Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Filloi ndërtimi tri shtëpive në veri, nga 200 sosh që do t’i ndërtojnë MAPL dhe “Jetimat e Ballkanit”

4 October 2024 at 19:51

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë qëndruar në tri familje në veri të Kosovës të cilave sot është filluar t’u ndërtohen shtëpitë e reja.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, vizituam tre familje në këtë zonë, të cilave ua kumtuam lajmin e gëzueshëm se do të bëhen me shtëpi të reja”.

“Ju rikujtojmë se kemi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ndërtimin e 200 shtëpive në Veri, ku 100 prej tyre do të ndërtohen nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’.

Sot filluam me tri shtëpi, ndërsa gjatë javëve të ardhshme do të vazhdojmë me ndërtimin e të tjerave”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

The post Filloi ndërtimi tri shtëpive në veri, nga 200 sosh që do t’i ndërtojnë MAPL dhe “Jetimat e Ballkanit” appeared first on Telegrafi.

❌
❌