Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero!

By: fra nc
7 October 2024 at 14:11

Ishte një shfaqje sa e forcës, aq edhe e mbështetjes për Matteo Salvinin. Liderët e forcave politike nga radhët e grupit ekstremist “Patriotët për Evropën” u bashkuan në takimin vjetor të Ligës italiane në Pontida, në mbrojtje të liderit që përballet me rrezikun e burgimit. Ata qëndruan së bashku në skenë nën sloganin “Mbrojtja e kufijve nuk është krim.”

“Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë, që nis nga Pontida. Ju dua dhe ju jap fjalën e nderit se unë nuk dorëzohem dhe nuk do të dorëzohem kurrë,” deklaroi Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë.

Në fjalimet e kryetarit të partisë portugeze Chega, atij të Partisë Austriake të Lirisë dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, tema e emigracionit ishte kryesore, bashkë me thirrjen drejtuar Evropës për të ndryshuar kurs.

“Hungaria e konsideron Salvinin një hero, sepse ai mbylli kufijtë dhe mbrojti shtëpitë e italianëve. Ai duhet të dekorohet për këtë, jo të dënohet,” tha Orban.

Mbështetësve të peticionit iu dha një kartë anëtarësimi në partinë e Ligës.

“Firmat po i ndihmojnë italianët të kuptojnë se çfarë duhet të bëhet kur emigrantët mbërrijnë në Itali. Nuk po them se po na pushtojnë, por po kalojmë kohë kritike. Salvini bëri gjënë e duhur dhe e bëri mirë,” dejklaroi një mbështetës.

Nëse mbështetja e Salvinit për Patriotët për Evropën, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian, do ta distancojë atë nga grupi konservator dhe reformist, si dhe nga partnerja e koalicionit, Giorgia Meloni, kjo mbetet për t’u parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero! appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Rrezikon 6 vjet burg, udhëheqësit e djathtë në Europë i dalin në krah Salvinit

By: Mirgen
6 October 2024 at 19:42

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me emigrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti […]

The post Rrezikon 6 vjet burg, udhëheqësit e djathtë në Europë i dalin në krah Salvinit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌