Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Nëse ai flet 25 minuta, mund ta bëj edhe unë

By: rom ario
23 September 2024 at 09:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë para gazetarëve se duhet të trajtohet njësoj me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në OKB.

Sipas Euronews, Komentet Vuçiç i bëri para mbledhjes në OKB, ku tha se dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta, njësoj si Biden dhe se askush nuk mund ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 25 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

“Serbia do të jetë e barabartë, nëse Lavrov dhe Erdogan mund të flasin më gjatë, edhe unë. Nuk do të mund të më përjashtojnë mua”, tha më tej Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Nëse ai flet 25 minuta, mund ta bëj edhe unë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌