Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Dalin rezultatet e exit poll të zgjedhjeve në landin e Brandenburgut

By: user 6
22 September 2024 at 18:45

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të diel. Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet për qeverisjen e këtij landi. Sipas exit poll të ARD, Partia Socialdemokrate arrin 31,2% të votave, vetëm pak para AfD-së me 29.9%. Kurse sipas të dhënave të grupit studimor “Zgjedhjet” për televizionin ZDF, SPD kryeson me 31,8%, e dyta renditet AfD me 29,2%.

AfD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe renditet në vendin e dytë. CDU arriti 11.5%, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapo formuar arrin menjëherë 12%. Të Gjelbrit duhet të shqetësohen nëse do të kthehen në parlamentin e shtetit me 4,5% të votave. Kurse “E Majta” nuk ka gjasa të kalojë kufirin 5%. Në Brandenburg nuk hyjnë në parlamentin e landit partitë që arrijnë më pak se niveli 5% i votave, vetëm nëse arrijnë të marrin një mandat të drejtpërdrejtë.
Roli i kryeministrit Woidke

Zgjedhjet e së dielës ishin edhe një votim për të ardhmen e kryeministrit, Dietmar Woidke (SPD) me 3 mandate qeverisjeje deri tani. Ai kishte bërë të ditur, se nëse AfD arrin të dalë forca kryesore do të tërhiqej nga qeveria. Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Sipas barometrit të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër.

Para votimeve të gjitha partitë e kishin përjashtuar një koalicion me AfD. Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese e ka kategorizuar degën e AfD për landin si rast të dyshuar ekstremist, kurse kandidatin e saj kryesor Hans-Christoph Berndt si ekstremist të djathtë. Me 73%, pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2019. Në atë kohë, 61,3% shkuan në votime.

Kjo vazhdimësi politike në Brandenburg është unike për shtetet e Gjermanisë Lindore. Aty ka pasur vetëm 3 kryeministra në 34 vjet, të gjithë nga e njëjta parti, dhe asnjë importim nga perëndimi, siç ndodhi në Saksoni dhe Tyringi pas ribashkimit të Gjermanisë. Ky është një land që është më shumë se një e treta është i mbuluar nga pyjet.

Me gati 2.6 milionë banorë, landi i Brandenburgut është i dhjeti në krahasim me 16 shtetet federale dhe me një mesatare prej 87 njerëz për kilometër katror duke u bërë më pak i populluari në Gjermani. Pothuajse 12% e njerëzve kanë prejardhje migracioni kur në mbarë Gjermaninë kjo shifër është 30%. ©LAPSI.al

The post Dalin rezultatet e exit poll të zgjedhjeve në landin e Brandenburgut appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet në Gjermani, partia e Scholz kërkon të ndalë të djathtët në Bradenburg

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 12:45

Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të Gjermanisë.

Rreth 2.1 milion njerëz janë të regjistruar për të votuar për një parlament të ri shtetëror në Brandenburg, shtetin që përfshin kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Anketat e fundit tregojnë se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në garë të ngushtë me Social Demokratët, partinë që ka qeverisur Brandenburgun pandërprerë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Social Demokratët, partia më e madhe në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, shpresojnë të mbajnë kontrollin mbi bastionin e tyre përballë rritjes së mbështetjes për partitë të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

Nëse Social Demokratët humbin në Brandenburg, kjo do të shihej si një shenjë e keqe për Scholzin një vit para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 28 shtator 2025.

Fati i guvernatorit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, gjithashtu është në rrezik.

Ai e bëri qëllim të tij që Social Demokratët ta mposhtin Alternativën për Gjermaninë dhe zotoi se do të dorëhiqet nëse AfD-ja fiton.

“Nëse humbas ndaj AfD-së, unë do të largohem”, tha Woidke.

Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë vota në shtetin e Thuringisë dhe gjithashtu pati rezultate të mira në zgjedhjet në Saksoni më 1 Shtator.

Një parti e re e themeluar nga një figurë e njohur e majtë gjithashtu pati rezultate të mira, ndërsa partitë në qeverinë kombëtare të Scholzit shënuan rezultate shumë të dobëta.

Kjo ishte hera e parë që ekstremi i djathtë fitoi zgjedhje në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe kjo i dha një goditje të rëndë koalicionit qendror të Scholz. Ajo gjithashtu ngjalli shqetësime në Gjermani dhe jashtë saj për mbështetjen në rritje për ekstremin e djathtë në vendin më të madh të Bashkimit Evropian dhe anëtaren e NATO-s.

Partia e ekstremit të djathtë ka fituar mbështetje shkaku i pakënaqësive me migrimit masiv në Gjermani gjatë dekadës së kaluar. Ekonomia e Gjermanisë ka filluar të dobësohet, duke shtuar ndjenjën e përgjithshme të pakënaqësisë.

Vota e së dielës vjen pas një fushate zgjedhore të nxehtë të përqendruar në çështjet e migrimit, sigurisë së brendshme dhe paqes. Si ekstremi i djathtë ashtu edhe lëvizja e re e majtë, Aleanca Sahra Wagenknecht, ose BSW, dëshirojnë të ndalojnë dërgesat e armëve në Kiev ndërsa Ukraina përpiqet ta mbrojë veten nga pushtimi i plotë i Rusisë.

Madje edhe nëse Alternativa për Gjermaninë fiton në Brandenburg, ajo ka pak gjasa të qeverisë pasi partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet në Gjermani, partia e Scholz kërkon të ndalë të djathtët në Bradenburg appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Kush do të krijojë një kulturë të re evropiane debati?

5 September 2024 at 08:53

Ka diçka të kalbur në gjendjen e Evropës. Në qendër të fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron në Sorbonë në prill ishte një paralajmërim se Evropa është e vdekshme – “ajo mund të vdesë”. Shumë ndiejnë një nevojë urgjente për një mënyrë të re të menduari, lidership të ri dhe ide të reja, megjithatë është […]

The post Kush do të krijojë një kulturë të re evropiane debati? appeared first on Reporter.al.

Çfarë do të duhet për të zgjuar Evropën?

4 September 2024 at 12:05

Bashkimi Evropian po përballet me tre kriza të mëdha. E para është një krizë konkurrence që ishte tashmë e dukshme në fund të viteve 2010, por është përkeqësuar, duke çuar në produktivitet dhe performancë të dobët të rritjes. Kohët e fundit, pushtimi rus i Ukrainës krijoi një krizë sigurie, e cila shoqërohet me përkeqësimin e […]

The post Çfarë do të duhet për të zgjuar Evropën? appeared first on Reporter.al.

❌
❌