Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Rama: Të paparë turistët spanjollë në aeroportin “Nënë Tereza”

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Turistët spanjollë po vizitojnë çdo vit e më shumë Shqipërinë.

Ditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” turistët spanjollë krijuan një atmosferë fantastike, ku kënduan këngë nga vendi i tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga momentet që turistët spanjollë krijuan në aeroport, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të tjerë në aeroport.

“Të paparë turistët spanjollë në aeroportin “Nënë Tereza””, shkruan Rama.

Shqipëria ofron turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës, qyteteve historike, vijës bregdetare dhe monumenteve të shumta nga jugu në veri.

Vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një “bum” turistik duke u vizituar nga miliona turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë preferuar të kalojnë pushimet e verës, por edhe të vizitojnë zonat malore të vendit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bëra publike pak ditë më parë, ministrja Kumbaro nga janari deri në fund të gushtit Shqipërinë e vizituan 8.5 milionë vizitorë, që e shprehur në përqindje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rreth 20 % më shumë vizitorë të huaj.

/k.s/a.f/r.e/

The post Rama: Të paparë turistët spanjollë në aeroportin “Nënë Tereza” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Shërbim risi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, karta e imbarkimit vetëm me skanimin e pasaportës

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës është vendosur kioska e re e vetëshërbimit nga IPORT, që u vjen në ndihmë udhëtarëve të marrin shumë shpejt kartën e tyre të imbarkimit.

TIA informon se, udhëtarët duhet të skanojnë pasaportën e tyre dhe menjëherë marrin kartën e imbarkimit, duke e bërë përvojën e udhëtimit më të shpejtë dhe më të thjeshtë.

Kjo teknologji e re e thjeshton procesin e check-in, redukton kohën e pritjes dhe rrit komoditetin për pasagjerët.

TIA, informon se është e përkushtuar për të implementuar teknologji moderne për të përmirësuar operacionet dhe për të siguruar një udhëtim të qetë për të gjithë pasagjerët.

Së fundmi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njohur flukse pasagjerësh ndërsa vijon bumi turistik në vend. Në korrik, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Shqipëria kryesoi me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200 % të numrit të pasagjerëve.

Flukset turistike kanë shtuar edhe nevojën për shërbime të shpejta që lehtësojnë përvojën e udhëtimit për pasagjerët.

/r.e/

The post Shërbim risi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, karta e imbarkimit vetëm me skanimin e pasaportës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit , raportohet për viktima dhe të paktën tetë të plagosur

7 October 2024 at 08:51

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë janë plagosur pas një shpërthimi pranë një aeroporti të madh në Pakistan. Policia dhe qeveria provinciale thanë se shpërthimi ndodhi pasi një cisternë shpërtheu jashtë aeroportit të Karaçit – që është më i madhi në Pakistan.

Ministri i Brendshëm provincial, Zia UI Hassan, tha se ky ishte një sulm që synonte shtetas të huaj. Ndërkohë, grupi militant separatist pakistanez Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA) mori përgjegjësinë për shpërthimin. Grupi tha se kishte në shënjestër shtetasit kinezë, shkruan skynews. Pamjet e shpërthimit treguan flakët duke përfshirë vetura dhe tym të madh që dilte nga vendi i ngjarjes.

Rahat Hussain, i cili punon në departamentin e aviacionit civil, tha se shpërthimi ishte aq i madh sa tronditi ndërtesat e aeroportit. Zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë së Karaçit, East Azfar Mahesar, tha se dukej sikur ishte një shpërthim në një cisternë nafte dhe në mesin e të plagosurve kishte edhe oficerë.

“Ne jemi duke përcaktuar natyrën dhe arsyet e shpërthimit. Duhet kohë”, tha ai.

Ndryshe, BLA kërkon pavarësinë për provincën e Balochistanit, e vendosur në jugperëndim të Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin. Në gusht, grupi nisi sulme të koordinuara në provincë, në të cilat u vranë më shumë se 70 njerëz. BLA synon në mënyrë specifike interesat kineze, pasi mijëra punëtorë janë në Pakistan, shumë të përfshirë në iniciativën shumë miliarda dollarëshe të Pekinit “Belt and Road” që lidh Azinë Jugore dhe Qendrore me kryeqytetin kinez.

The post Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit , raportohet për viktima dhe të paktën tetë të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌