Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të shtënat me armë të dëgjuara pranë Donald Trump, merret në pyetje një person

By: rom ario
15 September 2024 at 22:02

Një person po merret në pyetje në lidhje me të shtënat me armë të raportuara pranë kursit ndërkombëtar të golfit Trump në Florida, thotë partneri amerikan i Sky News NBC, duke cituar tre zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit.

Sipas mediave të huaja, hetuesit po përpiqen të konfirmojnë nëse një armë u gjet apo jo në shkurret pranë fushës së golfit ku ish-presidenti po luante, sipas NBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më herët se janë “të lehtësuar kur e dinë se” Donald Trump është i sigurt pasi të shtëna me armë janë dëgjuar pranë fushës së tij të golfit në Florida.

“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre”, thuhej më tej në deklaratë.

Donald Trump është “lëvizur në siguri” nga Shërbimi Sekret pas raportimeve të të shtëna me armë pranë fushës së tij të golfit në West Palm Beach, Florida, ka thënë një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për rrjetin partner amerikan të Sky News, NBC.

Zyrtari i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë provë në këtë fazë se zoti Trump ishte objektivi.

Fushata e Trump ka lëshuar një deklaratë duke thënë se kandidati presidencial republikan është “i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtënat me armë të dëgjuara pranë Donald Trump, merret në pyetje një person appeared first on Euronews Albania.

Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit

By: rom ario
15 September 2024 at 20:39

Sipas mediave të huaja, njerëz nga fushata e Trump të dielën thanë se ish-presidenti Trump është “i sigurt, pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Mediat në SHBA raportojnë se të shtënat kanë ndodhur pranë fushës së golfit të zotit Trump në Palm Beach, Florida, ndërkohë që ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Kujtojmë se Trump mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në 13 korrik, ku njëri prej plumbave e kapi në vesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij, zëdhënësi i fushatës së Trump: Ish-presidenti është i sigurt

By: M C
15 September 2024 at 21:07

Ish-presidenti Donald Trump është “i sigurt” pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij, ka thënë fushata e tij në një deklaratë.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë që nuk dha detaje shtesë, raporton CNN.

Ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Më 13 korrik të këtij viti, Trump mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë gjatë një mitingu në Pensilvani.

New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit të Trump dhe se të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër zotin Trump.

The post Të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij, zëdhënësi i fushatës së Trump: Ish-presidenti është i sigurt appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur

By: Ela
15 September 2024 at 10:02

Të shtëna me armë janë raportuar në Vrakë të Malësisë së Madhe. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

The post Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌