Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Berisha i jep udhëzimet drejtuesve lokalë të PD: Dilni në ballë të mosbindjes civile

By: fra nc
1 October 2024 at 13:32

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të menjëhershëm nga të gjithë drejtuesit e partisë, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Ai ka inkurajuar deputetët dhe aktivistët të qëndrojnë në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile që pritet të nisë me protestën e 7 tetorit.

Kreu i PD i bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar për një të ardhme më të lirë dhe demokratike.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra. Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies. Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës. Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë. Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha i jep udhëzimet drejtuesve lokalë të PD: Dilni në ballë të mosbindjes civile appeared first on Euronews Albania.

❌
❌