Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Gjirokastër| Fermerët e lajthisë kërkojnë mbështetje nga shteti: S’ka fuqi punëtore

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:36

Në këtë sezon fermerët që kultivojnë sipërfaqet e mbjella me lajthi në zonën e Gjirokastrës përballen me veshtirësi për sigurimin e fuqisë punëtore dhe gjetjen e tregut.

Mihal Nasi, një prej kultivuesve shprehet se megjithëse prodhimi është i mbarë lajthia u dëmtua nga temperaturat tejet të larta të stinës së verës.

“Kam mbjellë rreth 8 mijë metër katror  sipërfaqe, janë rreth 1 200 rrënjë jemi në përfundim të procesit të vjeljes dhe njëkohësisht edhe bëjmë pastrimin e tyre për të bërë magazinimin. Prodhimi ka qenë i mirë por jo në masën që mendonim dhe shpresonim  për arsye sepse temperatura ajrore ishte e tillë që i përcëlloi pavarësisht se ne ja kemi bërë  të tëra llojet e shërbimeve,” –shprehet Nasi.

Aktualisht fermrët janë në përfundim të procesit të vjeljes ndërsa po punojnë për pastrimin dhe bërjen gati për tregëtim të prodhimit.

Kultivuesit e lajthisë shprehen se përballen me vështirësi përsa i përket sigurimit të fuqisë punëtore.

“Çdo punë ka vështirësitë e saj dhe kjo do krasitjen, vaditjen, plehërimin, do spërkatjet, ka shumë procese pune, marr punëtorë por sa vete edhe bëhet më e vështirë për punëtorë,” –thotë Nasi.

Fermerët kërkojnë mbështetjen nga shteti për ngritjen e pikave për grumbullimin e lajthisë në mënyrë që çmimi i tregëtimit të saj të jetë i përshtatashëm për të përballuar kostot e kultivimit të sipërfaqeve bujqësore me lajthi.

Përgjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje interesimi i fërmerëve për kultivimin e arrorëve dhe lajthisë në zonën e Gjirokastrës por mbështetja nga shteti do të mundësontë ndihmesën për agropërpunuesit dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Fermerët e lajthisë kërkojnë mbështetje nga shteti: S’ka fuqi punëtore appeared first on Euronews Albania.

❌
❌