Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit

15 September 2024 at 13:19

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgjedhjeve në pranverë. Sipas saj, procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bllokuar tash e dy vjet, për çka konsideron se Serbia po përfiton.

Në intervistën për KosovaPress, Tahiri flet për raportet e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, për çka ajo fajëson kryeministrin, Albin Kurti se ka izoluar Kosovën.

Ajo deklaron se sovraniteti në veri nuk ekziston dhe se nismën për hapjen e Urës së Ibrit, Kurti e nisi i vetëm dhe dështoi.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri konsideron se Kosova për këto vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurtit, Kosova është izoluar.

“Situata në Kosovë politike dhe e sigurisë nuk është e mirë. Është një situatë që ka vënë Kosovën në një pozitë të rëndë nënshtruese, jo vetëm përballë dialogut të Brukselit, por edhe përballë diplomacisë botërore. E para për shkak se politika anti-amerikane e Kurtit bëri që të prishen marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe Amerikës, aleatit tonë kryesor që na përkrahi që të bëheshim shtet i lirë dhe sovran.

Pastaj, u sulmuam në Banjskë, Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua sot e kësaj dite, ndëshkimet që i ka Kosova e kanë izoluar Kosovën për faktin se tashmë kreu i shtetit të Kosovës është izoluar edhe vet sepse janë mbyllur të gjitha shtigjet e vizitave ndërshtetërore. Askush nuk ka udhëtuar, as kryeministri, as presidentja, as ministrja e Jashtme në shtetet e rëndësishme nëpër botë. As nuk kemi vizita. Dëshiroj të theksojë që mos me qenë këto takime rajonale, e samite, udhëheqja do të rrinte në shtëpi”, deklaron Tahiri.

Ish-ministrja për dialog thotë se pjesëmarrja e krerëve të shtetit në takime rajonale, nuk nënkupton edhe vizita zyrtare.

Tahiri shtoi se kreu i ekzekutivit nuk po i sjell suksese Kosovës, por vetëm dështime.

“Sovraniteti në veri nuk ekziston për shkak të dështimeve të Kurtit, i cili me fjalë flet që ka por në terren nuk ka sovranitet. Pse po e them? Sepse nuk funksionojnë gjykatat, arsyeja është siç e dimë që pakica serbe në veri bojkotoi zgjedhjet lokale me direktivat e Vuciqit, por me gabimin e Kurtit. Katër komunat nuk funksionojnë. Nuk kemi të themi një polici të mirëfilltë, sepse mungon pakica serbe. Ndërkohë, kemi jostabilitet nëpër pikat kufitare edhe atje ku nuk ka pakicë serbe.

Siç e kemi parë, nonstop ose hapen ose mbyllen pikat kufitare. E mos të flasim që populizmi i Kurtit e ka bërë që ai të merret me disa tema të vogla në veri sa për t’i bindur këta militantët e vet që gjoja po bën diçka për shembull, rasti i fundit u mbushen mediat se po e hap urën. Çka bëri? Dështoi, sepse ura nuk është lehtë të hapet. Me pas qenë lehtë ishte hapur që nga viti 1999. Ura mund të hapet kur të zbatohen marrëveshjet e arritura vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne e dimë që asnjë nga marrëveshjet nuk janë zbatuar, dialogu është ndalur”, thekson Tahiri në intervistën për KosovaPress.

Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Tahiri konsideron se këtë e nisi i vetëm Albin Kurti, për çka thotë se edhe dështoi.

“Kurti e nisi i vetëm këtë iniciativë duke pasur vetëbesimin bosh. Ka menduar që është lehtë, siç është rasti kur mori pjesë në dialog. Sepse në fillim e kundërshtoi e pastaj u bë pjesë e dialogut. Duke menduar që është lehtë sepse e kanë bërë të tjerët dialogun dhe sukseset e dialogut. Dhe prandaj ka menduar që është lehtë, kur filloj të dështoj në dialog i ndali zbatimet, filloi të kërkojë gjoja zbatim të marrëveshjeve, ndërkohë që ishte vet në tavolinë kur u arrit marrëveshja në vend se në tavolinë të kërkoj nënshkrimet.

Sepse nuk ka dije, nuk ka aftësi as për marrëdhënie ndërkombëtare as për negociata. Pra, edhe në urë e nisi vetëm siç nisi edhe shumë gjëra të tjera në veri vetëm. Mandej kur po i vijnë puntë ngushtë vrap po shkon po lut fshehurazi amerikanët dhe KFOR-in që ta mbrojnë Kosovën. E nisi vetëm dhe kur e pa që dështoi, atëherë gjeti fajtorin”, thekson ish-kryenegociatorja.

Edita Tahiri, e cila dikur ka drejtuar bisedimet me Serbinë në Bruksel, flet edhe për raportet mes presidentes e kryeministrit, për cka thotë se kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani ka shpërthyer në deklarata kundër qeverisë.

“Përveç opozitës askush nuk ka fol, madje edhe presidentja që ka me kushtetutë obligim të mbrojë dhe të avancojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, ajo kishte mbyllur gojën. Pse? Sepse u bë presidente me votat e Kurtit. Pastaj cfarë ndodhi, kur u prishën marrëdhëniet e tyre dhe ato u prishën, sidomos sepse jemi duke hyrë në zgjedhje në Kosovë, meqë Kurti nuk e përfshiu Vjosën e Donikën në zgjedhje të dalin bashkë, atëherë presidentja shpërtheu me kritika ndaj qeverisë dhe Kurtit, madje ia tha hapur që edhe asociacionin e pranove gabimisht.

Sepse Kurti e dha asociacionin gabimisht. Unë gjithmonë thoja që asociacioni jepet për njohje de-jure të Kosovës nga Serbia, Kosova e dha gjoja për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe aty dështoj nuk u anëtarësuam dhe tani po shohim vet presidentja po flet siç folshim ne që kishim shikim kritikues për të mirën e Kosovës për gabimet historike e kapitale të Kurtit dhe qeverisë së tij”, thekson Tahiri.

Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut para procesit zgjedhor të 9 shkurtit, për çka shpreson në rotacion politik.

“Dialogu është i bllokuar tash e dy vjet. Dhe nuk ka asnjë zbatim të marrëveshjeve, nga ky dialog në këtë situatë Serbia përfitoj në kuptimin që sulmoj Kosovën në Banjskë me një sulm agresor. Por nuk u ndëshkua nga faktori ndërkombëtar, Kosova u ndëshkua sot e kësaj dite. Pra sa i takon dialogut, unë nuk pres tani vazhdim të dialogut. E para, është që Kosova ka hyrë në procesin zgjedhor dhe kur gjithmonë në praktikat e dialogut, qoftë njëra apo tjetra palë hyn në zgjedhje nuk mund të marrë vendime në dialog, nuk pres deri në pranverë në zgjedhje të ndodhë rifillim të dialogut. Unë po dua të shpresoj që në zgjedhjet e shkurtit të kemi rotacion politik, të heqin Kurtin në mënyrë që Kosova të shoh dritë, të rikthejmë marrëdhëniet me amerikanët, të hiqet izolimi”, konsideron ish-ministrja për dialog. /KP/

The post Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Deputetja britanike: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

14 September 2024 at 21:56

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shtatë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në rrjetin social X, deputetja britanike shkruan se Vuçiç po përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Sipas saj, pas deklaratave të […]

The post Deputetja britanike: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

“Ka pajtueshmëri…”- Zaimi: Veriu i Kosovës para 2 vitesh ishte çerdhe kriminelësh

By: rom ario
14 September 2024 at 21:38

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, është shprehur se Veriu i Kosovës deri 2 vite më parë ishte kthyer në një strehë kriminelësh dhe barrë ekonomike për pjesën tjetër të Kosovës.

Komentet Zaimi i bëri në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ku tha se në Veri ishin grumbulluar më parë bandat kriminale të etnive të ndryshme dhe qytetarët që banonin atje sipas tij, nuk paguanin as taksa e as energji elektrike, çka bëhej barrë për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se ka gjithmonë e më shumë pajtueshmëri mes serbëve në Veri se nëse do të respektojnë ligjet e Kosovës, do të jetojnë në paqe dhe më të lumtur.

“Kosova ka pranuar të jetë konstruktive, por pa vënë në diskutim territorin e vet. Nuk besoj se do të ketë tryezë pa u bërë e qartë se a është tërhequr Serbia nga ajo letër që braktis marrëveshjet. Kosova ka thënë që dialogu në këtë moment është në gjendje kome. Kurti nuk e ka luajtur atë rolin e personit që i thotë jo tryezave.

Por të shkosh në tryezë është një gjë dhe të kthehesh me rezultate është një gjë tjetër. Situata sesi ka qenë Veriu deri para 2 vitesh ka qenë një barrë edhe ekonomike e drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.

Ka qenë një vend ku ka mbizotëruar kontrabanda, çerdhe e krimit të të gjitha etnive që kanë gjetur strehën atje, nuk paguheshin dritat, të cilat më pas i paguanin qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës, etj. Te serbët po rritet pajtueshmëria që ata mund të jetojnë një jetë shumë më të mirë duke zbatuar ligjet e Kosovës. Nese jetojnë me iluzionin se Kosova do të kthehet në Serbi, ata nuk do të jetojnë jetë të mirë”, tha Zaimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ka pajtueshmëri…”- Zaimi: Veriu i Kosovës para 2 vitesh ishte çerdhe kriminelësh appeared first on Euronews Albania.

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka krijuar terrenin për veprimet anti-Kosovë të Serbisë

14 September 2024 at 14:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paraqitur disa kërkesa për Kosovën.

Kreu i AAK-së, në reagimin e tij ka shkruar se Vuçiqi është përgjegjësi kryesor për gjendjen në veri, transmeton Telegrafi.

“Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet”, thotë ai.

Haradinaj tutje ka pohuar se Vuçiqi ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës.

“Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti, duke shkruar se terrenin për këto veprime të Vuçiqit, e ka krijuar pushteti aktual.

“E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe”, theksoi ai.

Haradinaj ka shtuar se me  Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Qeveria Kurti e ka krijuar terrenin për veprimet anti-Kosovë të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq

14 September 2024 at 00:00

Rindërtimi i shkollës së mesme në Leposaviq, e ndërhyrjet në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut, i kishin kushtuar mbi një milionë euro buxhetit të Kosovës.Por përveç tenderëve nga Kosova, kompania e Radule Steviqit, mikut të Milan Radoiçiqit, mori para për të njëjtat shërbime edhe nga sistemi paralel i Serbisë.

Flamuri i Serbisë, i vendosur në shkollën e mesme në Komunën e Leposaviqit, është tregues se mësimi aty zhvillohet me planprogram serb.

Por, për investimet në këtë shkollë, udhëheqësit e dikurshëm të komunës së Leposaviqit, nuk ishin mjaftuar vetëm nga buxheti i Kosovës, meqë tenderë për shërbime të njëjta shpallur edhe në Serbi.

Këta tenderë janë pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për rastin e sulmit në Banjskë, në pjesën ku flet për financimin e terrorizmit e shpërlarjen e parave.

Kontrata për Rindërtimin dhe rehabilitimin e Shkollës së Mesme Nikolla Tesla në Leposaviq, i kishte kushtuar buxhetit të Kosovës, rreth 194 mijë euro, ndërkohë në sistemin paralel serb, kishte kushtuar rreth 127 mijë euro.

Kontrata për këtë tender ishte dhënë në korrik të vitit 2020, dhe fituese ishte grupi i Operatorëve Ekonomik nën emrin e Radule Steviq, i futur në listë të zezë të SHBA-së.

Kryetari i tanishëm i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka thënë se të gjitha kontratat e nënshkruara në të kaluarën janë duke u hetuar nga policia e Kosovës.

Mijëra euro nga Kosova e Serbia, në duart e Radule Steviqit shkuan edhe nga tenderë në komuna të tjera përfshirë, Zubin Potokun.

Kryetari i tashëm i kësaj komune thotë se këta tenderë duhet hetuar nga institucionet përgjegjëse, ndërkohë që shton se situata tashmë ka ndryshuar.

“Ne kemi një marrveshje me komunën e Vushtrrisë në mungesë të kapaciteteve tona, zyra e prokurimit, dhe zyra ligjore, na i kryen proceset në bazë të procedurave sic i kërkon sistemi i Republikës së Kosovës…Unë edhe nëse ska hetim do kisha bërë thirrje për hetime në Këto situata”, ka thënë Izmir Zeqiri.

Kompania e mikut të mirë të Milan Radoiçiqit, morri nga buxheti i Kosovës, rreth 1 milionë e 500 mijë euro, për shërbime të ndryshme në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut.

Pikërisht për këtë shkollë Steviq morri edhe 58 mijë euro nga sistemi paralel i Serbisë.

Por këto të holla nuk shkuan në xhepin e Radule Steviqit, por në xhepin e Milan Radoiçiqit.

“Në bazë të përshkrimit ligjor të lartcekur të procesit të shpërlarjes së parasë dhe duke u  bazuar në provat e mbledhura nga kjo prokurori, është dëshmuar dhe vërtetuar se i pandehuri Milan Radoićić me vetëdije të plotë, përmes aktivitetit kriminal ka krijuar të hyra në vlera milionëshe dhe këto të hyra përmes bizneseve të regjistruara në emër të pandehurit tjetër Radule Steviç (RAD 028 Zveçan, RAD DOO, RADULE STEVIC B.I.) e ka maskuar origjinën apo prejardhjen e parave dhe të njëjtat përsëri përmes bizneseve të Radule Steviç i ka konvertuar nga mjete financiare në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Pra, nga elaborimi i dhënë më lartë, duke u mbështetur në prova konkrete, shihet qartë se Milan Radoićić përmes Radule Steviq ka arritur që përmes formave të ndryshme të aktivitetit kriminal, të krijojë pasuri të konsiderueshme, duke blerë banesat, ndërtuar vilën, veturat e ndryshme, pagesën e shërbëtorëve të tij, rojeve personale, qiratë e paguara për ish bashkëshorten, që në vijim do të pasqyrohet secila veç e veç”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për vepra penale të terrorizmit, e shpëlarjes së parave, për sulmin e 24 shtatorit 2023 që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Sipas aktakuzës, Milan Radoiçiq nisi mbledhjen e financave nga viti 2017 për blerjen e gjërave që iu nevojiteshin grupit të udhëhequr nga ai, shumica e të hollave shkuan për armatim.

The post Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq appeared first on Telegrafi.

Shpallja e masave/ Ç’po paralajmëron Vuçiç për Kosovën

By: user 2
12 September 2024 at 17:38

Ndësra po mbushet një vit që nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit ( i fundit më 14 shtator), që pas sulmit të armatosur terrorrist në Banjskë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se në ditë e ardhshme do të shpallë masat e reja që do të ndërmarë vendi i tij. Vuçiç e bëri publie këtë gjatë një takimi në Beograd, të martën, me përfaqësuesin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do ta informojë opinionin për hapat e rinj të Serbisë lidhur me krizën e Kosovës, duke shtuar se do të flasë edhe për atë që nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare dhe çfarë kërkon Serbia.

“Do të flas për atë që kërkon Serbia dhe për shkak të sulmit esencial dhe brutal ndaj popullatës serbe, para së gjithash në veri të Kosovës dhe çfarë është ajo që nuk e ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare”, tha Vuçiç duke iu referuar mbylljes se zyrave të postës serbe, shkatërrimit të stukturave palarele dhe tentativave për të hapur urën e Ibrit.

“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullit serb dhe kjo nuk është e qartë vetëm për ne, por edhe për botën”, tha Vuçiç duke shtuar se gjatë tetorit të dalë para Parlamentit të Serbisë me propozime të gjera.

Në fakt, duket sikur ka një rakordim të presidentit serb me diplomatët perendimorë. Kosova gjendet në qendër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa “hapave të njëanshëm dhe të pakoordinuar” në veriun e,  banuar nga shumica serbe.

Në fund të gushtit, autoritetet kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe atje, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar edhe hapjen për qarkullimin e makinave të urës së Ibrit, e cila ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Edhe pse ka marrëveshje si për urën, ashtu edhe për strukturat paralele, të arritura në Bruksel, aleatët perëndimorë i kërkojnë Kosovës që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut. Por nga ana tjetër janë të shumtë ata që e kritikojnë perëndimin se po bën kompromise me regjimin e Vuçiçit në kurriz të Kosovës. Në një editorial pas kërcënimit të presidentit serb në talimin me Lajçakun dhe Hillin editorialisti kosovar Veton Surroi shpjegonte me ironi në Koha Ditore se “Përse ka të drejtë presidenti Vuçiç”.

“Presidenti Vuçiç ka të drejtë të veprojë siç bën, përderisa këtë mund ta bëjë pa pengesë.
BE-ja nuk është serioze. Nuk është serioze në momentin kur zoti Vuçiç e sfidon (si për shembull me Marrëveshjen e Ohrit) dhe BE-ja paloset para tij. Nuk është serioze as kur i premton e as kur e kërcënon me integrimin në BE. Edhe kur i thuhet se Serbia është në prag të anëtarësimit , edhe kur i thuhet se nuk do të anëtarësohet derisa ta zgjidhë çështjen e Kosovës. Presidenti serb e ka kuptuar BE-në në rolin e saj të bankomatit nga i cili mund të nxjerrësh pa ndonjë kusht të veçantë; BE-ja ka pranuar heshtazi që aktualisht të lozë rolin e bankomatit dhe jo shumë gjë tjetër. Dhe, në kundrimin e tij , ka të drejtë të sfidojë kufijtë e durimit amerikan. Gjatë dhjetë vjetëve presidenti Vuçiç e ka shndërruar veten në pikën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ky regjion mund të mbahet në status quonë e tanishme të stabilitetit falë marrëveshjes me të apo mund të destabilizohet në mungesë të marrëveshjes me të. SHBA-ja mund ta konsiderojë Kinën tashmë jo vetëm kompetitor, por edhe kundërshtar strategjik, por presidenti kinez është i mirëseardhur në Beograd, dhe Amerika duhet të pajtohet me këtë nëse do të mbajë status quonë; kjo është sfida e Vuçiçit ndaj ambasadorit Hill” shkruante Surroi.

Pala kosovare e konsideron të pa drejtë faktin se ndërkombëtarët po mbyllin sytë nga shmangia që po i bën Serbia marëveshjes së dakordësuar për normalizim dhe rrfuzimit të saj për të mos e pranuar të lotë atë.Vitin e kaluar, kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, i dërgoi një letër BE-së, ku shprehu rezerva për këtë marrëveshje.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 6 shtator se Serbia e ka tërhequr këtë letër, por këtë se ka konfirmuar askush tjetër përpos atij. Kur iu kërkua në qershor nga BE nja takim i nivelit të lartë me Vuçiçin kryeministri Albin Kurti Vuri tre kushte:nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës së Bërnabiqit dhe dorëzimi në Kosovë  të Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë”.

©Lapsi.al

The post Shpallja e masave/ Ç’po paralajmëron Vuçiç për Kosovën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌