Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut 

21 September 2024 at 19:42

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten është rritur ndjeshëm, thonë zyrtarët libanezë, me disa fëmijë dhe gra në mesin e të vdekurve.

Gjatë gjithë ditës të shtunën, shpëtimtarët kërkuan nëpër rrënoja pasi një ndërtesë e lartë u shemb dhe të tjera u shkatërruan pjesërisht në sulm.

Sulmi, i cili goditi lagjen me popullsi të dendur të Dahieh, një bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor, vrau të paktën 37 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 68 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Sulmi ajror ishte i treti i Izraelit në kryeqytetin libanez këtë vit dhe është parë si një përshkallëzim i madh në rajon që ka shtuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu, milicia dhe grupi politik i fuqishëm i mbështetur nga Irani, konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqil, një komandant i lartë në forcat elitare të grupit Radwan. Grupi gjithashtu konfirmoi se Ahmed Wahbi, vetë një figurë e lartë e Radvanit, vdiq në sulm.

Duke reaguar ndaj sulmit, ministri libanez i shëndetësisë, Dr Firass Abiad, tha se ishte një “shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut  appeared first on Euronews Albania.

Zëri i Amerikës: Sulmi izraelit në Bejrut vret një tjetër komandant të Hezbollahut

By: redi
21 September 2024 at 16:16

Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve të vrarë nga një sulm ajror izraelit në periferit të Bejrutit. Izraeli tha se sulmi i së premtes në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit eliminoi kreun e forcave elitare të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, si dhe disa komandantë të tjerë. Sulmet e fundit kanë rritur frikën lidhur me mundësinë e…

Source

Sulmi i Izraelit në Berjut, numri i viktimave shkon në 12

By: Mirgen
20 September 2024 at 21:31

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë , në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa 9 persona janë në gjendje të rëndë thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sipas Sky News Izraeli thotë se sulmi kishte në shënjestër grupin e Hezbollahut dhe se vrau një […]

The post Sulmi i Izraelit në Berjut, numri i viktimave shkon në 12 appeared first on BoldNews.al.

Në listën globale të terroristëve, kush ishte Ibrahim Aqil, komandanti i lartë i Hezbollahut që u vra në sulmin izraelit në Bejrut

By: Xhen Sila
20 September 2024 at 17:13

Sulmi ajror izraelit në Bejrut të premten duket se ka shënjestruar Ibrahim Aqil, një zyrtar i lartë i Hezbollahut.

Aqil, i njohur gjithashtu si Tahsin, dhe “numri 2” i organizatës për sa i përket operacioneve ushtarake, pas Fouad Shukr, i cili u vra disa javë më parë nga IDF gjithashtu në Bejrut – ishte në shënjestër të forcave izraelite për shkak të rolin e tij si kreu i Drejtorisë së Operacioneve të organizatës Shiite.

Sipas raportimeve, Aqil kishte dalë mëngjesin e sotëm nga një spital në Bejrut pasi ishte plagosur nga shpërthimet e radiove të Hezbollahut. Aqil konsiderohet një figurë kryesore e Hezbollahut dhe është pjesë e “Këshillit të Xhihadit”, organi më i lartë ushtarak i organizatës.

Ai ka marrë pjesë në akte të shumta terroriste dhe kërkohet nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1983, ai luajti një rol kyç në bombardimin e përgjakshëm të marinsave amerikanë në Bejrut, ku u vranë 63 persona. Përveç kësaj, ai ishte i përfshirë në rrëmbimin e shtetasve amerikanë dhe gjermanë në Liban në vitet 1980, ngjarje që e vendosën atë në listat e terroristëve më të kërkuar.

Në vitin 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi atë një “Terrorist Global” dhe dha një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për të në një përpjekje për të mbledhur informacione që çuan në arrestimin e tij. SHBA e akuzon atë për përfshirje në komplote terroriste gjatë viteve 1980 dhe 1990, duke përfshirë sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bejrut në prill 1983.

Sulmi i fundit në Bejrut është pjesë e një serie të vazhdueshme sulmesh ajrore izraelite, që synojnë degradimin e aftësive ushtarake të Hezbollahut dhe neutralizimin e udhëheqjes së saj. Përshkallëzimi i dhunës dhe sulmet e ndërsjella mes dy palëve po rrisin tensionin në rajon, ndërkohë që faktori ndërkombëtar shprehet i shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit./abcnews.al

 

Hezbollahu lëshoi 140 raketa në Izrael, IDF i kundërpërgjigjet me sulm në Bejrut

By: Xhen Sila
20 September 2024 at 15:48

Pasi Hezbollah lëshoi mesditën e së premtes 140 raketa drejt Izraelit verior, duke synuar instalimet ushtarake të vendit, IDF është kundërpërgjigjur me sulme të synuara në Bejrut.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkatërrime të mëdha në një rrugë me ndërtesa të larta banimi në kryeqytetin libanez. Disa automjete janë dëmtuar ndërsa tymi i zi ka pushtuar zonën.

IDF has said it’s hit a target in the Lebanese capital, Beirut – the first images circulating on Lebanese social media shows it’s caused significant damage. The area is a crowded civilian area altho also a Hezbollah stronghold pic.twitter.com/3SScltmJtv

— Alex Crawford (@AlexCrawfordSky) September 20, 2024

Më herët, Hezbollah tha se, me raketat që lëshoi në mesditë, kishte vënë në shënjestër disa vende me raketa Katyusha, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite.

Konflikti Hezbollah-Izrael është intensifikuar këtë javë pasi pajierët dhe radiot e përdorura nga anëtarët e grupit libanez shpërthyen të martën dhe të mërkurën, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra, duke shkaktuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse./abcnews.al

Izraeli godet Bejrutin, tymi pushton kryeqytetin libanez

By: fra nc
20 September 2024 at 15:49

Izraeli i është kundërpërgjigjur Hezbollah pas sulmit që grupi militant kreu këtë të premte me 150 raketa në veri të Izraelit.

Mediat e huaja kanë ndarë pamjet nga Bejruti, ku një re e dendur tymi shihet mbi kryeqytetin libanez pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një “sulm në shënjestër”.

Banorët në periferitë jugore të qytetit raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë, sipas Reuters.

Një dron gjuajti disa raketa në zonën shumë të populluar të njohur si Dahiyeh, raportoi TV Al-Mayadeen me bazë në Bejrut.

Konflikti mes Hezbollah dhe Izraelit është intensifikuar këtë javë pasi sinjalizuesit dhe radiot e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen të martën dhe të mërkurën, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë, si dhe duke shkaktuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Libani dhe Hezbollahu e akuzojnë Izraelin për kryerjen e këtyre sulmeve, por Izraeli nuk ka pranuar e as mohuar përfshirjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli godet Bejrutin, tymi pushton kryeqytetin libanez appeared first on Euronews Albania.

❌
❌