Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Ligji për plehrat pritet me kundërshti, ekspertët: Pasojat janë afatgjata dhe të rrezikshme

By: Ardit
19 September 2024 at 17:39

Të mërkurën u mbyll afati për qytetarët dhe grupet e interesit për të shprehur mendimet e tyre mbi projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili është pritur me kundërshtime. Pak ditë më parë Aleanca kundër Importit të Plehrave AKIP mbajti një takim ku renditën edhe njëherë arsyet se pse çdo qytetar i Shqipërisë […]

The post Ligji për plehrat pritet me kundërshti, ekspertët: Pasojat janë afatgjata dhe të rrezikshme appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht

By: D Marku
27 August 2024 at 19:46

Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike.

Nga Porti i Durrësit, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Ky është pretendimi i Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në Seattle. Përfaqësuesi i tij, Jim Puckett i tha Zërit të Amerikës se të dhënat që BAN-i disponon janë marrë nga një sinjalizues nga Porti i Durrësit, i cili ka ofruar dëshmi për këtë.

“Para një muaji, ne krijuam një portal, ku individë nga e gjithë bota mund të raportojnë për mbetjet helmuese. Personi i parë që na sinjalizoi ishte një individ që vëzhgoi transportin e mbetjeve helmuese në portin e Durrësit. Ai kishte njohuri se ku shkonte pluhuri helmues dhe dokumentet që tregonin rrugëtimin e ngarkesave”.

Pas marrjes së të dhënave BAN-i thotë se ka kryer hulumtimin e veta dhe arrin në përfundimin se dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga porti i Durrësit.

“Ne ishim në gjendje të konfirmojmë se kontejnerët që raportoi sinjalizuesi, numrat e tyre identifikues, i vërtetuam përmes aplikacionit ‘Google Earth’ , po ashtu përmes imazheve satelitore të Google Earth, lokalizuam vendndodhjen e tyre të saktë duke e krahasuar me dritat dhe rrugët e portit. Kemi tre burime të dhënash të marra në tre kohë të ndryshme. Ne dyshojmë se kjo ndodh çdo tre apo katër muaj.”

Hiri i eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës ‘Sokolaj’ e cila e ka blerë atë nga fabrika e kompanisë Kurum në Elbasan që prodhon çelik dhe hekur. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, firma Sokolaj deri në përgatitje e këtij materiali nuk ka kthyer përgjigje.

Firma turke Kurum, në një deklaratë të bërë më 21 gusht, ndonëse nuk jep sqarim të saktë nëse është ajo shitësja e kësaj lënde, thotë se

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

Puckett thotë se eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi, ngre dyshime që ai n uk vjen vetëm nga fabrika e Kurimit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF.

“Ky material mund ta ketë origjinën nga vende të tjera të Evropës. Kudo ku ka fabrika për shkrirjen e çelikut, krijohet ky lloj hiri. Kompanitë duan ta heqin atë qafe, sepse kostoja është më e lartë për ta menaxhuar siç duhet. Po ashtu edhe zinku që nxirret prej tij nuk është aq i vlefshëm”, thotë zoti Puckett.

Sipas të dhënave që sinjalizuesi i dha Rrjetit të Aksionit të Bazelit, rasti i fundit ishte në muajin korrik, kur material i dyshimtë fillimisht u ngarkua në kontejnerë në Portin e Durrësit. Pasi largohet nga porti i Durrësit, kontejnerët udhëtojnë drejt portit të Triestes, në Itali. Aty kontejnerët ngarkohen në dy anije të tjera transportuese, që i përkasin firmës daneze ‘Maersk’. Prej portit italian, përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës malli u nis fillimisht për në Singapor, prej nga do të vazhdonte rrugën për në destinacionin e tij përfundimtar, Tajlandën. Ndërsa malli lundronte në mes të ujërave të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, një nga dy anijet që e transportonin atë u zhduk nga radarët. BAN-i thotë se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur ata ngritën shqetësimin se një ngarkesë me pluhur helmues po transportohej nga Shqipëria për në Azi.

Firma daneze Maersk e konfirmoi për Zërin e Amerikës se sinjali nga një prej anijeve të saj me të vërtetë u ndal, por thotë se kjo nuk u bë për arsyen që ngre si dyshim BAN-i.

“Një organizatë jo qeveritare ka spekuluar se pse gjurmuesi i anijes tonë Campton ishte fikur. Ndërsa situata e sigurisë në ujërat rreth rajonit të Lindjes së Mesme është e ndjeshme, nuk është e pazakontë që disa pronarë anijesh të çaktivizojnë gjurmuesin e tyre”.

Kjo lë të kuptojë se mund të jetë bërë për të shmangur një sulm nga grupi militant jemenas, Houthi që prej nisjes së luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit ka kryer një mori sulmesh mbi anijet transportuese që kanë lundruar afër Jemenit.

Maersk gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se ata vendosën ta transportonin mallin pasi dokumentacioni shoqërues thoshte se ishte i pa rrezikshëm.

“Nëse do të ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, Maersk do të kishte refuzuar ta transportonte. Për shkak të spekulimeve në lidhje me përmbajtjen e tij, Maersk ka bashkëpunuar me autoritetet e Singaporit… Anija jonë Campton ka shkarkuar kontejnerët në Singapor dhe tani ato po riatdhesohen për në Shqipëri nga një kompani tjetër”.

Një tjetër argument që përmend “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” për dyshimet e transportimit të këtij materiali nga porti i Durrësit është dërgesa e parafundit që shkoi nga Durrësi për në Kinë. Nga muaji prill, sipas drejtorit ekzekutiv Jim Puckett, kjo dërgesë është bllokuar në një port kinez, afër Hong Kongut.

“Kjo dërgesë u nis nga i njëjtë port. Sipas sinjalizuesit tonë, kinezët e kanë refuzuar atë. Janë 115 kontejnerë nga Shqipëria që ende janë të bllokuar në Kinë. Kinezët e kanë analizuar materialin dhe kanë gjetur nivele të larta të metaleve, përfshirë mbi 8% plumb”, thotë zoti Puckett.

Dy ministri të qeverisë shqiptare në fundjavë thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”

Nëse konfirmohet se fjala është për hirin që del nga oxhaku i fabrikave metalurgjike, atëherë pasojat, sipas BAN-it janë të rënda, për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por mund të ketë edhe pasoja politike.

Pluhuri EAF përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Në fotografitë e sinjalizuesit të BAN-it për rastin e muajit korrik, sipas zotit Puckett, shihen grumbuj të hirit që ishin lënë në mjedis të hapur në portin e Durrësit. Fotografi të ngjashme shihen edhe në aplikacionin ‘Google Earth’. Një e tillë, e bërë më 11 tetor të vitit të kaluar, tregon grumbuj të hirit brenda hapësirës së portit të Durrësit.

“Fjala është për një mbetje të rrezikshme nëse nuk trajtohet si duhet. Ju nuk do të donit ta mbani këtë afër fëmijëve apo personave me sëmundje kronike”, tha zoti Puckett.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Kjo zyrë nuk pranoi të komentojë.

“Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje në lidhje me rastet që OLAF mund të trajtojë pasi duhen mbrojtur të dhënat e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që do të pasojnë…”, tha për Zërin e Amerikës zyra për informim e OLAF-it.

Dogana shqiptare megjithatë e konfirmoi për Zërin e Amerikës se ishte OLAF-i ai i cili e njoftoi Strukturën Antitrafik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për rastin. Kjo zyrë gjithashtu nuk pranoi të komentojë, pasi rasti tani është nën hetim. As kompania gjermane ‘EMS Shipping’ që menaxhon një pjesë të portit të Durrësit, pikërisht pjesën ku bëhet ngarkimi i këtij materiali në kontejnerë, nuk pranoi të bëjë komente.

“Duke qenë se rasti është nën hetim nga autoritetet me të cilat po bashkëpunojmë plotësisht, nuk mund të komentojmë detajet e rastit derisa të përmbyllet”.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se ishin ata që e njoftuan OLAF-in për rastin.

“Ne i jemi shumë mirënjohës OLAF-it dhe prokurorisë në Shqipëri që po merren me këtë rast, pasi unë kam përshtypjen që kjo është maja e një skandali shumë më të madh”, thotë Drejtori Ekzekutiv i BAN-it, Jim Puckett.

Pasojat politike, nëse konfirmohet pretendimi i organizatës amerikane, mund të jetë shkelja e Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara, që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese të konventës, një prej të cilave është edhe Shqipëria, nuk lejohen të dërgojnë mbetje helmuese tek një vend tjetër, nëse nuk marrin paraprakisht miratimin nga vendi mikpritës.

Qeveria shqiptare i hodhi poshtë gjatë fundjavës akuzat se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara.

Në deklaratën e përbashkët të dy ministrive të qeverisë shqiptare thuhet se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit.

“Unë do të këshilloja që Shqipëria të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh në portin e Durrësit. Dikush duhet të analizojë ato grumbuj që gjenden në port dhe mallin që po kthehet nga Singapori. Por unë e them me 95% siguri se fjala është për hirin EAF, të cilin të gjithë në industrinë metalurgjike e njohin si mbetje helmuese”, thotë për Zërin e Amerikës, Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Baselit.

Puckett thotë se e kupton që Doganat mund të jenë mashtruar nga eksportuesit, të cilët mund ta kenë deklaruar atë si material të parrezikshëm, por:

“Është shumë e dyshimtë se si mund ndodhë kjo gjë para syve të tyre. Unë jam i sigurt se kjo është një histori më e madhe që përfshin shumë eksporte që nuk janë vërejtur më parë dhe që ndoshta e kanë burimin diku në Evropë, apo edhe në vende të tjera. Unë nuk besoj që kjo histori ka marrë fund”

Odiseja e këtyre mbetjeve është vetëm në hapat e parë, ndërsa pritet përfundimi i analizave laboratorike se çfarë përmban në të vërtetë malli në kontenierët që po udhëtojnë për t’u rikthyer në Shqipëri./VOA

The post Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht appeared first on Albeu.com.

Premtimi i pambajtur për landfillin e Vlorës

By: FAKTOJE
6 July 2024 at 10:00

Verën e kaluar, teksa shtëllungat me tym të zi mbulonin Vlorën nga djegia masive e plehrave, kryebashkiaku Ermal Dredha premoi zgjidhje të shpejtë për mbetjet. Kryebashkiaku tha se landfilli i Sherishtës do të vihej në punë në pranverë të këtij viti, por verfikimet tregojnë se premtimi nuk u mbajt. Landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni.

Afrovita Hysaj

Pika nevralgjike e një qyteti bregdetar si Vlora, mbetet menaxhimi i mbetjeve urbane. Situata arriti kulmin një vit më parë, ku i gjithë sezoni turistik (korrik-shtator) u shoqërua nga zjarre të njëpasnjëshme në pikën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Për sezonin turistik të këtij viti gjendja pritej të ishte rregulluar duke vënë në punë landfillin e ri të ndërtuar në Sherishtë. Kjo ishte zgjidhja që ofroi edhe kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha në 24 Korrik të vitit 2023.

“Zgjidhja afatgjatë është të vendoset funksion të plotë landfilli që është ndërtuar në Sherishtë.”, deklaroi një vit më parë kryebashkiaku Dredha.

Disa muaj më vonë, gjatë një vizite në Vlorë edhe kryeministri Edi Rama iu rikthye vënies në punë të landfillit. Rama kërkoi që landfilli të ishte gati pranverën e këtij viti.

“Duhet ta mbyllim përpara sezonit”, tha kryeministri Rama.

Në përgjigje të këtij urdhëri, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha premtoi se landfilli do të fillonte punën më shpejt.

“Ne themi ta fillojmë tani.”, premtoi Dredha.

Verifikim

Në shkurt të 2024-ës, edhe Drejtoresha e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Vlorë, Erinolda Lushaj tha për mediat se landfilli do të vendosej në punë këtë prill.

Por deri më tani (korrik 2024) ende nuk ka asnjë gjurmë të funksionimit të Landfillit të Vlorës. Asnjë prej zotimeve të zyrtarë publik nuk është përmbushur.

Verifikimet në terren tregojnë se landfilli i Sherishtës në Vlorë jo vetëm që nuk është vënë në punë këtë pranverë, sikurse u premtua. Madje, nuk është e qartë as se kur do të jetë në funksion. 

Jerola Ziaj, sekretare e Unionit Turistik për Jugun i druhet përsëritjes së zjarreve masive në kulmin e sezonit turistik.

“Dikush duket të marrë përgjegjësi të zgjidhë këtë ngërç të krijuar për më shumë se katër vite radhazi. Reja kancerogjene e tymit mbi qytet nuk mund të jetë opsion për më tepër në një qytet turistik si yni.”, thotë ajo.

Për të mësuar mbi arsyet e shkeljes së premtimit, Faktoje i është drejtuar me një kërkesë për informacion Bashkisë së Vlorës. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli ne nuk kemi marrë një përgjigje nga ky institucion.

Si është situata me mbetjet në Vlorë?

Shqetësim edhe këtë vit mbetet vija bregdetare, e cila duket se ka mungesë të koordinimit për pastrim mes privatit dhe Bashkisë.

Ndërkohë në mungesë të Landfillit, masat parandaluese të Bashkisë së Vlorës për situatën e ndotjes dhe zjarret në pikën e grumbullimit të mbetjeve konsistojnë në vendosjen e ndriçimit dhe kamerat monitoruese të pikës me 8 hektarë për grumbullimin e mbeturinave. Kjo për të shmangur zjarret e qëllimshme.

Edhe në brendësi të qytetit situata me mbetjet ka probleme. Banorët e Vlorws ankohen për koshat e tejmbushur të mbetjeve.

Në lagjen “Hajro Çakërri” koshat janë dëmtuar.

Edhe në sytë e turistëve plehrat bëjnë përshtypje. Ermioni Velaj, turiste e përvitshme e qytetit bregdetar tregon se Vlora ka përmirësime të dukshme infrastrukturore krahasuar me një vit më parë. Por plehrat mbeten problem sipas saj.

“Vlora është një qytet i bukur, vijmë gati cdo vit për plazh. Ne jetojmë në Itali por për pushime kthehemi në vendlindje. Ka ndryshuar Vlora, është bërë shumë e bukur, ama me plehrat është çik problem. Në plazh nuk ka kosha. Duhet parë çik kjo punë, se na vijmë edhe të huajt. Vjet ishte më keq, sikur ka ndryshuar pak, ama ishalla bëhet edhe më mirë.” – tregon ajo.

Për zgjidhjen e kësaj situatës Bashkia ka tenderuar tek kompania “Clean Fast” pastrimin e njësive administrative, ndërsa Ministria e Turizmit po nëpërmjet prokurimit publik i ka kaluar privatit pastrimin e vijës bregdetare, praktikë e ndjekur edhe vitin e kaluar ku fitues u shpall “Fusha Shpk & Alko Impex Construksion”.

Por zbatimi i kontratave mes Bashkisë dhe Privatit në terren ka qenë një pikë problematike.

Nga verfikimet rezulton se firma e cila ka në kompetencë pastrimin e vijës bregdetare, nuk ka nisur të zbatojë kushtet e kontratës që pritej të niste në 15 qershor, si:

  1. Vendosja e 350 kontenierëve të rinj (Vlorë)
  2. Vendosja në punë e 4 automjeteve të tonazhit 10-15 ton.
  3. Puna në : Pastrim kontenierësh, fshirje aksi rrugor dhe transport deri në pikën e grumbullimit,  me 2 turne gjatë ditës.
  4. Angazhimi i 48 punonjësve në këtë zonë.

Në bazë të informacioneve të marra nga përfaqësues të kësaj firme, aktualisht janë në funksion: 2 automjete teknologjike, 1 kamionçinë dhe 6 punonjës.

Një tjetër masë e njoftuar nga Bashkia për mbarëvajtjen e pastrimit është vendimi për caktimin e orarit 22:00 me 24:00 për depozitimin e mbetjeve nga bizneset. Në rast të shkeljes së këtij orari Bashkia ka njoftuar masa administrative nga gjoba progresive (5000 lekë për shkeljen e parë; 20 000 lekë për shklejen për herë të dytë) deri në ndjekje penale për biznesin për “ndotje mjedisore” nëse shkelet orari i caktuar për herë të tretë.

Pavarësisht masave të marra, përgjegjësia kryesore e menaxhimit të qyteti i mbetet Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Jemi angazhuar maksimalisht dhe po punojmë me të gjithë kapacitetin logjistik të Ndërmarrjes. Kërkojmë bashkëpunimin e banorëve dhe biznesit për një sezon të suksesshëm. Është sfidë së pari e jona, e pastaj e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në qytet.” – thotë Dorian Xhelili, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Pas prishjes së kontratës mes Bashkisë Vlorë dhe kompanisë që kryente shërbimin e pastrimit të qytetit, në qershor të vitit të kaluar, kjo kompetencë i kaloi Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Situata pritet të shihet se si do vijojë në muajt korrik dhe gusht, kur fluksi është më i madh e mbetjet urbane shtohen.

Projekti i Landfillit të Vlorës

Në qershor 2020, Integrated Technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane Bulfaro Spa, u shpallën fituese të një tenderi prej 9.8 milionë eurosh – pjesë e një projekti të financuar nga banka gjermane KfË për ndërtimin e landfillit me një kapacitet prej 350 mijë ton mbetje. Sipas kontratës Landfilli i Sherishtës duhej të ishte gati për punë që në qershor të vitit 2021.

Por prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Aksioneri i saj i vetëm, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion – si pjesë e aferës famëkeqe të inceneratorëve.

Ndërtimi i landfillit të Sherishtës është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfË, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Nga viti 2020 deri në dhjetor 2021 kur GJKKO sekuestroi objektin, vetëm 90% e punimeve të projektit kishin përfunduar. Sekuestrimi ndaloi punën në landfill.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimet e kryera në terren, premtimin e kryebashkiakut Ermal Dredha se landfilli i Sherishtës do të vihej në punë brenda pranverës së këtij viti, do ta kategorizojmë si premtim të pambajtur.

Vlora, qyteti ku mbetjet digjen në qiell të hapur – Faktoje.al

The post Premtimi i pambajtur për landfillin e Vlorës appeared first on Faktoje.al.

❌
❌