Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Mbledhja e Asamblesë së OKB, ja marrëveshjet që pritet të firmosë ministri Hasani

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 09:56

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë.

Gjithashtu, ministri do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbledhja e Asamblesë së OKB, ja marrëveshjet që pritet të firmosë ministri Hasani appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Arrestohet producenti i famshëm amerikan, Sean Diddy

By: So Nila
17 September 2024 at 08:34

Sean “Diddy” Combs është arrestuar në Nee York City me akuza të paspecifikuara federale, sipas autoriteteve. Arrestimi në Manhattan pasoi bastisjet në dy nga pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në mars, si pjesë e një “hetimi në vazhdim”.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe klienti i tij ishte një “njeri i pafajshëm”.

Muzikanti është përballur me një sërë akuzash nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.

Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim në vazhdim nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, thanë burime të shumta të zbatimit të ligjit për CBS.

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Damian Ëilliams konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma.

Combs përballet me një sërë padish civile, duke përfshirë akuzat se ai përdhunoi një vajzë të mitur dhe u përpoq të detyronte një producent të bënte seks me një burrë tjetër.

/abcnews.al

❌
❌