Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Euronews

Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë

16 September 2024 at 20:34

Të paktën dy persona humbën jetën në zjarret që përfshiu pjesët veriore dhe qendrore të Portugalisë.

Disa shtëpi u përfshinë nga flakët, raporton portali Portugalresident. Sipas raportimeve, 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.

Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por numri i saktë nuk dihet për momentin.

Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Të paktën një zjarrfikës u plagos gjithashtu.

Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.

Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.

Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda

16 September 2024 at 20:19

Rumania u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter sot rreth orës 17:40, raporton portali i monitorimit të tërmeteve EMSC.

Sipas raportimeve, epiqendra ishte 57 kilometra nga qyteti i Brasovit, në një thellësi prej 137 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për dëme apo viktima të mundshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

“Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 20:07

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë  ka konstatuar raste kur në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur  mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms.

Këto sms drejt numrave të tyre të telefonit, kërkonin konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook.

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar në menyrë të padrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta appeared first on Euronews Albania.

Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri

16 September 2024 at 19:47

9 persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e 2 mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksioni janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj

16 September 2024 at 19:40

Studentët e mjekësisë nuk do të detyrohen të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri, por 3.

Projektligji që sanksionon se ata nuk mund të diplomohen pa ofruar më parë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, është rikthyer sërish për diskutim në komision, por këtë herë i ndryshuar në bazë të kërkesës që bëri Gjykata Kushtetuese.

Tashmë, drafti i ri ka reduktuar nga 5 vite punë që ishte për studentët e vitit të parë në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.

Projektligji po diskutohet në Komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.

Studentët e mjekësisë e kanë refuzuar këtë projektligj më herët, me anë të protestave dhe bojkotit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:39

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre

16 September 2024 at 19:28

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, tha se “retorika” e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris është ajo që shkakton sulme ndaj tij, në një deklaratë për Fox News, pas atentatit të dytë në klubin e golfit në Florida të dielën, duke shtuar se i dyshuari po reagonte ndaj “gjuhës shumë nxitëse” të përdorur nga demokratët.

I dyshuari për sulmin Ryan Wesley Rout kishte një pushkë të stilit kallashnikov të drejtuar përmes një gardh në lëndinën e fushës së golfit, një kamerë Go-Pro dhe dy çanta shpine. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua dhe u arrestua në I-95.

Autoritetet po e trajtojnë këtë incident si një “tentativë të dukshme për vrasje” ndaj Trump.

“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj”, tha Trump, duke iu referuar sulmuesit dhe vazhdoi:

“Retorika e tyre bën që të qëllojnë mbi mua dhe unë jam ai që do ta shpëtoj vendin, ndërsa ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin brenda dhe jashtë”.

Trump më pas vuri në dukje komentet e mëparshme nga Biden dhe Harris në të cilat ai u paraqit si një “kërcënim për demokracinë” dhe ata si udhëheqës të “unitetit”.

“Ata janë e kundërta e kësaj. Këta janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin tonë. Nga brenda quhet armik. Ata janë një kërcënim real”, tha Trump.

Republikani akuzoi demokratët se e sulmuan atë me një kombinim të retorikës së lartpërmendur dhe padive që synonin “implikimin” e tij.

“Këto janë gjëra që budallenjtë e rrezikshëm, si sulmuesit, i dëgjojnë”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre appeared first on Euronews Albania.

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:27

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim

16 September 2024 at 19:20

Dragan Nikolliç nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la “nën presion” në nëntor të vitit 2022 pas dy dekadash punë në këtë institucion.

“Lajmi që duhet të largoheshim nga institucionet atëherë më goditi shumë, ende sot nuk mund të pajtohem me këtë”, thotë Nikoliç për Radion Evropa e Lirë (REL).

Tani, pas kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, Dragani thotë se ndihet “i tradhtuar dhe i përdorur”.

Dorëheqja e qindra serbëve nga institucionet në veri të Kosovës u iniciua nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – për shkak të përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia me emrat e qyteteve të Kosovës.

Kjo dorëheqje kolektivisht nga institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë dhe organet gjyqësore, u mbështet nga Beogradi zyrtar, duke siguruar kompensime mujore për të gjithë ata që “mbetën pa punë”. Pasuan kriza të shumta në veri, ndërsa situata kulmoi më 24 shtator 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë në Banjskë pranë Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa institucione serbe që funksiononin në veri të vendit sipas sistemit të Serbisë.

Vuçiç më 13 shtator kërkoi kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe organet gjyqësore, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, në mënyrë që në krye të tyre të vijnë serbë.

“Viktima të presioneve dhe politikës”

Dragan Nikolliç ishte një nga katër serbët nga Kosova që autoritetet serbe i arrestuan në prill të vitit 2023, duke i akuzuar se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal që synonte ndryshimin e dhunshëm të pushtetit, përkatësisht rrëzimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.

Ai u lirua për shkak të mungesës së provave dhe ndërkohë filloi të punojë si shofer në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, shpreson ende se do të mund të jetë përsëri polic.

Ai shton se rikthimin në Policinë e Kosovës e dëshirojnë edhe kolegë të tij, dhe konsideron se serbët në Kosovë janë “viktima të presioneve dhe të politikës së dikujt”.

Çfarë tjetër ka paralajmëruar apo kërkuar Vuçiçi?

Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione të Serbisë, me arsyetimin se funksionimi i tyre cenon kushtetutshmërinë e Kosovës. Disa prej tyre janë: Organet e Përkohshme Komunale, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Banka e Kursimeve Postare dhe zyrat e Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndër të tjera, më 13 shtator tha se rreth 5.800 punëtorë të institucioneve serbe të mbyllura në Kosovë do të vazhdojnë të marrin rregullisht pagat e tyre dhe paralajmëroi një rritje të mundshme.

Ai deklaroi se institucionet serbe në Kosovë “nuk do të shuhen, as nuk do të mbyllen”, por që “me qëllim të zbutjes së veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit kosovar”, në vendet Rudnicë dhe Ribariç në Serbi, afër kufirit me Kosovën, do të hapet një zyrë ku serbët do të kenë qasje në shërbime të mbrojtjes sociale dhe do të ofrohen shërbime shtetërore dhe administrative që, sipas tij, janë esenciale për qytetarët.

Gjithashtu, një nga masat është që territori i Kosovës do të shpallet “zonë e veçantë për mbrojtje sociale”, me çka do të sigurohet ndihmë financiare për serbët e papunë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Presidenti i Serbisë më 13 shtator, gjithashtu, paralajmëroi investime të reja nga Beogradi në Kosovë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2024 ka ndarë rreth 140 milionë euro për Kosovën, që është rreth 11 milionë euro më shumë se në vitin 2023.

“Me para nuk mund të na kompensohet dëmi”

Zdravko nga Leposaviqi thotë se masat dhe kërkesat e paraqitura nga presidenti i Serbisë janë joreale dhe se me para nuk mund të kompensohet “dëmi” shkaktuar anëtarëve të komunitetit serb.

Me “dëm” ai nënkupton mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet, sërish me thirrjen e Listës Serbe.

“Kjo është si kur e gjuan topin në mur dhe ai të kthehet”, shprehet Zdravko për REL.

Për Goran Milenkoviçin, aktivist politik nga Leposaviqi, këto masa dhe kërkesa janë “keqpërdorim i popullit dhe mashtrim i opinionit publik.”

“I gjithë ky është mashtrim, në të cilin askush nuk beson më”, shton ai, duke shprehur bindjen se të gjitha ngjarjet e fundit janë “pjesë e një marrëveshjeje” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që veriu të integrohet plotësisht në sistemin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim appeared first on Euronews Albania.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:54

Perlat e muzikës turke u prezantuan në një koncert në Durrës në Teatrin e “Aleksandër Moisiu”.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionier në fushën e kompozimit të muzikes turke, u interprentuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar.

Pjesët muzikore përfshin melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

“Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke,  jam mes qytetarëve të Durrësit. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq,”-u shpreh ambasadori turk.

Ndërsa violinisti Murat Anil Erginol u shpreh se kultura turke ka ngjashmëri me popujt e Ballkanit, ndërsa theksoi se në Shqipëri ndihet si në shtëpi.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju,” –tha violinisti.

Koncertet erdhën në kuadër të javës kulturore turke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur appeared first on Euronews Albania.

Nëna e priftit Nikolla Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara…

16 September 2024 at 18:36

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe bisedat nuk janë të vërteta por atë duan qe ta fusin ne kurth.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe u shpreh se familja e ka mbështetur duke mos besuar asgjë nga ato që ai i cilëson sajime me inteligjencë artificiale.

Nëna e priftit tha në një prononcim për Euronews Albania se asgjë nga ato që është publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme. Ai theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërko të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni. Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nëna e priftit Nikolla Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara… appeared first on Euronews Albania.

Dështon iniciativa për arsimin, 1 program studimi prioritar zgjedhur nga 4 studentë

16 September 2024 at 18:28

Ndryshe nga një vit më parë ku universiteti i Korçës kishte 10 programe studimi prioritare, këtë vit do të ketë vetëm një, e cila ndodhet në fakultetin e bujqësisë me vetëm 4 kuota studentësh.

Ky program studimi i vendosur si prioritar dhe përfitues i bursës është inxhinieria agronomike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti.

“Nëpërmjet një shkrese zyrtare na është njoftuar që për një program studimi do të ketë 4 kuota, pra 4 studentë që do të përfitojnë pagën minimale prej 400 mijë lek te vjetra. Për programet e tjera nuk jemi njoftuar, do presim në vijim për njoftime”, tha Prifti.

Sipas Priftit, këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës, atë të inxhinieri informatike.

“Për këtë vit është programi i ri inxhinieri informatike, është program i përbashkët me universitetin e Tiranës, ka goxha interes, do plotësohet 100 besoj me raundin e dytë, ndryshe nga vitet e tjera këto programe janë në rrugë të mirë. Programi inxhinieri informatike përfshin pedagogë nga dy universitetet, në përfundim të dy viteve të para, studentet më notë me të mira, do marrin diplomë të dyfishtë”, u shpreh ai.

Që në vitin 2022, Ministria e Arsimit ndërmori iniciativën për të mbështetur me bursë maturantët që do të zgjidhnin programet prioritare si bujqësia, mësuesia apo edhe disa degë të inxhinierisë, por fakti tregon se kjo nismë nuk rezultoi pozitive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dështon iniciativa për arsimin, 1 program studimi prioritar zgjedhur nga 4 studentë appeared first on Euronews Albania.

OBSH: Zemra, kanceri, diabeti, obeziteti shkaktarë për 8,2 mln vdekje në vit

16 September 2024 at 18:23

Sëmundjet jo të transmetueshme janë kthyer në kërcënim për të gjithë rajonin evropian.

Sipas OBSH, 8.2 milionë vdekje çdo vit shkaktohen nga këto sëmundje, ku bëjnë pjesë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Ato përbëjnë 90% të vdekjeve dhe 85% të paaftësisë në nivel europian.

Ekspertët theksojnë se 2.3 milionë e këtyre vdekjeve ndodhin para moshës 70-vjeçare.

Edhe vendi ynë është në të njëtin trend me të gjitha vendet e Europës, “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”  janë shkaku i parë i vdekshmërisë, e pasuar nga sëmundje të papërcakuara mirë dhe tumoret ne vendit e tretë.

Ekspertët janë të mendimit se konsumimi i duhanit dhe alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik ose dieta jo të shëndetshme janë parë si shkaktar të rritjes së numrit të pacientëve dhe vdekjeve nga sëmundjet jo të transmetueshme.

Nisur nga këto të dhëna, ekspertët kanë përcaktuar që deri në 2030, të ulin me 1 të 3 vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet jo të transmetueshme.

OBSH iu ka rekomanduar të gjitha shteteve, përfshirë edhe Shqipërinë që të ndërmarrin dy veprime që mendohen se janë efektive në uljen e barrës së sëmundjeve jo të transmetueshme

Së pari duhen rritur taksat dhe çmimet për produktet e duhanit, alkoolin dhe ushqimet e pashëndetshme me nivel të lartë të transyndyrnave, kripës dhe sheqerit.

Gjithashtu, ndalimin e reklamimit dhe sponsorizimit në të gjitha platformat, përfshirë mediat sociale, të këtyre produkteve që konsiderohen të dëmshme për shëndetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post OBSH: Zemra, kanceri, diabeti, obeziteti shkaktarë për 8,2 mln vdekje në vit appeared first on Euronews Albania.

“O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:20

At Nikolla Xhufka dhe producenti Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika janë përballur live në emisionin People pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

At Nikolla Xhufka: Po je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla dhe i ke mashtruar e u ke marrë lekët. Po kush të beson ty, tio je një antishqiptar. Pu pu çfarë surrati.

Producenti: Faleminderit shumë juve për hapësirën, por mos përdorni persona të tjerë në këtë mes.

At Nikolla Xhufka: Ke ardhur tek Kisha si përfaqësues i Behxhet Pacollit, kam kamerat me zë dhe me figurë, që do bëje investimin tek Kisha. Ato do shkojnë në Prokurori, unë nuk jam si ty që merresh me montazhe, që hyn nëpër burgje për mashtrime me femra.

Producenti: At Nikolla as nuk e merr guximin që ti drejtohet Prokurorisë sepse e di që del i fundosur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova appeared first on Euronews Albania.

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:07

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut vjen në edicionin e tij të 19-të  te “Marubi”.

Tema e sivjetshme është  “Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen” dhe i kushtohet mjedisit bashkë e efektet që kanë veprimet e njeriut në të.

Nga rreth 3500 aplikime, festivali ka përzgjedhur 41 filma, të cilët do të shfaqen te Akademia “Marubi” në Akademinë e Sigurisë, në COD te kinemaja “Maks Velo” në Laprakë etj.

Luftrat dhe konfliktet në të cilat është përfshirë bota, nga Ukraina, në Gaza vijnë të trajtuara me filma si “Bliks not Bombs”, apo “Të përgjuarit”.

 “Më pas trajton çdo gjë që ndodhi me irakun dhe vjen çdo gjë me aktualitetin në Ukrainë dhe ngre një dilemë të madhe. Nëse diplomacia është në gjendje që të zgjidh luftrat. Luftrat shpeshëherë krijojnë dhe patologji kolektive,” –u shpreh drejtori i festivalit, Kujtim Çashku.

Përballë nesh, festivali shtron një sërë pyetjesh dhe ngre një sërë dilemash, që shpesh gjejnë paralele me shoqërinë shqiptare, e cila për Çashkun është ende e papërgatitur.

 “Politikat, i ngrenë fenomenet e heronjve thjesht duke i motivuar ato për vrasjet që kryejnë. Ta vë njeriun në pozicione reflektimi.  Mendoj se jemi akoma larg kulturës qytetare dhe kulturës së reflektimit,” –tha Çashku.

Duke besuar se filmi nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mënyrë për të treguar të vërtetat, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut  ka si qëllim dhe mision të vetin, t’i sjellim spektatorit tonë sa më shumë të vërteta, që vijnë përmes artit të filmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve appeared first on Euronews Albania.

Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 17:59

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Bëhet fjalë për producentin Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euronews Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.

“At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka  ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

Më tej, Kika u shpreh kështu:

“Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Whats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të appeared first on Euronews Albania.

Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor

16 September 2024 at 17:47

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hënën se Teherani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi i vet raketor.

Ai tha se Irani ka nevojë për një program të tillë për sigurinë e vet në një rajon ku armiku i tij i përbetuar, Izraeli, është në gjendje “të hedhë raketa në Gazë çdo ditë”.

Republika islamike për vite i ka shpërfillur thirrjet e Perëndimit për kufizimin e programit të saj bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kanë akuzuar Iranin rishtazi se e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë, prandaj edhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës dhe Teheranit.

Si Irani, ashtu edhe Rusia, i kanë mohuar akuzat.

“Nëse ne nuk kemi raketa, ata do të na bombardojnë kurdo që të dëshirojnë, siç e bëjnë në Gazë”, tha Pezeshkian, duke iu referuar luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ai e përsëriti qëndrimin zyrtar të Teheranit, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që “së pari ta çarmatosë Izraelin, para se t’i bëjë kërkesa të tilla Iranit”.

Irani është goditur me sanksione disa herë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, për shkak se Moska përdor dronë iranianë, Shahed dhe Mohajer, në këtë luftë.

Irani vazhdon ta mohojë se dronët e tij po përdoren në luftë dhe këmbëngul se nuk mban anë në këtë konflikt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti iranian: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi raketor appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive/ Flet prifti At Nikolla Xhufka: Nuk jam homoseksual, videoja me IA

16 September 2024 at 17:37

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe bisedat nuk janë të vërteta por atë duan qe ta fusin ne kurth.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe pamje video të publikuara që sipas tij janë të krijuara me inteligjencë artificiale.

Ai mohoi se është homoseksual dhe u shpreh se i gjithi është një sulm ndaj me qëllim që të marrin kishat e Elbasanit dhe të mos lejojnë që në to të këndohet shqip.

“Ata mendojnë se do më trembin me këto shantazhe, kanë menduar se kjo është maja e ajsbergut, që ai mund të trishtohet, mund të heqë dorë. E gjitha për të më larguar nga kisha dhe për të marrë kishën e Elbasanit. Derisa të kem frymën e fundit do luftoj që në kishe të këndohet vetëm shqip”, tha prifti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Flet prifti At Nikolla Xhufka: Nuk jam homoseksual, videoja me IA appeared first on Euronews Albania.

Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 17:24

Të dielën u mbajt ceremonia e 76-të e çmimeve fituese të Emmy në Los Angeles.

Emmy’s Awards njihet si ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive.

Seriali i shekullit të 17-të “Shogun” ka bërë historinë si seriali i parë në gjuhën jo anglisht që fitoi për dramën më të mirë. Seriali u nominua për 25 çmime, ndërsa Sanada mori çmimin e aktorit më të mirë.

“Ishte një projekt i ëndrrës sime. Shogun më mësoi se kur njerëzit punojnë së bashku ne mund të bëjmë mrekulli,” –u shprhe Sanada.

Liza Colón-Zayas nga drama “The Bear” fitoi aktoren më të mirë dytësore në një serial komedi ndërsa në fjalimin e saj përmendi dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.

“Për të gjithë latinët që më shikojnë, vazhdoni të besoni dhe të votoni. Votoni për të drejtat tuaja,” –tha Colón-Zayas.

Ndërsa filma të tjerë që morën çmime ishte seriali komedi HBO Max “Hacks” dhe komedia e errët e Netflix “Baby Reindeer”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti appeared first on Euronews Albania.

❌
❌