Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Shqipja do shfuqizohet si gjuhë zyrtare në RMV? Elisa Spiropali: Cenohet identiteti ynë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit

By: V K
23 September 2024 at 12:38

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, se cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.

“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.

Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe, si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, shprehet Spiropali.

The post Shqipja do shfuqizohet si gjuhë zyrtare në RMV? Elisa Spiropali: Cenohet identiteti ynë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit appeared first on Albeu.com.

Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik

By: fra nc
23 September 2024 at 13:45

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në RMV.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Shqipëria është për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me RMV, si një shembull bashkëpunimi në rajon e më gjerë.

Shqipëria mbështet përspektivën europiane të RMV sepse anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve tona.  Si partnerë në NATO, do të vijojmë të bashkëpunojmë e kontribuojmë për sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë.  Ne mbështesim përfaqësimin e drejtë e proporcional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nxisim kontributin e tyre si një faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik dhe stabiliteti dhe, bashkë me maqedonasit në Shqipëri, rolin si ura lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Presim ndryshimet kushtetuese, ende të paarritura, të  realizohen. Shqipëria dhe RMV-ja do të vijojnë të jenë pjesë aktive në nismat rajonale, si Fondi i Ballkanit Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Procesi i Brdo-Brijunit, Procesi i Berlinit, RYCO, BSEC, NAI, MARRI etj. Intensifikimi i  marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve do t’i shërbejë fuqizimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dypalësh dhe miqësisë mes popujve tanë”.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe nënvizoi se Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht Maqedoninë e Veriut dhe është i vetmi vend fqinj me të cilin nuk kemi probleme. Bashkëpunimi na e bën më të lehtë rrugëtimin drejt BE. Sot hapëm dyert për rritjen e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve në të gjitha nivelet, mes komisioneve e deputetëve. Bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, energjetik, infrastrukturor, arsimor, kulturor etj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në RMV: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

19 September 2024 at 11:53

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Papa Françesku përshëndet takimin e të rinjve nga vendet e Mesdheut dhe Detit të Zi me kryetaren e Kuvendit

By: redi
17 September 2024 at 16:25

Vajza dhe djem të besimeve të ndryshme fetare e nga shtete të ndryshme, u pritën sot në Kuvend në kuadrin e nismës MED 24 dhe porosisë së Papa Françeskut. Në takim përshëndeti kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryeipeshkvi i Metropolit Imzot Arjan Dodaj dhe Atë Alexis Leproux. Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si shembull i harmonisë, mirëkuptimit e tolerancës fetare dhe promotore e paqes.

Source

“U bë me porosi”, PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës

12 September 2024 at 17:14

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të hetuar procedurat parlamentare të ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës”, pasi 6 muaj pas miratimit të tyre u zgjodh në krye të Gardës kandidati i paralajmëruar nga opozita. “Do duhet të ngrini komision etike për të […]

The post “U bë me porosi”, PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës appeared first on Reporter.al.

“Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve

4 September 2024 at 14:30

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores në Kunvend mori të mërkurën në shqyrtim mocionin e iniciuar nga 1/10 e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar pagesa nga fonde publike. Sinaj, i njohur si pronar i rrjetit “Big market” zgjodhi të ishte i […]

The post “Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve appeared first on Reporter.al.

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

9 August 2024 at 17:26

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri […]

The post Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit appeared first on Reporter.al.

Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive

31 July 2024 at 17:17

Në një letër të paprecedentë, Begaj ngre shqetësimin për situatën e krijuar dhe vë në pikëpyetje rolin ligjor që ka luajtur Banka e Shqipërisë në licensimin e skemës së shitjes së këtyre kredive dhe mosmarrjen e masave për të ndaluar në kohë abuzimin. Apeli për reagim i drejtohet kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, […]

The post Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive appeared first on Reporter.al.

Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës

30 July 2024 at 20:29

Votimi u bë në një situatë të tensionuar, pasi deputetë të opozitës protestuan duke bllokuar foltoren dhe goditur tryezat e tyre, pasi kryetarja e Kuvendit në ikje, Lindita Nikolla nuk u dha fjalën. Ndërsa deputetët e mazhorancës socialiste vijonin procesin e votimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë akuzonin […]

The post Kuvendi voton mes tensionit ministrat e rinj të Ramës appeared first on Reporter.al.

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

By: BIRN
28 July 2024 at 14:49

Në përmbyllje të fjalimit të tij në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla – e dorëhequr për arsye shëndetësore, me Elisa Spiropalin. Rama njoftoi se deputeti Blendi Çuçi do të emërohej nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë mininistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të marrë kryesimin e grupit […]

The post Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit appeared first on Reporter.al.

❌
❌