Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

BSH përgatit “stuhinë” për mikrofinancën: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës

By: user7
24 September 2024 at 07:40

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka.

Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.

Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë. Këto raste do të trajtohen si raste përjashtimore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik.

Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare.

Në rastin e të ardhurave të pritshme, rritja në të ardhura do të konsiderohet vetëm kur ekzistojnë evidenca të shkruara. Projektrregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.

Institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Kërkesat e reja, që parashikojnë vlerësimin e detajuar të afëtsisë pagues,e pritet ta vështirësojnë shumë dhënien e kredive vetëm me një dokument identiteti brenda afateve kohore shumë të shpejta (në harkun e pak minutave), praktikë që ndiqet gjerësisht nga disa institucione të mikrofinancës konsumatore.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie.

Masat shtrënguese për dhënien e kredive konsumatore do të prekin vetëm institucionet financiare jobanka, ndërsa deri tani nuk ka informacion që Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë shtrëngime të ngjashme për kreditë konsumatore që jepen nga bankat tregtare.

Nëse miratohet, rregullorja e re pritet të godasë kryesisht biznesin e kredive të shpejta. Mikrofinanca e kredive të shpejta ka marrë një zhvillim të shpejtë pas vitit 2016, duke sjellë në Shqipëri modele biznesi të zbatuara më parë në vendet Balltike dhe në vende të tjera të Europës Lindore. Këto kredi përgjithësisht jepen në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi.

Avantazhi i tyre konsiston në vendimmarrjen e shpejtë dhe me procedura burokratike minimale, por, që nga ana tjetër, ato bartin rreziqe më të mëdha dhe norma efektive interesi shumë të larta se kreditë që ofron sektori bankar.

Këto produkte janë kryesisht të orientuara tek segmenti i konsumatorëve me informalitet dhe me rrezik më të lartë, që ka vështirësi për të gjetur akses në financim nga sektori bankar./ Monitor

The post BSH përgatit “stuhinë” për mikrofinancën: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Lija e majmunit nuk përhapet vetëm tek burrat homoseksualë

9 September 2024 at 14:16

Pretendimi: Lija e majmunit është një sëmundje që përhapet kryesisht nga meshkujt homoseksualë.

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————–

Më 14 gusht 2024, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) e deklaroi epideminë e lisë së majmunit në Afrikë një emergjencë të shëndetit publik me interes ndërkombëtar. Lija e majmunit është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi MPV.

Më pas, në rrjete sociale nisi të qarkullojë sërish pretendimi se kjo sëmundje prek kryesisht meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. Nisur nga ky pretendim, postimet në rrjete sociale shpërfillin rrezikun e përhapjes së këtij virusi. 

Deklarata zyrtare e OBSh lidhur me këtë epidemi shpjegon se versioni i ri i virusit që po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos duket se po transmetohet kryesisht nëpërmjet “rrjeteve seksuale”, por nuk përmend homoseksualitetin apo biseksualietin.

Sipas OBSh, lija e majmunit mund të transmetohet kryesisht nga kontakti i afërt me një bartës, përfshi anëtarët e një familjeje. Kontakti i afërt përfshin kontaktin lëkurë me lëkurë (prekja), kontaktin gojë me gojë dhe gojë me lëkurë (puthje). Lija e majmunit mund të transmetohet edhe duke qenë përballë me një bartës, me anë të spërklave të sistemit të frymëmarrjes. 

Njerëzit gjithashtu mund të marrin virusin nga objekte të kontaminuara si veshjet, përmes lëndimeve nga gjilpërat në sistemin e kujdesit shëndetësor ose në mjedise komunitare si sallonet e tatuazheve. Gjatë shtatzënisë ose lindjes, virusi mund të kalojë nga nëna tek fëmija.

Transmetimi nga kafsha e infektuar te njeriu ndodh nga kafshimet ose gërvishtjet, ose gjatë aktiviteteve si gjuetia, rrjepja, gatimi, ngrënia ose prekja e kufomave të kafshëve të infektuara. Në 2003, një numër kafshësh ekzotike të importuara nga Gana në ShBA ia transmetuan virusin 71 personave.

Orientimi seksual apo aktivitete specifike seksuale nuk përmenden si faktorë të veçantë rreziku lidhur me transmetimin e virusit.

Ndër rastet e para të shpërthimit të lisë së majmunit në Kongo në fund të 2023, prositutat ishin “grupi kryesor i profesionit” (14.6%). Mënyra e transmetimit në këto raste ishin marrëdhëniet heteroseksuale. Dy prej 24 nga këto gra humbën jetën si pasojë.

Megjithëse lija e majmunit mund të përhapet tek kushdo, nëpërmjet kontaktit të afërt, pavarësisht nga gjinia apo orientimi seksual, është e vërtetë që profesionistët e shëndetit kanë gjetur një përqindje të konsiderueshme të rasteve mes meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. 

Meqenëse ky virus zakonisht transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë pasi futet në një komunitet, ka më shumë gjasa të përhapet fillimisht nëpër atë komunitet. 

Ekspertë të shëndetit publik kanë theksuar një faktor që mund të ndikojnë në zbulimin e rasteve kryesisht në komunitetin homoseksual. Pjesëtarët e këtij komuniteti kanë më shumë gjasa të kryejnë testime të rregullta për sëmundje seksualisht të transmetueshme. 

Faktoje ka pëgënjeshtruar edhe më parë pretendimin se meshkujt homoseksualë dhe biseksualë janë burim kryesor i përhapjes së lisë së majmunit.

The post Lija e majmunit nuk përhapet vetëm tek burrat homoseksualë appeared first on Faktoje.al.

Kreu i OBSh nën shënjestër pas emergjencës së “lisë së majmunit”

20 August 2024 at 09:23

Pretendimi: Burri që po kërcen në këtë video është drejtori i OBSh Tedros Ghebreyesus.

Verdikti: E pavërtetë

————————————————-

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e shpalli emergjencë globalë situatën e sëmundjes që njihet si “lija e majmunit”, në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një foto e kreut të kësaj organizate, Tedros Ghebreyesus, krahas videos së një burri me mustaqe, të veshur me pantallona të shkurtra. Postimet pretendojnë se burri në video është Ghebreyesus, duke tentuar të ulin autoritetin e tij si ekspert shëndetësor. Një pjesë e mirë e komentuesve vijojnë të akuzojnë OBSh për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 dhe pretendime për kontroll të saj nga kompanitë e medikamenteve.

Në të vërtetë, megjithëse video djathtas është reale, ajo nuk tregon Ghebreyesus.

Sipas një analize të kryer nga kolegët e MythDetector, video është xhiruar më 16 shkurt 2020 në një bar në Sao Paolo, Brazil. Kjo u konfirmua edhe nga vetë pronari i barit në fjalë për median braziliane G1.

Si rrjedhim, personi në video nuk mund të jetë Ghebreyesus. Më 16 shkurt 2020, ai po merrte pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munich, Gjermani.

Tedros Ghebreyesus në Konferencën e Sigurisë në Munich

The post Kreu i OBSh nën shënjestër pas emergjencës së “lisë së majmunit” appeared first on Faktoje.al.

❌
❌