Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

By: user7
24 September 2024 at 09:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku. Kurti në reagimin e tij në “Facebook” ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Kurti në postim përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban-Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës ‘Afrim Bunjaku.

Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

The post Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku appeared first on Lapsi.al.

Një rruge rajonale për në Banjskë i vihet emri i heroit Afrim Bunjaku

23 September 2024 at 23:53

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217, segmenti Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ky vendim vjen në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kjo është një shenjë e nderimit për sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku dhe përkujtimi i tij do të jetë gjithmonë i gjallë përmes këtij emërtimi”.

Vendimi për emërtimin e rrugës u mor gjatë një mbledhjeje elektronike të Qeverisë, ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë vendimesh të tjera.

Gëzim Paci u emërua si kryesues i bordit të Postës së Kosovës, ndërsa Genc Metaj u emërua drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave.

Në këtë mbledhje, Qeveria ndau gjithashtu një fond prej 219 mijë eurosh për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris, me fokus në promovimin e teknologjisë së informacionit dhe tërheqjen e investimeve.

Ndër të tjera, u miratuan disa rregullore të reja për vlerësimin e rezultateve në punë, si dhe për procedurat e konkurrimit dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës në shërbimin civil./Telegrafi/

The post Një rruge rajonale për në Banjskë i vihet emri i heroit Afrim Bunjaku appeared first on Telegrafi.

Mblidhet Qeveria, bëhen ndryshime në Postën e Kosovës: Gëzim Paci merr drejtimin e Bordit

23 September 2024 at 23:30

Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e saj të 221-të ku mori vendime të rëndësishme, përfshirë:

Ndryshime në Bordet e Ndërmarrjeve: Gëzim Paci u emërua kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Emërime të reja: Genc Metaj u caktua Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe u krijua një Komision ad hoc për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Rruga Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë do të mbajë emrin e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Poashtu u ndanë 219,000 euro për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris, me fokus në promovimin e teknologjisë së informacionit dhe tërheqjen e investimeve.

Gjithashtu në mbledhje u aprovuan rregullore për vlerësimin e rezultateve në punë, procedurat e konkurrimit për nëpunësit teknikë, pezullimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës në Shërbimin Civil./Telegrafi/

The post Mblidhet Qeveria, bëhen ndryshime në Postën e Kosovës: Gëzim Paci merr drejtimin e Bordit appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

1 vit nga vrasja e policit në Banjskë, vëllai i Afrim Bunjakut rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit

By: redi
23 September 2024 at 16:31

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë. ”Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që…

Source

❌
❌