edukatë për shkak të mungesës së flamurit shtetëror në takimin me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova./Tv21/

 

The post Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat

18 September 2024 at 19:29

Para takimit të nesërm me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen në Bruksel, kryeministri Mickoski thotë se qëllimi i vizitës është Plani i rritjes dhe jo bisedimet për zhbllokimin e integrimeve evropiane, shkruan Alsat.

Nëse ngrihet tema e integrimeve evropiane, ai do të përcjellë frustrimet e popullit maqedonas.

“Siç ishte në të kaluarën kur ishim opozitë, edhe tani si pushtet, tash kemi edhe më shumë argumente, duam t’i paraqesim argumentet, duam të përcjellim zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë atje, sepse zhgënjimi është i madh, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë pasi filluam rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një dekadë e gjysmë pasi morëm raportin e parë pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e këtyre negociatave, ne nuk jemi në gjendje për të filluar. Jo sepse nuk respektojmë kriteret e Kopenhagës, jo sepse nuk jemi adhurues të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificialisht që asnjë komb apo shtet nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha Mickoski.

I pyetur nëse në takimin me Von der Lejen do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë, por edhe qëndrimet e Qeverisë për këtë çështje janë të qarta.

“Mjaft me disfata, mjaft me politika dhe diplomaci me shtyllë të përkulur dhe puthje këpucësh. Tani kemi politikën dhe diplomacinë, e cila bazohet në një rrugë të dyanshme. Unë dua që ne të flasim për vlerat, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se nëse e nisim, siç na premtuan në vitin 2018, maksimum për tre, katër, pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtarë të Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

Mickoski në Bruksel pritet të prezantojë dokumentin për Planin e rritjes dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Mucunski gjatë vizitës në Bruksel pritet të takojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./ Alsat.mk

The post Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat appeared first on Telegrafi.

❌
❌