Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

“Nuk ishte synim dhuna”, Peka për protestën: Mesazhi nuk ishte për Ramën, por…

7 October 2024 at 21:38

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania protestën e mbajtur sot nga opozita sot në Tiranë.

Sipas tij, mesazhi i kësaj proteste nuk ishte për Edi Ramën por gjetja e një mekanizmi presioni që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet përmes një qeverie teknike.

“Pati disa elementë, unë isha në protestë, ka shumë efektivë police që i njoh, me disa komunikova, kishte një tension prej tyre pasi kishte pritshmëri për dhunë, por tensioni mes protestuesve ishte i jashtëzakonshëm. Nuk kam munguar në asnjë protestë të opozitës dhe asnjëherë unë nuk kam parë një tension, një mllef një gatishmëri, ajo që vura re është që ndryshe nga herët e tjera nuk kishin marrë familjarët, nëse ata do kishin marrë një sinjal, do ishte rrafshuar gjithçka, i vetmi dëm që është bërë është baneri i Ramës dhe një kazan plehrash te ura e Tajvanit. T’i thuash kësaj dhunë është të tallesh. Qëllimi i opozitës është të tregonte shenja force, te pjesëmarrja. Është protestë që është transmetuar live në media ndërkombëtare dhe ajo që kam vënë re është që ndjekja e opinionit publik në media, në media sociale është më e madhja. Ajo që opozita kërkon me këtë protestë është një mekanizëm presioni, fillimi i një lëvizjeje që të çonte në një qeveri teknike në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, tha Peka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk ishte synim dhuna”, Peka për protestën: Mesazhi nuk ishte për Ramën, por… appeared first on Euronews Albania.

Tensione në protestën e PD, molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, digjet pema

7 October 2024 at 19:06

Ka nisur përplasja e protestuesve të opozitës me policinë para Kryeministrisë.

Ishin deputetët e Partisë Demokratike që nisën konfrontimin me forcat e rendit që kanë krijuar kordonin para Kryeministrisë.

Më tej qytetarët kanë vijuar përplasjen duke hedhur sende të forta, molotov dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit të policisë.

Njëra nga pemët e mëdha para Kryeministrisë është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve me fikëse zjarri për të vënë situatën nën kontroll.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tensione në protestën e PD, molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, digjet pema appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| “Do vini në protestë” – Ilir Vrenozi “kapet” me qytetarët te Kryeministria

7 October 2024 at 17:50

Ilir Vrenozi, një nga mbështetësit e zjarrtë të PD i njohur për videot e tij në rrjetet sociale ishte mes protestuese të ardhur nga Korça për protestën e thirrur ditën e sotme.

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi ai u shpreh se Tirana sot duhet të jetë plotë me njerëz, pasi siç tha vendi po rrezikon të shkojë drejt diktaturës.

I vendosur përpara Kryeministrisë ku ende nuk janë grumbulluar protestues por ndodhen vetëm forcat e policisë në ruajtje të institucionit, ai iu drejtua disa qytetarëve që kalonin rastësisht duke i ftuar në protestë.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

 

The post VIDEO| “Do vini në protestë” – Ilir Vrenozi “kapet” me qytetarët te Kryeministria appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Përplasje e fortë në studio për protestën e PD, Teliti: Nesër flet populli

6 October 2024 at 11:39

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e nesërme e opozitës nuk është për interesa të opozitës, por për hallet dhe problemet e popullit.

Sipas tij, ky nuk është momenti për të diskutuar për PD dhe problematikat brenda saj, por për gjendjen në të cilën ndodhet vendi që sipas tij duhet të pasojë me një revoltë të madhe popullore, të mbështetur nga opozita.

“Është një protestë kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë së instaluar, është një betejë për pensionistët me të cilët u tall qeveria duke i dhënë 5 lekë indeksim në ditë, është për rininë. Unë jam vetë pedagog, nuk ka një student të vetëm që thotë dua të jetoj në Shqipëri, ka shpopullim total. A kanë të drejtë qytetarët të protestojnë apo jo? Sipas qeverisë nuk ke të drejtë as të protestosh, as të denoncosh, je i mirë vetëm kur i bën lëvdata qeverisë, ndërkohë që duhet të pranonte çdo problematikë që shtron opozita. Sot është Shqipëria me biznese të falimentuara, me rininë e larguar, sot Shqipëria e ka moshën mesatare 43 vjeç. Këto janë problematikat, për këto ngrihet populli nesër, për hallin vete, detyra e opozitës është t’i krijojë kushte popullit që me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile të shprehin mërzinë e tyre”, tha Teliti.

The post Përplasje e fortë në studio për protestën e PD, Teliti: Nesër flet populli appeared first on Euronews Albania.

❌
❌