Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në SPAK

By: user7
8 October 2024 at 10:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas raportimeve, deputeti demokrat është thirrur nga prokurorët e SPAK për dosjen e Toyota Auris.

Pak ditë më parë Çela dhe kolegët e tij demokrat, u kallëzuan para pak ditës nga policia për kaosin e krijuar dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancëne e 30 shtatorit.

The post Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Mosbindja civile e opozitës, kush është ish-komandanti i FNSH i shpallur në kërkim

By: fra nc
8 October 2024 at 10:18

Pas protestës së opozitës në Tiranë, policia arrestoi një person dhe shpalli në kërkim nëntë të tjerë, përfshirë ish-komandantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Hivzi Bushati.

Arresimet dhe shpalljet në kërkim erdhën pas akteve të kundërligjshme gjatë protestës, ku u përfshinë edhe disa të mitur, tre prej të cilëve janë proceduar në gjendje të lirë.

Duket se sipas policisë ish-kreu i FNSH është përfshirë në veprimet e dhunshme gjatë protestës së opozitës në kryeqytet.

Nga përleshjet dhe incidentet gjatë protestës, 10 efektivë të policisë mbetën të plagosur, ndërkohë që të lënduar mbetën dhe tre protestues.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi duke theksuar se një grup individësh kishin kaluar kufijtë e ligjit me veprimet e tyre të dënueshme, duke rrezikuar sigurinë publike.

Nga ana tjetër opozita deklaroi se protesta e 7 tetorit është vetëm fillimi i mosbindjes civile e cila do të shtrihet në të gjitha qytetet deri në arritjen e qeverisë teknike.

Demonstrata u përqendrua kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Tubimi u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Krahas goditjeve me molotov ndaj institucioneve të sipërpërmendura, gjatë protestës pati dhe një sulm intensiv me lëndë plasëse ndaj selisë së Partisë Socialiste.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mosbindja civile e opozitës, kush është ish-komandanti i FNSH i shpallur në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Zbulohet arsyeja

8 October 2024 at 10:09
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ai është paraqitur i vetëm në SPAK paraditen e sotme. Sipas burimeve për Panorama.al, Isuf Çela është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Toyota Auris. Ndërsa Panorama.al ka siguruar momentin kur deputeti demokrat hyn brenda ambienteve të SPAK-ut. Kujtojmë që pak ditë më parë
Before yesterdayMain stream

Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas, dështon seanca për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës! Gjyqtarja e çështjes mund të zëvendësohet, zbulohet arsyeja

1 October 2024 at 12:15
Ka dështuar seanca e sotme gjyqësore në GJKKO për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës për grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit. Shkak mësohet se është bërë mungesa në seancë e gjyqtares Atalanta Zeqiraj. Gjykata njoftoi palët në proces se magjistratja kishte probleme shëndetësore, ndërsa nuk u caktua datë për seancën e

Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë

23 September 2024 at 10:54

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela. Vendimi u mor pas përfundimit me sukses të trajnimit njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi u konstatuan mangësi në kriterin profesional, por […]

The post Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

❌
❌