Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barometri i Ballkanit: Normë e lartë papunësie në Shqipëri

By: Ela
17 September 2024 at 08:05

Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes së Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e reja të popullsisë që buruan nga Cens 2023. Por të dhënat nga anketa e Barometrit të Ballkanit 2024 treguan normë të lartë papunësie në mesin e të […]

The post Barometri i Ballkanit: Normë e lartë papunësie në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem në rajon

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:33

Paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike. Këto janë dy problemet me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë.

E dhëna e dalë nga Barmoteri i Ballkanit, përfshin analizën e një sondazhi i cili bashkon zërat e mbi 6 mijë qytetarëve dhe 1200 sipërmarrjeve në të gjashtë vendet e rajonit.

Në të fundit të realizuar, për 2024-ën, në listën e problemeve që shqetëson qytetarët e Ballkanit Perëndimor është inflacioni dhe rritja e çmimeve.

Nëse ndalemi me shifra te Shqipëria, 75 për qind e të pyeturve thonë se jetesa është bërë më e shtrenjtë.

Korrupsioni shtetëror edhe pse në një përqindje jo aq të lartë sa kushtet ekonomike në të cilat ndodhen familjet shqiptare, mbetet një shqetësim.

“Rritja e çmimeve dhe inflacioni për vendet e Ballkanit Perëndimor është më pak e përballueshme sesa në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që inflacioni në vendet tona është më shumë sesa dyfishi i atij të vendeve të Bashkimit Europian,”- shprehet Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E thënë në shifra më pak se 50 për qind e qytetarëve mendojnë, se po ai përbën një problem.

“Problemi tjetër që të rinjtë evidentuan është çështja e korrupsionit, që do të thotë se ka një ndërgjegjësim të të rinjve për parimet e një shteti demokratik,” –analizon më tej Bregu.

Papunësia dhe emigrimi, e veçmas e të ashtuquajturës ikja e trurit janë dy çështje që të anketuarit i rendisin si shqetësim, çështje që lidhen drejpërdrejt me mungesës e besimit ndaj partive politike sot dhe në të shkuarën e afërt.

Përtej pesë shqetësimeve që vërejnë ballkanasit pra nga rritja e Kostos së jetesws e deri të emigrimi ata mbeten më së shumti besnikë të procesit të anëtarësimit të vendeve përkatëse në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem në rajon appeared first on Euronews Albania.

❌
❌