Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurorimit: Buxheti i shtetit, ‘plaçkë’ në tepsinë e rilindjes

By: Oldi
14 September 2024 at 11:41

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurimit, në atë që e cilëson ‘shiritat elektoralë të vitit të ardhshëm’. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Teliti thotë se këto procedura prokurimi, nisin në një kohë kur projektbuxheti 2025, as nuk është prezantuar, as nuk është diskutuar e as është […]

The post Teliti denoncon hapjen e procedurave të prokurorimit: Buxheti i shtetit, ‘plaçkë’ në tepsinë e rilindjes appeared first on BoldNews.al.

Protesta para bashkisë, Teliti: Të korruptuarit do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit

By: Oldi
13 September 2024 at 11:55

Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës. Teliti ka theksuar se sot po paguajmë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim […]

The post Protesta para bashkisë, Teliti: Të korruptuarit do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit appeared first on BoldNews.al.

20 mijë ton mbetje toksike/ Teliti: Skandal ndërkombëtar! Po flasim për ekonomi kriminale

By: Oldi
13 September 2024 at 09:43

Këshilltari i Ekonomisë në PD, Dorian Teliti ngriti shqetësimin pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mbetjet toksike teksa tha se është skandaloze që numri për ton i sasisë së eksportuar është më i lartë nga sa është raportuar më herët. Teliti theksoi se tashmë nuk bëhet fjalë më për 800, por 20 mijë […]

The post 20 mijë ton mbetje toksike/ Teliti: Skandal ndërkombëtar! Po flasim për ekonomi kriminale appeared first on BoldNews.al.

Dorjan Teliti: Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë kulla te stadiumi “Selman Stërmasi”

By: V K
7 September 2024 at 14:56

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka bërë një denoncim publik, duke ngritur shqetësime për atë që ai e quan një tjetër projekt për betonizimin e Tiranës.

Ai kritikon ashpër bashkëpunimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët, sipas tij, po përpiqen të shesin një plan për “rijetëzimin” e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që qëllimi i vërtetë është ndërtimi i katër kullave të reja në vendin e stadiumit.

Sipas Telitit, kjo iniciativë do të miratohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me forcën e kartonave të këshilltarëve që janë të bindur verbërisht ndaj Veliajt, pa u konsultuar fare me qytetarët.

Gjithashtu, Teliti shpreh shqetësimin e tij se ky projekt është një tjetër hap drejt betonizimit të Tiranës dhe tjetërsimit të pronës publike, duke akuzuar se pas këtij plani mund të qëndrojnë interesa të errëta të lidhura me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave.

DYSHJA RAMA-VELIAJ “SHTRON RRUGËN” PËR NDËRTIMIN E KATËR KULLAVE TE STADIUMI SELMAN STËRMASI!

Kryebashkiaku i Tiranës do të miratojë në Këshill Bashkiak ditën e hënë (9 shtator), me forcën e kartonave të këshilltarëve të bindur verbërisht ndaj tij, hapjen e rrugës për “gjoja rijetëzimin” e stadiumit Selman Stermasi, por që në realitet ka për qëllim ndërtimin e plot katër kullave të reja në gjurmët e pronësisë së këtij stadiumi.

Kujt i erdhi kjo ide?

Cilit ndërtues apo grup ndërtuesish do ti jepet kjo “dhuratë”?

Kush fshihet realisht pas këtyre katër kullave?

Kush do pastrojë aty paratë e krimit, drogës, korrupsionit dhe klientelizmit?

Pse Veliaj pengon Këshillin Bashkiak të Tiranës të zhvillojë procesin e konsultimit publik për të pyetur banorët e Tiranës se cfarë mendojnë e cfarë sugjerojnë, ashti sic e lips edhe baza ligjore?

Pse trembet dyshja Rama-Veliaj nga e vërteta dhe transparenca?

Hapsi sytë qytetarë, ky do të jetë projekti i rradhës i betonizimit absurd, abuzimit dhe tjetërsimit të pronës publike, me “gjoja justifikimin e rijetëzimit”, ndaj opozita duhet dhe do ta kundërshtojë me forcë këtë iniciativë të rradhës për betonizimin kriminal që i bëhet Tiranës.

 

The post Dorjan Teliti: Rama dhe Veliaj do të ndërtojnë kulla te stadiumi “Selman Stërmasi” appeared first on Albeu.com.

Rishikimi i buxhetit/ Dorian Teliti: E gjitha për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit

By: V K
31 August 2024 at 14:48

Në një deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratike, këshilltari për Çështjet Ekonomike, Dorian Teliti, tha se rishikimi i buxhetit u bë për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.

Teliti deklaron se në një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do të vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.

Partia Demokratike, fton qytetarët të reagojnë kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, e jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë!

Dy ditë më parë, na u prezantua buxheti i rishikuar i vitit aktual. Për kë ishin këto ndryshime në buxhet? Cilat sfida, halle dhe probleme adreson? A vjen në mbështetje të biznesit te vogël e të mesëm, sipërmarrjes dhe prodhuesve?

Jo, nuk flet fare për ta. Zero paketa mbështetëse, asnjë lehtësim tatimor.

A vjen ky buxhet në ndihmë të pensionistëve dhe shtresave në nevojë?

Jo, mundohen të gënjejnë shqiptarët me gjysma gjeli në fund vit dhe me gjoja indeksime pensionesh, duke refuzuar vendosjen e minimumit jetik, propozim të cilin PD e ka dorëzuar në Kuvend që prej qershorit.

Për më tepër kanë vendosur që të ulin me 1.2 milionë euro fondin vjetor për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë.

A vjen ky buxhet në ndihmë të ish të përndjekurve politike? Jo!

Po kujt i duheshin atëherë këto ndryshime në buxhet?

I duheshin forcimit të mëtejshëm të shtetit policor, sidomos në këtë periudhë parazgjedhore, ku qeveria do të rrisë me plot 500 numrin e efektivëve në terren.

I duhej pronarëve “de jure” dhe “de facto” të koncesioneve qindra milionëshe, të cilëve financimi jo vetëm qe nuk u preket ndonëse disa procedura janë tashmë në hetim dhe gjykim, por u rritet, dhe janë këta të parët që paguhen sapo fatura u shkon për likuidim në degën e thesarit.

I duhej luksit qeveritar, që tashmë kanë vendosur ta rrisin e të shpenzojnë edhe 50 milionë euro shtesë për shpenzimet e tyre operative. Sikur të mos mjaftonin këto para, kanë rritur edhe me 1.7 milionë euro fondin vjetor për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionet luksoze të vilave qeveritare.

I duhej miqve ndërtues të procesit të rindërtimit, të cilët pasi morën tendera shumë milionëshe euro pa garë dhe me procedura të përshpejtuara e ne kufi të fondit të fryrë limit, me premtimin se procesi i rindërtimit do përfundonte brenda një apo dy viteve të para-ndonëse jemi në vitin e pestë- qytetarët ende s’kanë hyrë në shtëpitë e tyre, këta ndërtues do të marrin edhe 20 milionë euro shtesë, nga bujaria e qeverisë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I duhej shiritave elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ku tafmaja e madhe për të hapur sa më shumë tendera mbizotëron ndaj financimit të projekteve në vazhdim, duke i lënë ende të pambyllyra projekte të rëndësishme si Rruga e Arbrit apo Unaza e Tiranës.

Për më tepër, në një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do të vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.

Asnjë përmiresim per ju në buxhet, gjithçka per pasurimin e mëtejshëm te Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.

Me çdo mjet demokratik, Partia Demokratike ju fton të reagoni kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.

The post Rishikimi i buxhetit/ Dorian Teliti: E gjitha për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit appeared first on Albeu.com.

Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale

By: V K
27 August 2024 at 09:44

Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, shprehet se 40% e fuqisë punëtore vendase ka emigruar, duke sjellë jo vetëm efekte negative sociale, por edhe efekte të ndjeshme negative në ekonomi dhe sektorët e saj.

Gjithashtu, Teliti shkruan se sipas raportit të IOM, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigrimit në rajon e më gjerë.

“Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në çdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Teliti.

Postimi i Telitit:

“40% E FUQISË PUNËTORE KA EMIGRUAR. EFEKTET SOCIALE DHE EKONOMIKE DUKSHËM NEGATIVE.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) ka konfirmuar (fatkeqësisht) të gjitha shqetësimet dhe akuzat e ngritura nga PD për largimin “e detyruar” të qindra mijëra personave në moshë pune.

Fakt 1: Sipas raportit të IOM, Shqipëria me emigrimin më të lartë në rajon e më gjerë.

Fakt 2: Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në cdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Largimi i tyre nuk ka thjesht ndikim në aspektin social, por ka rritur ndjeshëm edhe presionin mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorët e industrisë, turizmit dhe shërbimeve.

A vazhdohet më kështu? A ka Shqipëria mundësi të bëjë më shumë?

Po, mundësitë janë, duhet thjesht vizion, dorë e hekurt në luftën ndaj korrupsionit, taksa të ulta, paga dinjitoze, mbështetje ndaj shpirtit sipërmarrës dhe profesionistëve të lirë, mundësi të njëjta për të gjithë (aftësia bën diferencën), politika konkrete për rikthimin e shqiptarëve të larguar, mbështetje direkte financiare ndaj familjeve dhe cifteve të reja, etj.

NDAJ NGRIHUNI DHE ME CDO MJET DEMOKRATIK TË MOSBINDJES CIVILE TË LARGOJMË SHKAKTARËT E KËSAJ GJENDJEJE SKANDALOZE DHE BASHKARISHT TË BËJMË NDRYSHIMIN, #osotokurrë”, shkruan Teliti.

 

The post Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale appeared first on Albeu.com.

❌
❌