Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:22

Vlerat historike, ndërtimore dhe traditat e pasura të Gjirokastrës po shërbejnë si pika të forta bashkëpunimi midis qytetit të gurtë dhe shqiptarëve jashtë kufijve.

Krahas vizitave turistike në aktivitetet kulturore, në panairet e traditës që po zhvillohen në Gjirokastër spikat pjesëmarja e shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

 “Jemi disa artizanë që vijmë nga Kosova, Maqedonia e Veriut,  prezantohemi me lloje të ndryshme të  artizanatit, pra me produkte të lëkurës, me  qëndisje të ndryshme, me instrumenta burimore tradicionalë,me çanta të qëndisura,me dorë dhe me gjësende  të tjera artizanale,” –shprehet një burrë.

“Është hera e parë që erdha, u kënaqa shumë mirë, i kam disa kolegë të tjerë artizanë që vijnë çdo vit,” –thotë një grua.

Tashmë qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat mirëpresin një numër në rritje vizitorësh nga hapësira mbarëshqiptare, të cilët zënë një numër të konsiderueshëm midis turistëve që vizitojnë Jugun e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Në Podujevë hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale

26 September 2024 at 11:10

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ-në “D&D Business Support Center”, ka organizuar Panairin me produkte ushqimore dhe artizanale.

Në një njoftim nga komuna e Podujevës, thuhet se ky panair synon të promovojë prodhimet vendore.

“Ky panair është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe synon të promovojë prodhimet vendore ushqimore si dhe punimet artizanale me motive kombëtare, duke përkrahur gratë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të tyre”, thuhet në njoftim.

Panairi do të qëndrojë i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 16:30 në Bulevardin e Qytetit pranë Sheshit “Ali Ajeti”. /Telegrafi/

The post Në Podujevë hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale appeared first on Telegrafi.

❌
❌