Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 September 2024Main stream

Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 19:28

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajo dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët.

“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.

“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai.

Ulutash tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌