Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Klea nuk e lë me aq!Reagon sërish: Të pafytyra që fshiheni pas krimit që keni kryer

By: gaze tare
8 September 2024 at 19:53

Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, reagoi mesditën e sotme lidhur me ngjarjen duke sqaruar dhe disa detaje për partnerin e saj i cili u bë “molla e sherrit” mes tre vajzave të lartpërmendura. Ajo ka rrëfyer se personi me të cilin kishte krijuar një lidhje ishte një burrë i divorcuar që kishte një fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme. Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës. Kliko këtu

Por nuk e ka lënë me kaq! Një tjetër reagim ka ardhur prej saj pak momente më herët. Siç duket pas reagimit të bërë mesditën e sotme, në imbox-in e Kleas kanë ardhur një sërë mesazhesh të cilat e kanë detyruar atë të reagoj sërish. Por këtë herë për çfarë?

Klea shprehet se lidhja e saj ka përfunduar që në muajin prill. Siç ajo pretendon, në llogaritë e saj po dërgohen mesazhe anonime e një sërë informacionesh të pavërteta, ku sipas saj pas tyre fshihen dy motrat Berisha, të cilat ajo i citon si “të pafytyra që fshihen pas krimit që kanë kryer.”

Për më tepër lexoni reagimin e plotë të paraqitur më poshtë:

The post Klea nuk e lë me aq!Reagon sërish: Të pafytyra që fshiheni pas krimit që keni kryer appeared first on iconstyle.al.

“Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

By: D Marku
3 September 2024 at 16:42

Modelja nga Shqipëria, Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi u përfshinë në një çështje në një restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.

The post “Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

❌
❌