Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

By: user 2
16 September 2024 at 15:03

Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish Shkollës së Bashkuar, të cilët rrekeshin të rivendosnin bustin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie.

Kjo është fabula e asaj që është propaganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përballja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat, e shkolluar në Londër për arkitetkturë, e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të së pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të “vrasin” baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva, e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish krytar i PS në Golem.

Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euronews. Aty qenë ftuar 19 vjeçarja Helena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet, të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. “Nuk e njohim” qe qëndrimi standart.

Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre të rinjve u duhej të komentonin difektet e tij.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat, Ilva Gjuzi.

“Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj”, vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj.

Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: “E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij”, tha ajo. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artist me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë, e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja.

Rama, ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare, po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi t’i testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do t’i lejojë më të dalin në TV.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

“U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS

By: rom ario
15 September 2024 at 21:27

Sekretari i Rinisë në PS, Roy Bashaj, ka shpalosur në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania arsyet se përse është angazhuar në politikë.

Bashaj tha se ai e ka nisur shumë herët aktivitetin e tij në Forumin Rinor të PS dhe shtoi se kur ka filluar aktivitetin politik, nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë apo pikëpamje shumë të zhvilluara.

Ai tha se fillimisht ka hyrë në PS pasi në atë kohë ishte në modë, sepse sipas tij, shumë shokë të tijët angazhoheshin në FRESSH.

Bashaj tha gjithashtu se me kalimin e kohës zhvilloi edhe pikëpamjet e tij politike, në mënyrë që të ishte i aftë të bënte dallimin mes të majtës dhe të djathtës.

“Nga eksperienca si një njeri që është angazhuar në forumin rinor të PS dhe pastaj në PS, do të sugjeroja të merrni parasysh edhe faktin që ka të rinj që në moshën 15-vjeç, 16 dhe 17-vjeç, që nuk kanë asnjë lloj interesi në sensin e drejtpërdrejtë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që ne të ofrojmë ‘hajdeni te ne se do iu falim provimet e matyrës’.

Besoj që ka një lloj faktori tjetër që është njohja me të ngjashmit e tu. Një 15-vjeçar nuk vjen aty edhe të thotë ‘unë jam i majtë dhe do gjej të majtët e tjerë njësoj si unë’. Vjen sepse gjen aty disa djem dhe vajza që kanë interesa të përbashkëta, sepse i pëlqen një vajzë apo një djalë, etj. FRESSH për këto gjëra është i suksesshëm, ka nxjerrë edhe familje.

Thjesht në sens këshille të kesh parasysh që ka edhe të rinj që nuk kanë interesa specifik, por hyjnë në politikë për arsye të ndryshme. Unë kam qenë një nga ata që patjetër kur isha 15 vjeç nuk mund të thoja që bindjet e mia të ishte se e majta është më e mirë se e djathta. Por kjo ishte një gjë që erdhi me angazhimin tim gjatë rrugës. Pra angazhimi im nisi vetëm si një gjë trendi e momentit. Kisha shumë nga shoqëria ime që shkonin aty edhe thashë pse të mos shkoj edhe unë ta provoj”, tha Bashaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS appeared first on Euronews Albania.

❌
❌