Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Aksioni opozitar, Boçi: S’ka bojkot parlamentar, por do përshkallëzohet mosbindja

By: Ardit
30 September 2024 at 22:49

Para zgjedhjeve parlamentare, situata politike në vend nuk është aspak e qetë. Pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, deputetët e PD-së rikthyen tensionin në sallën e Kuvendit. Ky vendim i gjykatës sipas tyre është “urdhër politik”. Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion”, deputeti i PD Luçiano Boçi theksoi se opozita do […]

The post Aksioni opozitar, Boçi: S’ka bojkot parlamentar, por do përshkallëzohet mosbindja appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Nga kriza kushtetuese te ‘Salianji’, Basha flet në Grupin Parlamentar të PPE-së

By: rom ario
30 September 2024 at 13:28

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës.

Në një postim në facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Basha ka marrë si shembull mos-respektimin sipas tij të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që sipas ish-kryedemokratit vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia.

Këto sipas Bashës meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit në Shqipëri.

Postimi i plotë i Bashës:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga kriza kushtetuese te ‘Salianji’, Basha flet në Grupin Parlamentar të PPE-së appeared first on Euronews Albania.

Burgosja e Salianjit/ Deputetët e PS-së porositen që të shmangin përplasjet me opozitën në Kuvend

30 September 2024 at 11:55

Janë zbardhur detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve ka qenë seanca plenare që do të mbahet në orën 17:00. Burime për mediat bëjnë me dije se deputetët socialistë janë porositur që gjatë gjithë punimeve të seancës plenare, por edhe në komisionet parlamentare të fokusohen tek diskutimet e […]

The post Burgosja e Salianjit/ Deputetët e PS-së porositen që të shmangin përplasjet me opozitën në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratëve “në tavolinë” për jetën parlamentare

By: user 11
30 September 2024 at 11:05

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme ku kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtari Edi Paloka mbajtën në fillim fjalën secili duke iu referuar vendimit të gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji. Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së mësohet se nuk do të jenë prezent.

Gjatë mesditës deputetët e PD-së do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-së:

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë. Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

The post Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratëve “në tavolinë” për jetën parlamentare appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Vendimi i Grupit të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

By: user 8
27 September 2024 at 17:01

Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama.

Ky është vendimi i Grupit Parlamentar të PD, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se gjithashtu grupi i PD-së ka vendosur që të përshkallëzojë aksionin opozitar, duke nisur nga protesta e 6 tetorit.

Bardhi tha se grupi parlamentar e konsideron hakmarrje politike të Edi Ramës vendimin e Apelit ndaj deputetit Salianji.

Ai tha se kjo që ndodhi me Salianjin ku brenda 24 orësh kërkohet zbatimi i vendimit të Apelit. “Kjo nuk ndodh me asnjë qytetar të thjeshtë. Po çojnë në burg një luftëtar kundër krimit të organizuar, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar i lenë kohë të arratisen.

Për deputetin e opozitës gjithçka ndodh brenda 24 orësh, vendimi shkon nga Apeli në Gjykatën e Rrethit, hidhet shorti, del vendimi i ekzekutimit, sepse Edi Rama kështu ka urdhëruar, që Salianji të shkojë sot në burg”, tha Bardhi.

The post Vendimi i Grupit të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës appeared first on Lapsi.al.

Bardhi: Salianji nuk pranoi ngujimin në PD, do shkojë në burg!

By: user 4
27 September 2024 at 15:57

Ervin Salianji ka refuzuar propozimin e kolegëve të tij për t’u ngujuar në Partinë Demokratike bashkë me kolegët e tij demokratë. Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi tha se kolegut i ishte propozuar mbrojtja në selinë e PD, por kjo nuk do të ndodhë pasi do të respektohet vendimi i Salianjit për t’u dorëzuar në polici.

Kjo është hera e dytë që Salianji nuk e shmang burgun. Ai pohoi se kishte refuzuar të përfitonte nga amnistia që bëri parlamenti, sepse në këtë rast do të duhej të pranonte fajësinë dhe t’i shpëtonte burgut. Pas një viti, kur të dalë nga burgu, Salianji nuk do të jetë më deputet, ndërkohë që rrezikon t’i refuzohet kandidimi për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

The post Bardhi: Salianji nuk pranoi ngujimin në PD, do shkojë në burg! appeared first on Lapsi.al.

❌
❌