Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO / “O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova

By: admin
16 September 2024 at 22:40

At Nikolla Xhufka dhe producenti Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika janë përballur live në emisionin People pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

At Nikolla Xhufka: Po je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla dhe i ke mashtruar e u ke marrë lekët. Po kush të beson ty, tio je një antishqiptar. Pu pu çfarë surrati.

Producenti: Faleminderit shumë juve për hapësirën, por mos përdorni persona të tjerë në këtë mes.

At Nikolla Xhufka: Ke ardhur tek Kisha si përfaqësues i Behxhet Pacollit, kam kamerat me zë dhe me figurë, që do bëje investimin tek Kisha. Ato do shkojnë në Prokurori, unë nuk jam si ty që merresh me montazhe, që hyn nëpër burgje për mashtrime me femra.

Producenti: At Nikolla as nuk e merr guximin që ti drejtohet Prokurorisë sepse e di që del i fundosur.

The post VIDEO / “O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 17:59

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Bëhet fjalë për producentin Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euronews Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.

“At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka  ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

Më tej, Kika u shpreh kështu:

“Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Whats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të appeared first on Euronews Albania.

At Nikolla Xhufka: Djalin që më provokoi seksualisht ma solli Behxhet Pacolli

By: Ela
16 September 2024 at 16:38

At Nikolla Xhufka deklaron se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është personi që e ka provokuar seksualisht. Ai shprehet se videot e emisonit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë prerë. Ai deklaron më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni […]

The post At Nikolla Xhufka: Djalin që më provokoi seksualisht ma solli Behxhet Pacolli appeared first on BoldNews.al.

❌
❌