Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë Lirisë? Depozitohet nisma në Kuvend

By: user 5
8 October 2024 at 19:15

Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon angazhimet politike dhe partiake. Mësohet se Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore. Bëhet me dije se Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra. Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”. Kryemadhi e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë.

The post Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë Lirisë? Depozitohet nisma në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, ja kush dominon më shumë

By: gaze tare
3 October 2024 at 09:35

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete.

Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023. Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë.

Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm, numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej.

Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë. Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status.

Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./Monitor

The post Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, ja kush dominon më shumë appeared first on iconstyle.al.

“Pokeri” historik me fanellën e Çelsit/ Video e Palmer bëhet virale, sulmuesi e kishte parashikuar para fillimit të sezonit

28 September 2024 at 22:02
Kol Palmer, duket se ka parashikuar katër golat e tij kundër Brajtonit, para se të fillonte sezonit në një video që është rishfaqur pas paraqitjes spektakolare të anglezit.    22-vjeçari, në fakt, është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon katër gola në pjesën e parë.  Pak para se sezonit të

‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve

21 August 2024 at 18:53

Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese të çimentos dhe riciklimit të letrës dhe plastikës, u ulën në një tryezë me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të Kuvendit, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarin e Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi dhe kryetarin e […]

The post ‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

❌
❌