Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Asllani pas rinovimit: Kjo kontratë, një burim krenarie

By: admin
17 September 2024 at 00:29

Interi njofton se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër deri në vitin 2028.

Kristjan Asllani, pasi ka zyrtarizuar rinovimin me zikaltërit, ka dhënë një intervistë për Inter TV.

Çfarë përfaqëson ky rinovim për ju, që i keni admiruar gjithmonë ngjyrat e zikaltërve?

“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj me këtë ekip, është nder të luaj me këtë fanellë. Kjo kontratë është një burim krenarie, por unë e marr atë si një pikënisje për gjërat ku duhet të rritem dhe përmirësohem. Siç them gjithmonë, stërvitem përkrah kampionëve dhe jam i lumtur që kam djem të tillë, ndaj jam i sigurt se ky rinovim është edhe rezultat i ndihmës së shokëve të skuadrës”.

Jeni në sezonin tuaj të tretë me Interin, nëse shikoni prapa nga viti 2022 deri më sot, në çfarë mendoni se jeni rritur më shumë?

“Unë jam bërë padyshim më i vjetër, kur erdha isha 20 vjeç, isha fëmijë. Tani jam pothuajse 23 vjeç dhe padyshim që jam rritur në kokën time edhe jashtë fushës. Vlen shumë të kesh kampionë pranë, që më ndihmojnë çdo ditë, por jam rritur në shumë mënyra”.

Mund të themi se jeni rritur me ekipin? Fryma e grupit ka mbetur gjithmonë e njëjtë.

“Ka gjithmonë uri për të fituar dhe dëshirë për të ngritur trofe. Dua të falënderoj djemtë e vitit të parë dhe ata të vitit të kaluar, të gjithë më ndihmuan dhe më bënë të kuptoj se çfarë do të thotë të jesh te Inter”.

Cilat janë synimet tuaja për këtë sezon?

“Në nivel personal dua të rritem dhe përmirësohem çdo ditë, jam ende 22 vjeç, kështu që duhet të përmirësohem në shumë gjëra dhe e di gjithashtu. Në nivel ekipi, kur je Inter, duhet të fitosh sa më shumë, të fitosh disa kupa. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, është e vështirë të rikonfirmohesh, por ne do të japim më të mirën tonë”.

Lojtari i lindur në vitin 2002 u ble nga Empoli për rreth 15 milionë euro: deri më tani ai ka bërë 64 paraqitje dhe ka shënuar një gol për zikaltërit.

The post Asllani pas rinovimit: Kjo kontratë, një burim krenarie appeared first on Albeu.com.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Kristjan Asllani mbetet tek Interi, rinovon kontratën deri në 2028

By: redi
16 September 2024 at 17:45

Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028. Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interi, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani. Asllani është pjesë e Interit që prej verës së vitit 2023.

Source

“Përplasja Asllani-Manaj?”/ Rrëfehet Silvinjo

By: gaze tare
8 September 2024 at 17:40

Pas ndeshjes me Ukrainën pati një përplasje mes dy futbollistëve, Kristjan Asllanit dhe Rei Manajt. Përplasja mes tyre ka ndodhur për një goditje dënimi gjatë ndeshjes, ndërsa trajneri Silvinjo ka folur pak më tepër rreth çështjes dhe e ka shoqëruar me një batutë.

Ai foli edhe për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian, teksa nuk la pas mungesën e Gjimshiti, por Hysajt në ndeshjen me Ukrainën.

Kam parë një ndeshje shumë të vështirë, ata janë të fortë, e kam thënë më parë, teknikisht të fortë, një nivel i lartë. Unë u thashë lojtarëve të mi që do të shkojmë të vuajmë dhe kjo është ndeshja, por ata bënë mirë, edhe rinisjet, edhe pozicionet e Bajramit pak më në qendër, atë që i kemi thënë gjatë javës e bënë në fushë. Kemi bërë shumë mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë.

Peng për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian? Nuk kam asnjë peng, futbolli është jetë dhe jeta vazhdon. Po ju pyes, Gjimshiti e beri Euro 2016? Jo, ai erdhi me ne dhe bëri kapitenin në 2024. Kjo është jeta, më vjen keq, kam 35 lojtarë e duhet të bëj zgjedhje. Është e vështirë, ka raste kur shkon në shtëpi dhe nuk fle. Nuk është personale, është futboll.

Kjo është një skuadër pak më e pjekur, ata kanë mësuar shumë në Europian, por të mos harrojmë që është një ekip në rritje, nuk është gati, po përmirësohet shumë. Kemi shumë të rinj, një përzierje me lojtarë me një të kaluar të rëndësishme.

Sot nuk ishte Gjimshiti, por Hysaj bëri mirë, me zemër, ka bërë 10 vite në këtë ekip, është ai me më shumë ndeshje. Kjo është një skuadër që po rritet. Përfitoj nga rasti të them se është një grup shumë i vështirë, do të ndodhin nga të gjitha gjërat, është shumë i ekuilibruar. Do të jetë shumë e vështirë, më bëhet qejfi që jam këtu si trajner, por e di që duhet të rritemi dhe përmirësohemi shumë.

Gjeorgjia? E kemi parë Ukrainën shumë, por edhe Gjeorgjinë, është një grup i vështirë, edhe Çekia është një ekip shumë i fortë. Të martën ne kemi një kundërshtar shumë të vështirë, fizikisht shumë të fortë, shumë të organizuar.

Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër u thashë të dyve, silleni topin se e gjuaj unë (qesh). Ndodh, është futbolli, njëri dëshiron gjithmonë të gjuajë. Unë ndoshta jo në fushë, por Doriva se ai i gjuan shumë fort. Zabaleta jo.

Manaj? Ne jemi një skuadër sakrifice, që duhet të luftojmë, vuajmë, rinisemi, luajmë me shpirt e zëmër, siç kemi bërë të gjithë. Rei e ka kuptuar, kjo është ndeshja që duhet të bëjmë më shumë, sot. Jam edhe më shumë krenar për lojtarët, të gjithë vrapuan shumë kemi bërë gjithçka që programuam. Për ndeshjen tjetër të shohim, ai ka shpenzuar shumë energji si të tjerët”, tha trajneri i kombëtares.

The post “Përplasja Asllani-Manaj?”/ Rrëfehet Silvinjo appeared first on iconstyle.al.

❌
❌