❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

KĂ«rcĂ«nuan bashkĂ«moshatarin pĂ«r t’i marrĂ« para, nĂ«n hetim dy tĂ« mitur nĂ« Pogradec

By: user 11
19 September 2024 at 11:08

Policia ka nisur hetim ndaj dy tĂ« miturve, 13 dhe 14 vjeç, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kanosur njĂ« bashkĂ«moshatar tĂ« tyrin pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« parash.

“Komisariati i PolicisĂ« Pogradec referoi materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimin penal pĂ«r 2 shtetas tĂ« mitur, tĂ« moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanĂ« kanosur mĂ« mjet prerĂ«s (thikĂ«), njĂ« bashkĂ«moshatar tĂ« tyre, pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« tĂ« vogĂ«l parash”, njoftoi policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.

The post KĂ«rcĂ«nuan bashkĂ«moshatarin pĂ«r t’i marrĂ« para, nĂ«n hetim dy tĂ« mitur nĂ« Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë

By: user 11
19 September 2024 at 10:45

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë larguar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante mĂ« herĂ«t detyrĂ«n , “Drejtor pĂ«r Çështjet Ekonomike dhe ShĂ«rbimet MbĂ«shtetĂ«se te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janĂ« bĂ«rĂ« edhe nĂ« MinistrinĂ« e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, ku Ă«shtĂ« larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emĂ«ruar si zĂ«vendĂ«sministĂ«r pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme.

Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

NĂ« MinistrinĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme Ă«shtĂ« emĂ«ruar edhe Silda Çepe. Dy emĂ«rimet e reja nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme zĂ«vendĂ«sojnĂ« Besar KadinĂ« dhe Artemis Malon tĂ« cilĂ«t janĂ« emĂ«ruar mĂ« herĂ«t ambasadorĂ« njĂ«ri nĂ« Azerbajxhan dhe tjetra nĂ« Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 6, tĂ« ligjit nr.9000, datĂ« 30.1.2003, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 6, tĂ« ligjit nr.9000, datĂ« 30.1.2003, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

The post Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve

By: user 11
19 September 2024 at 10:03

Vajza 6-vjeçare që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e sĂ« mĂ«rkurĂ«s nĂ« rrugen e burgut nĂ« ShĂ«nkoll, ndĂ«rsa policia e cila mbĂ«rriti menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit n, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues nĂ« LezhĂ«. Ndaj tij Ă«shtĂ« ngritur akuza “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

The post Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve appeared first on Lapsi.al.

Audi i blinduar dhe ąrmĂ« nĂ« mjet, arrestohet 30-vjeçari nĂ« TiranĂ«

By: user 11
19 September 2024 at 09:23

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në makinë.

Raportohet se i riu me iniciale K. L., u ndalua nga Forcat “Shqiponja” nĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri”.

30-vjeçari mĂ«sohet se lĂ«vizte me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar dhe me targa gjermane.

Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

TiranĂ«/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” pĂ«r goditjen e rasteve tĂ« armĂ«mbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me ato tĂ« Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, ditĂ«n e djeshme kanĂ« siguruar informacion nga inteligjenca informative se me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar, me targa gjermane, qarkullonte njĂ« shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar nĂ« kĂ«to informacione Ă«shtĂ« organizuar puna pĂ«r kapjen e tij dhe Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

NĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri” shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., tĂ« cilit gjatĂ« kontrollit fizik i gjetĂ«n njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« me krĂ«hĂ«r e municion luftarak, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale se bashku me automjetin dhe njĂ« aparat celular.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi K. L., 30 vjeç, banues nĂ« GjirokastĂ«r, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

The post Audi i blinduar dhe ąrmĂ« nĂ« mjet, arrestohet 30-vjeçari nĂ« TiranĂ« appeared first on Lapsi.al.

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione

By: user 11
19 September 2024 at 08:52

Sulmet ukrainase në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes. Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.

Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie. Guvernatori i rajonit rus Igor Rudenya ka urdhëruar një evakuuim të pjesshëm të banorëve në atë zonë pas shpërthimit të fuqishëm në depo.

The post Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

By: user 11
19 September 2024 at 08:32

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89 lekë dhe do shitet me 90 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir

By: user 11
19 September 2024 at 08:06

Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir appeared first on Lapsi.al.

“LamtumirĂ« Gerti Bogdani”, ish-deputeti pĂ«rcillet sot nĂ« banesĂ«n e fundit

By: user 11
19 September 2024 at 07:40

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike, Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe nĂ« moshĂ«n 44-vjeçare pas njĂ« arresti kardiak, ndĂ«rsa po zhvillonte njĂ« takim me disa miq tĂ« tij nĂ« njĂ« prej hoteleve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

NĂ« njĂ« reagim prekĂ«s nĂ« rrjete sociale, bashkĂ«shortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmĂ«roi se ceremonia e lamtumirĂ«s do tĂ« zhvillohet nga ora 10:00 deri nĂ« 12:00 dhe varrimi do tĂ« bĂ«het mĂ« pas nĂ« varrezat e SharrĂ«s.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirĂ«s, do bĂ«hen ditĂ«n e nesĂ«rme dt. 19 Shtator 2024, nĂ« SallĂ«n e Seancave Plenare tĂ« Parlamentit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga ora 10:00 deri nĂ« 12:00 dhe varrimi do tĂ« bĂ«het mĂ« pas nĂ« varrezat e SharrĂ«s”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

“TĂ« gjitha aktivitetet e PartisĂ« Demokratike nĂ« datat 18 dhe 19 shtator nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin do tĂ« anulohen”, njofton PD. NĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike flamuri kombĂ«tar dhe flamuri i PD do tĂ« ulen nĂ« gjysmĂ«shtizĂ« dhe nĂ« orĂ«n 12.00 do tĂ« mbahet njĂ« minutĂ« heshtje nĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike.

The post “LamtumirĂ« Gerti Bogdani”, ish-deputeti pĂ«rcillet sot nĂ« banesĂ«n e fundit appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të enjte

By: user 11
19 September 2024 at 07:12

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtĂ«si mesatare 1-6m/s ndĂ«rsa nĂ« momentin e zhvillimit tĂ« vranĂ«sirave si dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe lugina ajo hera-herĂ«s fiton shpejtĂ«si 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • nĂ« zonat malore 11 deri 20°C,
  • nĂ« zonat e ulĂ«ta 15 deri 29°C,
  • nĂ« zonat bregdetare 16 deri 27°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

By: user 11
18 September 2024 at 11:01

ËshtĂ« shtyrĂ« sĂ«rish seanca paraprake pĂ«r ish-ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Beqaj, i cili akuzohet pĂ«r abuzim me fondet e BE-sĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« mbante postin e drejtorit tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit tĂ« NdihmĂ«s (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC.

Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

The post Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke,

By: user 11
18 September 2024 at 10:27

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Ai u ndalua nga policia në qytetin e Kastorias, ku fillimisht tentoi të arratisej, por nuk ia doli.

Më herët shqiptari ishte ishte dënuar me 8 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

The post Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, appeared first on Lapsi.al.

Kishin shkuar në Itali për të trafikuar drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Fano

By: user 11
18 September 2024 at 09:55

Operacioni katër ditë më parë në rajonin e Pesaro dhe Urbino. Policia kishte lokalizuar të dyshuarit teksa shpërndanin drogë në zonën e Flamina.

Në përfundim të një hetimi, efektivët e komisariatit të Fanos në Itali njoftuan se arrestuan 2 shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç, për akuzën e trafikut të drogës.

“Dispozita u vĂ«rtetua nga Autoriteti GjyqĂ«sor i GjykatĂ«s sĂ« Pesaros dhe tĂ« dy do tĂ« gjykohen javĂ«n e ardhshme”, thuhet nĂ« njoftimin e KuesturĂ«s sĂ« Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni Ă«shtĂ« kryer nĂ« datĂ«n 14 Shtator.

Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e Flamina, kurse identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë: ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino. Më i madhi nga të dy, njëzet e pesë vjeç, është propozuar edhe për dëbim nga Italia, masë të cilës tashmë i është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës.

Rezulton se të rinjtë kishin hyrë me qëllim përfshirjen në aktivitet të paligjshëm, por nuk u raportua për sasi lënde narkotike të sekuestruara dhe detaje të tjera.

The post Kishin shkuar në Itali për të trafikuar drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Fano appeared first on Lapsi.al.

Eksportet nuk ngrenĂ« “kokĂ«â€, bien 15%! FaktorĂ«t qĂ« çuan nĂ« tkurrjen e fortĂ«

By: user 11
18 September 2024 at 09:26

Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë shënuar rënie.

Shitjet jashtë vendit prej një periudhe të zgjatur po vuajnë presionet të ndikuara nga nënçmimi i euros, rritja e kostove, sidomos atyre të punës si dhe konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Gusht 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me -18,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -32,5 %, në krahasim me Korrik 2024.

Ritmet e rënies janë përshpejtuar sërish në raport me korrikun kur tkurrja ishte 12% dhe qershorin, kur rënia ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me 29.2%.

GjatĂ« muajit Gusht 2024, nĂ« uljen e eksporteve prej -18,2%, kanĂ« ndikuar grupet: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me -10,0 pikĂ« pĂ«rqindje, “Tekstile dhe kĂ«pucĂ«â€ me -3,7 pikĂ« pĂ«rqindje, “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -2,8 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

Për tetëmujorin eksportet kanë shënuar një tkurrje të fortë. Sipas INSTAT, Në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me -14,9%.

PĂ«r 8 mujorin, Grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« uljen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me -6,4 pikĂ« pĂ«rqindje, “Tekstile dhe kĂ«pucĂ«â€ me -5,1 pikĂ« pĂ«rqindje, “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -1,6 pikĂ« pĂ«rqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

Tekstilet dhe këpucët në vështirësi

Në gusht, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 17.2%. Për 8 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 70 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17.8% me bazë vjetore.

Industria po vijon të vuajë pasojat e shumë faktorëve si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Eksportuesit janë të shqetësuar se kjo situatë po bëhet kronike dhe kanë pa shpresa për rikuperimin e aktivitetit si për rrjehdojë të uljes së aftësive konkurruese ashtu dhe kërkesës së dobët për veshje e këpucë në tregjet ndërkombëtare.

Minerale, lëndë djegëse bien ndjeshëm

“Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji” ishte grupi i parĂ« mĂ« i madh nĂ« vend nĂ« gusht. Eksportet e kĂ«tij grupi ranĂ« me 31.5% nĂ« gusht, me bazĂ« vjetore. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi mĂ« i madh nĂ« vend dhe nga tregtimi i energjisĂ« elektrike, qĂ« lidhet me motin. PĂ«r 8 mujorin, ky grup shĂ«noi eksporte me vlerĂ« gati 50 miliardĂ« lekĂ«, me tkurrje 27.6%.

Materiale ndërtimi dhe metale i rikthehen rënies

“Materialet e ndĂ«rtimit dhe metalet” ishin grupi i tretĂ« mĂ« tĂ« madh nĂ« vend pĂ«r 8 mujorin. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, pĂ«rpunuesit tĂ« çelikut, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga eksportuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« vend. NĂ« gusht ky grup iu rikthye rĂ«nies me 16%, pasi ishte rritur me 21.3%. nĂ« korrik. PĂ«r 8 mujorin, sektori Ă«shtĂ« me njĂ« rĂ«nie prej 9.2%. NĂ« gusht Kurum njoftoi se kishte ndĂ«rprerĂ« aktivitetin pĂ«r shkak tĂ« konjukturĂ«s sĂ« pafavorshme tĂ« çmimeve.

Tkurrja ngadalësohet për Ushqime pije e duhan nga rënia e çmimeve

“Ushqime pije e duhan”, ka vijuar me tendencĂ«n negative nĂ« gusht, ndonĂ«se ritmet e rĂ«nies janĂ« ngadalĂ«suar. Shitjet nĂ« gusht u tkurrĂ«n me 2.3%, nga 5.6% nĂ« korrik dhe 32% nĂ« qershor. PĂ«r 8 mujorin, ky grup ka rĂ«nĂ« me 8.8%.

Eksportuesit pohojnë se tkurrja lidhet kryesisht me rënien e çmimeve për shkak të mbiprodhimit, ndërsa sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta. Këtë vit ka pasur superprodhim në të gjithë Mesdheun, të nxitura nga çmimet e larta dhe moti i favorshëm, duke bërë që të ketë ofertë të lartë në Europë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro

“Makineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimi” ishin grupi tjetĂ«r qĂ« shfaqi ecuri tĂ« mirĂ« vitet e fundit, si rrjedhojĂ« e hyrjes sĂ« fabrikave qĂ« montonin pjesĂ« pĂ«r industrinĂ« automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerĂ«simi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore. NĂ« gusht eksportet ranĂ« me 1.3%, ndĂ«rsa pĂ«r 8 mujorin tkurrja Ă«shtĂ« 7.1%.

Thellohet deficiti tregtar

Në Gusht 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke ulur me -18,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -32,5 %, në krahasim me Korrik 2024.

Importet e mallrave arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -19,4 %, në krahasim me Korrik 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 mld lekë, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me Gusht 2023 dhe duke u ulur me -11,0 %, në krahasim me Korrik 2024.

Në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me -14,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld lekë, duke u rritur me 3,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 340 mld lekë, duke u rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Eksportet bien me Italinë e Greqinë

Në muajin Gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2023 janë: Italia (1,5%), Kosova (17,4%), Greqia (43,4%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (34,2%), Kina (46,3%), Turqia (37,8%), etj.

Gjatë këtij tetëmujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, është: Italia (13,2%), Kosova (2,3%), Greqia (24,1%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (28,6%), SHBA (0,8%), etj.

Në muajin Gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,8%), Kina (13,0%), Turqia (22,1%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (6,5%), Spanja (40,7%), Maqedonia e Veriut (28,6%), etj.

Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (17,6%), Greqia (19,4%), Gjermania (4,5%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (2,4%), Kina (1,6%), Spanja (3,5%), etj. /Monitor

The post Eksportet nuk ngrenĂ« “kokĂ«â€, bien 15%! FaktorĂ«t qĂ« çuan nĂ« tkurrjen e fortĂ« appeared first on Lapsi.al.

U kap nĂ« ‘shtĂ«pi bari’, dĂ«nohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar

By: user 11
18 September 2024 at 09:04

46-vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani, është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë. Brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.

Sipas mediave tĂ« huaja, policia gjeti rreth 3,577 bimĂ« kanabisi, me njĂ« vlerĂ« qĂ« shkon nga 1 milion deri nĂ« 2 milion ÂŁ. Disa orĂ« mĂ« vonĂ«, detektivĂ«t zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi tĂ« fshehur nĂ« njĂ« zgavĂ«r mes dy mureve. Ai u arrestua dhe mĂ« 11 shtator gjykata ‘Warwick Crown Court’, e dĂ«noi me 2 vite e 3 muaj burg.

The post U kap nĂ« ‘shtĂ«pi bari’, dĂ«nohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11
18 September 2024 at 08:39

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot  euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me 90 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 105.9 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

 

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Takim mes Bislimit dhe zyrtarit të NATO-s, bisedojnë për urën në Mitrovicë

By: user 11
18 September 2024 at 08:18

NdihmĂ«ssekretari i PĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r Operacione i NATO-s, Thomas Goffus, i tha kryenegociatorit tĂ« KosovĂ«s, Besnik Bislimi, se vendimi pĂ«r hapjen e urĂ«s mbi lumin IbĂ«r nĂ« MitrovicĂ« duhet tĂ« merret “pĂ«rmes dialogut dhe nĂ« bashkĂ«rendim” me bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, njoftoi NATO-ja tĂ« martĂ«n vonĂ«.

NATO-ja njoftoi në uebsajtin e vet se Goffus, së bashku me komandantin për operacione civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Tomat, pati takime të ndara me Bislimin dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në margjinat e rundit të ri të bisedimeve mes dy vendeve të martën në Bruksel.

“NdihmĂ«ssekretari i PĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r Operacione bisedoi pĂ«r gjendjen e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ« dhe shpalosi shqetĂ«simet e sigurisĂ« nĂ« rast tĂ« hapjes sĂ« mundshme pĂ«r trafik tĂ« urĂ«s mbi lumin IbĂ«r nĂ« MitrovicĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e NATO-s. Goffus theksoi nevojĂ«n pĂ«r njĂ« “zgjidhje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe afatgjate”.

“Ai nĂ«nvizoi se vendimet duhet tĂ« merren pĂ«rmes dialogut dhe nĂ« kohĂ« tĂ« duhur e nĂ« bashkĂ«rendim me bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, si dhe nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nuk e vĂ« nĂ« rrezik komunitetin lokal apo trupat e NATO-s”, thuhet nĂ« njoftim. Ai tha se KFOR-i ka prani mbi urĂ« dhe po vazhdon tĂ« kryejĂ« patrullime tĂ« rregullta nĂ« zonat pĂ«rrreth.

Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.

Hapja e urĂ«s – e cila ndan MitrovicĂ«n nĂ« jug me shumicĂ« shqiptare dhe nĂ« veri me shumicĂ« serbe – u kundĂ«rshtua nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe nga vetĂ« misioni i aleancĂ«s ushtarake, KFOR, tĂ« cilĂ«t thanĂ« se ajo nuk duhet tĂ« hapet “nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«â€. SerbĂ«t lokalĂ« protestuan kundĂ«r hapjes sĂ« urĂ«s gjithashtu.

Prej atëherë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e tij është duke i vazhduar konsultimet dhe diskutimet me aleatët në lidhje me hapjen e urës.

Goffus ishte për një vizitë në Prishtinë në fund të gushtit, ku u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe tha se shtimi i trupave të KFOR-it nuk ishte zgjidhja.

NdĂ«rkohĂ«, Bislimi dhe Petkoviq zhvilluan nga dy herĂ« bisedime tĂ« ndara me tĂ« dĂ«rguarin e posaçëm tĂ« BE-sĂ« pĂ«r dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindĂ« ata pĂ«r njĂ« takim trepalĂ«sh me tĂ« martĂ«n nĂ« Bruksel.

Ata e akuzuan njĂ«ri-tjetrit pĂ«r dĂ«shtimin e takimit trepalĂ«sh. Bislimi tha se Serbia e “kushtĂ«zoi agjendĂ«n e takimit me kĂ«rkesa tĂ« papranueshme pĂ«r KosovĂ«n”.

Por, Petkoviq e akuzoi Bislimin se nuk pranoi takim trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Bislimi tha pas takimit se me Lajçakun kishte biseduar edhe për çështjen e urës, por nuk përmendi se kishte takim edhe me zyrtarin e lartë të NATO-s.

Ai tha se u pajtua me Lajçakun që Kosova dhe Brukseli të diskutojnë në të ardhmen edhe për mënyrën se si të veprohet me hapjen e urës mbi lumin Ibër, pa dhënë më shumë hollësi./ REL

The post Takim mes Bislimit dhe zyrtarit të NATO-s, bisedojnë për urën në Mitrovicë appeared first on Lapsi.al.

Hezbollahu fajëson Izraelin pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit ku u vràrë 9 persona

By: user 11
18 September 2024 at 07:41

Pajisjet e komunikimit, qĂ« njihen si ‘pagers’ tĂ« pĂ«rdorura nga qindra anĂ«tarĂ« tĂ« grupit militant Hezbollah shpĂ«rthyen pothuajse njĂ«kohĂ«sisht nĂ« Liban dhe Siri tĂ« martĂ«n, duke vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 9 individĂ«, pĂ«rfshirĂ« njĂ« vajzĂ« 8-vjeçare dhe plagosur mijĂ«ra tĂ« tjerĂ«, thanĂ« zyrtarĂ«t. Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajĂ«suan Izraelin pĂ«r atĂ« qĂ« dukej tĂ« ishte njĂ« sulm i sofistikuar dhe nga distanca. Mes tĂ« plagosurve ishte edhe ambasadori i Iranit nĂ« Liban. ‘Pager’ Ă«shtĂ« njĂ« pajisje e vogĂ«l komunikimi, ndryshe nga telefoni celular, qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r dĂ«rgimin e mesazheve dhe sinjaleve.

Shpërthimet misterioze ndodhin mes të tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Hezbollahu, i cili ka një bazë të rëndësishme në Liban, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga sulmi i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor që shkaktoi luftën në Gazë.

Pajisjet ‘pagers’ qĂ« shpĂ«rthyen me sa duket ishin blerĂ« nga Hezbollahu pasi udhĂ«heqĂ«si i grupit militant i urdhĂ«roi anĂ«tarĂ«t nĂ« shkurt qĂ« tĂ« ndalonin pĂ«rdorimin e telefonave celularĂ«ve, duke paralajmĂ«ruar se mund tĂ« gjurmoheshin nga organet izraelite tĂ« zbulimit.

NjĂ« zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisĂ« sĂ« lajmeve “Associated Press” se mjetet e komunikimit ‘pagers’ ishin njĂ« markĂ« e re, por nuk pranoi tĂ« thoshte se pĂ«r sa kohĂ« i kishin nĂ« pĂ«rdorim.

Rreth orĂ«s 3:30 pasdite tĂ« martĂ«n, sipas orĂ«s lokale, ‘pagers’ nĂ«pĂ«r duart apo xhepat e pĂ«rdoruesve filluan tĂ« nxeheshin dhe mĂ« pas shpĂ«rthyen duke krijuar skena tĂ« pĂ«rgjakshme dhe panik. Siç duket, shumĂ« nga tĂ« goditurit ishin anĂ«tarĂ« tĂ« Hezbollahut, por deri nĂ« publikimin e lajmit nuk ishte e qartĂ« nĂ«se edhe individĂ« tĂ« tjerĂ« kishin pajisje tĂ« tilla.

ShpĂ«rthimet e pajisjeve ‘pagers’ ndodhĂ«n kryesisht nĂ« zonat ku Hamasi ka njĂ« prani tĂ« fortĂ«, veçanĂ«risht nĂ« periferinĂ« jugore tĂ« Bejrutit dhe rajonin Beqaa nĂ« lindje tĂ« Libanit, sipas zyrtarĂ«ve libanezĂ« tĂ« sigurisĂ« dhe njĂ« zyrtari tĂ« Hezbollahut. Zyrtari i Hezbollahut foli nĂ« kushte anonimie sepse nuk ishte i autorizuar tĂ« fliste pĂ«r median. Ushtria izraelite nuk ka pranuar tĂ« komentojĂ«.

Shpërthimet ndodhën disa orë pasi agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, tha se kishte penguar një përpjekje të Hezbollahut për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të sigurisë izraelite duke përdorur një mjet shpërthyes të komanduar nga distanca.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit tĂ« Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kishin dijeni paraprake pĂ«r kĂ«tĂ« incident” dhe nuk ishin tĂ« pĂ«rfshira. “Aktualisht po mbledhim informacione”, tha ai.

EkspertĂ«t thonĂ« se shpĂ«rthimet e pajisjeve ‘pagers’ tregojnĂ« pĂ«r njĂ« operacion tĂ« planifikuar prej kohĂ«sh, i kryer ndoshta pĂ«rmes infiltrimit nĂ« zinxhirin e furnizimit dhe duke i manipuluar pajisjet me lĂ«nde shpĂ«rthyese pĂ«rpara se tĂ« dĂ«rgoheshin nĂ« Liban.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, i tha rrjetit Al Jazeera të Katarit se të paktën nëntë persona ishin vranë, mes tyre një vajzë 8-vjeçare dhe rreth 2,750 të tjerë ishin plagosur, 200 prej të cilëve në gjendje kritike. Shumica kanë lëndime në fytyrë, dorë ose rreth barkut.

Hezbollahu tha në një deklaratë se dy nga anëtarët e saj ishin mes të vrarëve. Njëri prej tyre ishte Mahdi Ammar, djali i një anëtari të Hezbollahut në parlament dhe dy djem të figurave të tjera të njohura u plagosën, tha zyrtari i Hezbollahut, i cili foli në mënyrë anonime.

“Ne e mbajmĂ« armikun izraelit plotĂ«sisht pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« agresion kriminal qĂ« gjithashtu goditi civilĂ«t”, tha Hezbollahu, duke shtuar se Izraeli “do tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigjen e merituar”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i kishte paralajmëruar më parë anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, duke thënë mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e tyre dhe kryer sulme.

Sean Moorhouse, ish-oficer i ushtrisë britanike dhe ekspert për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, tha se pamjet nga shpërthimet sugjeronin për vendosjen në pajisjen e komunikimit të një lënde të vogël shpërthyese, sa një gomë lapsi, përpara se të ishin dorëzuar tek përdoruesit.

“Duket se ka shumĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« gjitha pajisjet tĂ« jenĂ« modifikuar pĂ«rpara se Hezbollahu t’i blinte ato, gjĂ« qĂ« nĂ«nkupton pĂ«r njĂ« operacion shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« Mossad-it”, tha ai duke iu referuar agjencisĂ« izraelite tĂ« zbulimit tĂ« jashtĂ«m./ VOA

The post Hezbollahu fajëson Izraelin pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit ku u vràrë 9 persona appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra

By: user 11
18 September 2024 at 07:08

Këtë të mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisën që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin. Gradualisht ato do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C (kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C(kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra appeared first on Lapsi.al.

Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit

By: user 11
17 September 2024 at 10:46

MĂ« datĂ« 13 shtator, disa nga operatorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« telekomunikacionit nĂ« botĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« AmĂ©rica MĂłvil, AT&T, Bharti Airtel, Deutsche Telekom, Orange, Reliance Jio, Singtel, Telefonica, Telstra, T-Mobile, Verizon dhe Vodafone, sĂ« bashku me Ericsson, njoftuan pĂ«r njĂ« nismĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« kombinuar e shitur nĂ« shkallĂ« globale API-tĂ« e rrjetit (Application Programming Interfaces – NdĂ«rfaqet eProgramimit tĂ« Aplikacioneve). Kjo do tĂ« nxisĂ« mĂ« tej inovacionin nĂ« shĂ«rbimet dixhitale. PjesĂ« e marrĂ«veshjes historike Ă«shtĂ« edhe themelimi i njĂ« kompanie, e cila do tĂ« krijojĂ« mundĂ«si tĂ« reja monetizimi pĂ«r industrinĂ«.

API-të e rrjetit shërbejnë për të pasur qasje, për të përdorur e paguar lehtësisht për kapacitetet e rrjetit. Nisma do të ndihmojë në implementimin dhe aksesin ndaj API-ve të përbashkëta nga shumë ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit, duke krijuar kështu një ekosistem më të gjerë të platformave të zhvilluesve.

Rrjetet moderne të telefonisë mobile kanë kapacitete të avancuara dhe inteligjente, të cilat historikisht kanë qenë të paarritshme për zhvilluesit. Për më tepër, këta të fundit ekanë pasur të vështirë të integrojnë kapacitetet e ndryshme të qindra operatorëve individualë të telekomunikacionit. Kompania e sapoformuar do të kombinojë API-të e rrjetit në nivel global, me vizionin që aplikacionet e reja të funksionojnë kudo dhe në çdo rrjet, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për zhvilluesit që të inovojnë.

Margherita Della Valle, DrejtoreshĂ« Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “API-tĂ« e rrjetit po reformojnĂ« industrinĂ« tonĂ«. Ky partneritet do t’iu mundĂ«sojĂ« bizneseve ezhvilluesve tĂ« pĂ«rdorin fuqinĂ« kolektive tĂ« rrjeteve tona globale, pĂ«r tĂ« zhvilluar aplikacione qĂ« nxisin rritjen, krijojnĂ« vende pune dhe pĂ«rmirĂ«sojnĂ« shĂ«rbimet publike. Ashtu si 4G-ja dhe telefonĂ«t smart i bĂ«nĂ« aplikacionet pjesĂ« integrale tĂ« jetĂ«s sonĂ« tĂ« pĂ«rditshme, ashtu edhe fuqia e rrjetit tonĂ« 5G do tĂ« stimulojĂ« valĂ«n e ardhshme tĂ« shĂ«rbimeve dixhitale.”

Kapacitetet e avancuara tĂ« rrjetit do tĂ« hapin kufirin e ardhshĂ«m nĂ« zhvillimin e aplikacioneve dhe do tĂ« fuqizojnĂ« zhvilluesit t’i pĂ«rdorin ato nĂ« shumĂ« sektorĂ« si verifikimi imashtrimit pĂ«r transaksionet financiare dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kontrolluar statusin e pajisjes qĂ« ofruesit e transmetimit tĂ« mund tĂ« rregullojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« dinamike cilĂ«sinĂ« e videos.

OperatorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« telekomunikacionit inkurajohen tĂ« bashkohen me kompaninĂ« e re, duke nxitur mĂ« tej industrinĂ« dhe pĂ«rvojĂ«n e zhvilluesve dhe duke lejuar tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r tĂ« siguruar tĂ« ardhura, si operatori i telekomunikacionit Three Sweden (Hi3G Access), i cili Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« diskutime pĂ«r t’iu bashkuar nismĂ«s.

Mbyllja e transaksionit pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025, në varësi të miratimeve rregullatore dhe kushteve të tjera. Pas mbylljes së transaksionit, kompania Ericsson do të zotërojë 50% të kapitalit në sipërmarrje, ndërsa ofruesit e telekomunikacionit do të zotërojnë 50% në total.

Si gjithmonë Vodafone mbetet pioner i zhvillimeve të mëdha teknologjike, gjithmonë i hapur ndaj çdo lëvizjeje që kontribuon në reformimin dhe rritjen e industrisë së telekomunikacionit.

The post Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit appeared first on Lapsi.al.

VraƟja e dy vĂ«llezĂ«rve nĂ« Roskovec, Prokuroria jep akuzat pĂ«r Altin Kukajn dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t

By: user 11
17 September 2024 at 10:43

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, nga autori Altin Kukaj, si dhe ka njoftuar zyrtarisht akuzat për këtë të fundit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim.

Altin Kukaj dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Evis Kukaj, dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”.

Emarjus Kuka dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Tomor Zykaj dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

Shtetasi Y.K dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Shkaku i vrasjes dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat. Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER

Informacion nga Prokuroria Fier në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec ku humbën jetën shtetasit G.K dhe L.K

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur nĂ« Roskovec, Fier, nĂ« datĂ«n 10.09.2024, ku humbĂ«n jetĂ«n dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime pĂ«r veprat penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 tĂ« K.Penal.

NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« ngjarje, pas veprime hetimore tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim me policinĂ« gjyqĂ«sore, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshĂ«m se ata kanĂ« kryer veprĂ«n penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 tĂ« K.Penal. Po ashtu, Ă«shtĂ« kryer arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit T.Z., si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s venale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

MĂ« datĂ« 12.09.2024, pĂ«r shtetasit A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkesa pĂ«r vleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« arrestit nĂ« flagrancĂ« dhe caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “Arrest nĂ« burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1. A.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2. E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3. E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” parashikuar nĂ« neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4. T.Z, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5. Y.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6. I mituri nĂ« konflikt me ligjin E.H, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

The post VraƟja e dy vĂ«llezĂ«rve nĂ« Roskovec, Prokuroria jep akuzat pĂ«r Altin Kukajn dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t appeared first on Lapsi.al.

❌
❌