Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Cilat janë prioritetet e kreut të ri të NATO-s

By: fra nc
1 October 2024 at 15:07

Ish-kryeministri holandez Mark Rutte mori zyrtarisht të martën detyrën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nga norvegjezi Jens Stoltenberg.

Në ceremoninë e zhvilluar, Stoltenberg deklaroi se po e linte Aleancën me një “miks ndjesish”, duke renditur si sukses rritjen e shpenzimeve ushtarake nga 23 vende anëtare dhe zgjerimin me 4 vende të reja pas agresionit rus në Ukrainë.

“Po largohem duke e ditur se kemi arritur shumë së bashku. Në dekadën e fundit kemi implementuar përforcimin më të madh të kapaciteteve të NATO-s në një gjeneratë; duke angazhuar më shumë trupa në lindje të Aleancës dhe natyrisht duke kaluar nga shpenzimi i 2 për qind të GDP-së për shpenzime ushtarake nga 3 vende aleate në 23 vende”, tha Stoltenberg.

Nga ana e tij, Rutte u zotua se do të vazhdojë të ndjekë prioritetet e nisura nga paraardhësi i tij, duke e vënë theksin tek mbështetja për Ukrainën dhe jo vetëm.

“Duhet të sigurohemi që Ukraina të mbetet një vend sovran dhe demokratik. Natyrisht, ne duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen tonë kolektive. Ju arritët shumë në këtë aspekt dhe ju ishit ai që ndërtuat të gjitha aleancat përreth globit, të cilat duhet të thellohen dhe zgjerohen për t’u përballur me të gjitha pasiguritë në botë”, tha Rutte.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Rutte komentoi edhe zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk është i shqetësuar nga një ndryshim i mundshëm i pushtetit.

Ai shtoi se i njeh mirë të dy kandidatët për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, dhe se do të punojë me cilindo që të zgjidhet kryetar shteti.

The post Cilat janë prioritetet e kreut të ri të NATO-s appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse

By: V K
1 October 2024 at 15:09

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar kreun e ri të NATO-s Mark Rutte. “Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse”.

Presidenti Begaj, uroi Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në urimin e tij, Begaj shpreh besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Shumë urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, – shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte, mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

The post Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron Mark Rutte: NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar dhe e fortë

By: redi
1 October 2024 at 15:19

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në mesazhin e urimit, Begaj shprehu besim se nën drejtimin e Rutte, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse. ”Shumë urime Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”…

Source

Rutte merr zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

By: Ela
1 October 2024 at 13:40

Mark Rutte është Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s. Pas dhjetë vitesh në detyrë, Jens Stoltenberg ia dorëzoi postin ish-kryeministrit holandez gjatë një ceremonie në selinë e Aleancës në Bruksel. Rutte, 57 vjeç, u zgjodh në fillim të kësaj vere nga qeveritë e 32 vendeve anëtare të aleancës së mbrojtjes transatlantike për këtë post. Ai do […]

The post Rutte merr zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

By: E.K
1 October 2024 at 14:35

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte mori sot zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s. Me anë të një postimi në platformën X, Hasani ka uruar Mark Rrutte për postin e ri duke theksuar se roli i tij do të jetë thelbësor në forcimin e mëtejshëm të Aleancës. “Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të […]

The post Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës appeared first on FaxWeb.

“Telashet” që do të trashëgojë shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte

1 October 2024 at 11:17

Një veteran i BE-së, ish-kryeministri holandez Mark Rutte vlerësohet se është i pozicionuar mirë për të trajtuar sfidat e NATO-s.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e mbrojtjes, ndërsa Mark Rutte merr udhëheqjen e NATO-s dhe teksa pakti i mbrojtjes po përballet me sfida të reja dhe të vjetra.

Por a është ish-kryeministri holandez i vendosur për t’i përmbushur ato?

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, 57-vjeçari, një nga liderët demokratikë më jetëgjatë në Evropë, do t’i duhet të përballet me një Rusi luftarake dhe me “kërcënimin potencial ekzistencial” nga Shtëpia e Bardhë e Donald Trump.

Rutte, një i diplomuar në histori, që nga viti 2010 ka kryesuar katër qeveri të ndryshme në Holandë – por dha dorëheqjen në korrik pasi koalicioni i tij katërpartiak u shpërbë për mënyrën e frenimit të migracionit, shkruan mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi.

Që nga e marta (1 tetor), ai do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës nga 32-vende të NATO-s, pasi ish-kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg tërhiqet – dhe historia e karrierës së Rutte mund ta vendosë atë në një pozicion unik të mirë.

Zgjedhjet në SHBA

Rutte merr detyrën vetëm një muaj përpara se SHBA të shkojë në zgjedhje për të vendosur nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të udhëheqin anëtarin më të madh të NATO-s.

Kjo bën “një alarm në vete”, duke qenë se Trump është treguar “i vakët” në lidhje me mbështetjen për Ukrainën dhe në përgjithësi për paktin e sigurisë transatlantike.

Megjithatë, ka ende shumë që nuk dihet se çfarë mund të nënkuptojë një administratë e dytë Trump për paktin e Atlantikut të Veriut, thotë analistja Sophia Besch për Euronews.

Por nëse Uashingtoni bën thirrje për një “NATO shumë, shumë më të vogël, atëherë ajo bëhet çështje ekzistenciale”, vlerëson Besch, e cila është një anëtare në Carnegie Endowment for International Peace – e cila megjithatë mendon se ka mënyra për të minimizuar këtë rrezik.

Ajo tregon për debatet e fundit gjatë fushatës presidenciale ku Trump pretendoi meritën për bindjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s që të shpenzonin më shumë për ushtritë e tyre, duke sugjeruar që evropianët “ta qetësojnë atë”.

Rutte shihet si një lider me këmbë në tokë, shpesh i fotografuar duke ngarë biçikletën e tij rreth qytetit të tij të lindjes në Hagë dhe duke kafshuar një mollë ndërsa shkon në një takim nga zyra e tij kryeministrore.

Sfidat tjera

Kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët bien dakord që Evropa duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes duke pasur parasysh agresionin rus.

Vetë Rutte ka qenë një “mbështetës shumë i fortë” i Ukrainës, tha Oana Lungescu, një anëtare e shquar e një instituti për mbrojtje dhe siguri në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur aeroplanët luftarakë, municionet dhe garancitë e sigurisë të ofruara nga Holanda gjatë mandatit të tij.

Si Besch ashtu edhe Lungescu kanë përmendur edhe kërcënimet e reja nga Kina, “shfaqja e muskujve ushtarakë” të së cilës po acaron gjithnjë e më shumë SHBA-në.

Por sfida më e madhe e Rutte do të jetë ndoshta më e vjetra e NATO-s: Rusia.

“Parandalimi dhe mbrojtja janë në zemër të NATO-s sot dhe do të mbeten në zemër të NATO-s për të ardhmen e parashikueshme”, vlerëson Lungescu, duke shtuar: “Kjo është një botë e rrezikshme, e cila nuk po bëhet më pak e rrezikshme”. /Telegrafi/

The post “Telashet” që do të trashëgojë shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte appeared first on Telegrafi.

Cilat janë sfidat e kreut të ri të NATO-s Mark Rutte?

By: Ela
1 October 2024 at 09:55

Mark Ruttenjoftoi në korrik 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr nga politika” pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e migracionit. Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, Rutte me sa duket kishte harruar gjithçka që tha […]

The post Cilat janë sfidat e kreut të ri të NATO-s Mark Rutte? appeared first on BoldNews.al.

Rutte në krye të NATO-s! Premtimi i madh për Aleancën dhe mesazhi për armiqtë

1 October 2024 at 09:23

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, mori sot, në një ceremoni të mbajtur në Bruksel, udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në një konferencë të përbashkët me paraardhësin e tij, Jens Stoltenberg, Rutte u zotua të bëjë gjithçka për NATO, ndërsa theksoi se prioritet i mandatit të tij do të jetë lufta në Ukrainë.

Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut për aleancën që përbëhet nga 32 anëtarë: të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.

Por, ka pasiguri edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes në të ardhmen të SHBA-së për NATO-n dhe Kievin, pasi Donald Trump – skeptik i NATO-s – është në garë të ngushtë zgjedhore me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

“NATO është tani më e madhe, më e bashkuar, do bëj gjithçka që NATO të vazhdojë të qëndrojë si shkëmb i fortë, e bashkuar. Janë 3 prioritet të vështira për t’u ndarë, është Ukraina në krye të listës, duhet të investojmë më shumë; duhet të rindërtojmë partneritetin e NATO, por Ukraina mbetet prioritet”, tha Rutte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rutte në krye të NATO-s! Premtimi i madh për Aleancën dhe mesazhi për armiqtë appeared first on Euronews Albania.

Mark Rutte merr sot udhëheqjen e NATO-s

1 October 2024 at 08:43

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Ai merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.

Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte do të marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, që deri më tani është mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg. Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut për aleancën që përbëhet nga 32 anëtarë: të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.

Por, ka pasiguri edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes në të ardhmen të SHBA-së për NATO-n dhe Kievin, pasi Donald Trump – skeptik i NATO-s – është në garë të ngushtë zgjedhore me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

 

The post Mark Rutte merr sot udhëheqjen e NATO-s appeared first on Euronews Albania.

Sfidat e kreut të ri të NATO-s, Mark Rutte

1 October 2024 at 07:50

Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte merr sot detyrën si kreu i ri i NATO-s. Në këto kohë plot sfida atij do t’i duhen të gjitha aftësitë diplomatike për të menaxhuar aleancën veriperëndimore. Por cila janë këto sfida?

Mark Rutte njoftoi në korrik 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr nga politika” pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e migracionit.

Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, Rutte me sa duket kishte harruar gjithçka që tha për largimin e tij nga politika dhe shprehu dëshirën për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kishte njoftuar se do të largohej përfundimisht nga posti në fund të shtatorit të vitit 2024 pas një dekade në krye të aleancës.

Për muaj të tërë, Rutte zhvilloi një fushatë diskrete për të fituar mbi udhëheqësit e NATO-s, shumicën e të cilëve ai i njihte tashmë prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër holandez dhe nga puna me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Historiani ishte kandidati i favorizuar i presidentit amerikan Joe Biden, si edhe i shumicës së liderëve evropianë.

Një diplomat i tha DW se Rutte shihet si “Mr. No” në Bashkimin Evropian, sepse ai ka refuzuar planet dhe idetë ambicioze të reformës të paraqitura nga presidenti francez Emmanuel Macron. Megjithatë, Rutte ka raporte të mira me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai është gjithashtu në marrëdhënie të mira me kryeministern populiste të krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni. Së bashku, Rutte dhe Meloni kanë sugjeruar përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së në shtetet e palëve të treta.

Rezistenca e Hungarisë

Por fitorja ndaj kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin ai nuk është në marrëdhëniet më të mira, zgjati pak. Rutte duhej t’i premtonte Orbanit se Hungaria nuk duhet të marrë pjesë në aktivitetet që mbështesin Ukrainën, për sa kohë që Rutte drejton aleancën. Orban, i cili mban lidhje miqësore me Rusinë, ka përjashtuar edhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

Politika liberale e Rutte dhe këndvështrimi joliberal i Orbanit shpesh i vendosin ata në mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tyre brenda BE-së. Kur Hungaria miratoi një ligj kundër LGBTQ+ në 2021, Rutte i tha Orbanit se mund të largohet nga blloku nëse nuk pajtohet me politikat e tij.

Aftësia e famshme e Rutte për të përballuar vështirësitë politike i ka dhënë atij pseudonimin “Teflon Mark”, e kjo mund të jetë e dobishme nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe vendos të kritikojë prapë NATO-n. Pavarësisht nga kjo tendencë, Rutte dhe Trump zhvilluan raporte çuditërisht pozitive gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i SHBA-së. Trump e quajti Rutte madje një “mik”. Por Rutte, si udhëheqës i një kombi historik tregtar, kundërshtoi ashpër politikën ekonomike proteksioniste të Trumpit.

Rutte mbështet armatosjen e Ukrainës

Ndryshe nga Trump, Rutte është një mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe ka kërkuar dërgesa të mëdha të armëve në Kiev, duke përfshirë obuset holandeze dhe F-16. Por vetë ushtria holandeze nuk ishte e financuar sa duhet gjatë viteve të pushtetit të Rutte. Ky vit do të jetë hera e parë që Holanda do të shpenzojë 2% të PB-së së saj në mbrojtje, në përputhje me objektivat e shpenzimeve të NATO-s.

Rutte ka qenë prej kohësh kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin, jo vetëm sepse Rusia shihet gjerësisht si pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH-17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Pothuajse 300 njerëz, shumica prej të cilëve shtetas holandezë, vdiqën kur avioni i Malaysia Airlines, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa që goditi avionin ishte e prodhuar në Rusi dhe ishte lëshuar nga territori i pushtuar nga separatistët në Ukrainën lindore.

Krijimi i konsensusit

Rutte ka përvojë në menaxhimin e koalicioneve në Holandë, por tani ai ka 32 vende që duhet të koordinojë dhe me të cilat duhet të arrijë konsensus për të gjitha vendimet e NATO-s. Ish-zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, personi më jetëgjatë në këtë rol, beson se kjo do të jetë sfida më e madhe e Rutte. “Sekretari i Përgjithshme i NATO-s nuk duhet të jetë vetëm sekretar, por edhe gjeneral, në aspektin politik natyrisht”, tha ajo për DW.

“Ai duhet të tregojë udhëheqjen politike të nevojshme për të shtyrë përpara aleancën, sepse arritja e konsensusit mund të marrë kohë. Mund të ketë probleme, mund të jetë zhgënjyese, por është e rëndësishme të arrihet përparim në marrjen e vendimeve.” Ajo thekson se përvoja e gjatë e Rutte në mbajtjen së bashku të qeverive të koalicionit holandez të përçarë do t’i shërbejë atij për të ecur përpara.

Lungesku vëren se të qenit shef i NATO-s do të thotë t’i nënshtrohesh edhe disa nevojave të pashmangshme të pozicionit dhe profilit të lartë, që do të thotë se Rutte nuk mund të shkojë më në punë me biçikletë dhe duhet të ndryshojë sjelljet./DW/

❌
❌