Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë

26 September 2024 at 21:01

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë, ku po strehoheshin mijëra palestinezë të zhvendosur në veri të Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke lënë të plagosur 22 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur një shkollë në kampin e refugjatëve Xhabalia, duke thënë se po shënjestronte luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që gjendeshin brenda, dhe të cilët, sipas ushtrisë, po planifikonin sulme kundër trupave izraelite. Ky pretendim i Izraelit nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk ofroi detaje sesa gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve.

Forcat izraelite vazhdimisht kanë sulmuar shkolla, duke thënë se luftëtarët e Hamasit i përdorin këto objekte si “qendra komanduese” për të planifikuar sulme. Ushtria thotë se përdor armë precize për të shmangur viktima në mesin e civilëve.

Dhjetëra mijëra palestinezë po jetojnë nëpër shkolla në mbarë Gazën pasi janë larguar për shkak të bombardimeve dhe ofensivës izraelite. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.9 milion nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë të zhvendosur nga lufta, që nisi pothuajse një vit më parë.

Në qytetin jugor të Han Junisit, autoritetet varrosën në një varrezë masive trupat e 88 palestinezëve që Izraeli ktheu në Rripin e Gazës një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dënoi atë që e cilësoi si mënyrë “çnjerëzore dhe të pamoralshme” të trajtimit të trupave nga Izraeli, duke thënë se trupat u sollën të ngarkuar në një kamion, pa asnjë informacion lidhur me identitetin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Këtë herë është ndryshe në Lindjen e Mesme

19 August 2024 at 12:40

Konflikti midis arabëve dhe hebrenjve për tokën midis Luginës së Jordanit dhe Detit Mesdhe – me qendër rreth qytetit të shenjtë të Jerusalemit, i cili tani është kryeqyteti i shtetit të Izraelit – ka zgjatur për më shumë se njëqind vjet. Por tani konflikti po ndryshon – dhe jo për mirë. Ai filloi nën sundimin […]

The post Këtë herë është ndryshe në Lindjen e Mesme appeared first on Reporter.al.

❌
❌