Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Masa ‘detyrim paraqitje’ ndaj kreut të PD, kur mbahet seanca në GJK për Berishën

By: rom ario
24 September 2024 at 18:21

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha do të zhvillohet në datën 19 nëntor të këtij viti.

Kjo seanca do të zhvillohet mbi një bazë të gjerë dokumentash të paraqitura, ku ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese kaloi në 18 shtator 2024 për shqyrtim ankimimin mbi masën e parë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në tetor të vitit 2023.

Palë në procesin që do të zhvillohet në ‘Kushtetuese’ do të jetë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin pasi edhe për masën “Detyrim paraqitje” që nuk e zbatoi, pasi duhej t’i drejtohej Kuvendit për miratim, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët Kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masa ‘detyrim paraqitje’ ndaj kreut të PD, kur mbahet seanca në GJK për Berishën appeared first on Euronews Albania.

❌
❌