Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Pessina para portierit, arbitri e ndali. Cesari i bindur se u favorizua Inter: “Duhet të vazhdonte lojën”

By: user 2
16 September 2024 at 19:44

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes Monza-Inter, sfidë e mbyllur 1-1, shkaktoi jo pak diskutim. Pavard pengoi Dany Mota rreth 30 metra larg portës me arbitrin Pairetto që e la lojën të vazhdonte, duke i dhënë përparësi. Më pas pati një përplasje topi që përfundoi në këmbët e sulmuesit Pessina, i cili mund të godiste në portë. Mirëpo në këtë moment erdhi bilbili i arbitrit të ndeshjes Pairetto, duke shkaktuar tërbimin e lojtarëve briancolë.

Një episod që ka thirrur në çështje edhe specialistin e gjykimit Graziano Cesari. Ish-arbitri, gjatë transmetimit Pressing, dhe opinionin e tij profesional për atë që ndodhi në shtesë në stadiumit U-Poëer: “Pairetto ishte shumë i nxituar – filloi ish-bilbili i njohur -. Pairetto donte të fishkëllente pas kontaktit Pavard- Mota dhe nuk e bëri. Pastaj e mendoi përsëri dhe ndaloi çdo gjë kur topi arriti te Pessina. Ai kishte hapësirë për të goditur në portë krejt i vetëm. Nuk duhet të fishkëllente, por të linte të luhej. Më pas mund ta kthente lojën mbrapsht nëse do të ishte e nevojshme”.

La regola del vantaggio contro i PIGNO-RATTI non esiste… #Pessina era già davanti al portiere e l’arbitro ha pensato bene di fischiare il fallo #MonzaInter #MarottaLeague pic.twitter.com/zw7PUqUWBU

— Amaro 🤍🖤⭐⭐⭐ (@Amaro37396696) September 15, 2024

The post Pessina para portierit, arbitri e ndali. Cesari i bindur se u favorizua Inter: “Duhet të vazhdonte lojën” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon Veselenovic nga kreu

By: user 2
16 September 2024 at 18:48

Partizani nuk shkon më shumë se 1-1 në transfertën me Laçin, duke u ndalur në barazimin e dytë radhazi. Zeka zhbllokoi ndeshjen, duke i dhënë të kuqve avantazhin, por përgjigja erdhi menjëherë nga Ballhysa, që largoi në këtë mënyrë skuadrën e Veselenovic nga kreu i renditjes.

Laçi është një fushë e vështirë në të cilën Partizani shpeshherë e ka parë veten në vështirësi. Edhe këtë herë kurbinasit nuk i tradhëtojnë pritshmëritë, duke tentuar disa herë portën e Qirkos. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, sepse edhe Partizani kërkoi të zgjidhte ndeshjen, edhe pse pa bërë aventura.

Të kuqtë u munduan të ishin të kujdesshëm, mbi të gjitha për të mos pësuar, duke qenë se Laçi po insistonte me Melon e Tresën. Sidoqoftë, Zeka mori përsipër ofensivën e Veselinovic dhe provoi në dy raste të rrezikonte portën e Dajsinanit. Tentativa e parë u ndal nga portieri, ndërsa e dyta u stampua në traversë. E ishte pikërisht Zeka që në provën e tretë gjeti golin. Në minutën e 80′ Bintsouka depërtoi nga e djathta dhe shërbeu në qendër ku Zeka nuk gaboi.

Lexo më tejVideo/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr

U krijua ideja e një fitore të arritur, duke qenë se pak minuta e ndanin Partizanin nga 3 pikët, por Laçi reagoi shpejt. Festa e “demave” zgjati vetëm pak, pasi në minutën e 86′ Leo Ballhysa ktheu ekuilibrin, duke bërë që sfida të mbyllej 1-1. Partizani shkon kështu në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Mbetet i fundit Laçi, me 3 pikë dhe ende pa fitore.

The post Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon Veselenovic nga kreu appeared first on Lapsi.al.

Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin në kokë me një karrige hekuri (VIDEO)

By: user 8
16 September 2024 at 12:37

Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival politik me një karrige gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Sipas mediave të huaja, Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë transmetimit Live.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt “viktimës së tij” dhe duke sulmuar me stolin e rëndë nga një distancë e afërt, megjithëse Marcal ai arriti të ngrejë krahun në momentin e fundit dhe ta shmangë pak goditjen.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte mërzitur Datenën duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte ‘nuk ishte mjaft burrë’.

The post Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin në kokë me një karrige hekuri (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Video/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr

By: user 2
15 September 2024 at 21:40

Fitore me përmbysje e Vllaznisë në Niko Dovana, 1-2 përballë Teutës, që mbetet sërisht pa asnjë barazim në këtë kampionat. Vendosi Balaj në minutën e 95’, pak minuta pasi VAR i kishte anuluar një gol shkodranëve, duke ndezur polemikat. Teuta pëson humbjen e tretë në kampionat, por Martini qan rastin e humbur nga Nasr me rezultatin të barabartë. Vllaznia i bashkohet kështu Egnatias në krye të renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Thomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, i thur elozhe skuadrës së tij, edhe pse nën rreshta ka dhe një kritikë: “Është më mirë për zemrën time të fitojmë si në pjesën e parë. Por është në favorin tonë, edhe në herën e parë kur erdha, që morëm shumë fitore në kohët shtesë. Ne do mundohemi herën tjetër të fitojmë ndeshjen gjatë 90 minutave dhe jo në shtesë”.

Lexo më tejVideo/ Egnatia copëton Bylis 4-0, Egbo shpërthen kundër VAR: “E panë me dron që nuk e preku”

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën. Mesfushori veçanërisht i inspiruar shkoi edhe pranë dyfishimit. Teuta reagoi vetëm në pjesën e dytë me aktivizimin e Tomës dhe Nasr, duke vënë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane. Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, për dëshpërimin e Martinit: “Më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për ne. Kishim presion dhe panik duke i ofruar atë korne në fund kundërshtarit, janë gjëra të pafalshme. Më vjen keq për pikën. Rasti i Nasr që goditi shtyllën ishte rasti që më ka ngelur më shumë peng”.

Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Sidoqoftë, Bekim Balaj shënoi në minutën e 95’ golin e tij të katërt në pesë ndeshje, duke i dhënë fitoren 1-2 Vllaznisë në Niko Dovana përballë Teutës.

The post Video/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr appeared first on Lapsi.al.

Video/ Egnatia copëton Bylis 4-0, Egbo shpërthen kundër VAR: “E panë me dron që nuk e preku”

By: user 2
15 September 2024 at 19:03

Pas humbjes në Shkodër, Egnatia ka marrë një fitore imponuese në Rrogozhinë, duke mundur 4-0 Bylis. Skuadra e Edlir Tetovës tregoi karakter, duke lënë pas disfatën me Vllazninë e duke treguar gjithë potencialin e tyre. Bylis ishte krejt i pafuqishëm për tu përballur hapur me kampionët në fuqi, edhe pse Egbo kapet me VAR, që legjitimoi golin e 2-0 pas një kontrolli prej 4 minutash.

GOLI ME “DRON”

Në të 36’, në zhvillimet e një goditje dënimi të Ujkës, devijimi me kokë i Xhemajlit i bëri shifrat 2-0 dhe shpresat e Bylis se pozicioni ishte i parregullt morën goditjen fatale pas 4 minutash kontroll, pas të cilave VAR konfirmoi golin. “Nuk është se Egnatia na dominoi gjatë gjithë ndeshjes – shpjegoi tekniku i Bylis -. Tentuam dhe futëm kundërshtarin në presion dhe fituam disa topa që duhej të shfrytëzonim. Po të shfrytëzonim ato raste, ndoshta do të ishte ndeshja e hapur. Por pësuam golin e parë, golin e dytë e kishin parë me dron që nuk e kishin prekur, se ishin 4 lojtarë me pozicion jashtë loje. Pas atij goli ndryshoi ndeshja”.

Në fakt një ndeshje e luajtur hapur, deri në golin e parë të Ahmetaj. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë në zonën mike dhe Xhemajli, Ahmetaj (dygolësh) e në fund Ndreca, i dhanë përmasa suksesit të rrogozhinasve.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia ‘shtrembëron’ Egnatian: Brdaric i jep Tetovës humbjen e parë në kampionat

10 pikë për Tetovën që vazhdon të kërkojë shkëputjen në krye të renditjes. Egnatia pret tashmë e qetë ndeshjet e rivalëve, ndërsa Bylis duhet të ngrihet në këmbë pas një ndeshje për tu harruar. “Nuk ka fitore të lehta, bëmë detyrat tona që i kemi punuar në stërvitje – tha tekniku -. Surprizë ishte që Bylis erdhi shumë lart në presing, megjithatë gjithçka shkoi mirë më pas. Pas golit të 3-të ishin më të qartë për të shkuar drejt portës, por kemi akoma punë për të perfeksionuar skemën”.

The post Video/ Egnatia copëton Bylis 4-0, Egbo shpërthen kundër VAR: “E panë me dron që nuk e preku” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Arsenal mposht Tottenham në derbin e Londrës: Gabriel dërgon Gunners -2 nga City

By: user 2
15 September 2024 at 17:11

Arsenal është rikthyer te fitorja, duke triumfuar 1-0 në derbin e Londrës veriore ndaj Tottenham, në javën e katërt të Premier League. Pas një pjese të parë jashtëzakonisht intensive, por mjaft të bllokuar, Gunners e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64′ me goditjen me kokë të Gabriel, në krosimin nga këndi të Bukayo Saka. Pas barazimit në shtëpi me Brighton, skuadra e Mikel Arteta ngjitet në 10 pikë në renditje, -2 pas Manchester City.

Londra Veriore është kuqebardhë, Arsenal mposhti Tottenham 1-0. Sfida ishte menjëherë intensive dhe me përmbysje të vazhdueshme frontesh, me skuadrën e Postecoglou që e nisi me një qëndrim të mirë. Menjëherë pas çerek ore lojë, edhe skuadra mike doli përpara, por goditja me kokë e Havertz u bllokua nga Vicario. Ndeshja u bë nervoze me kalimin e minutave, edhe pas një faulli të keq të Timber ndaj Pedro Porro. Në fund të pjesës së parë të lojës asnjëra skuadër nuk arriti të depërtojë, me arbitrin që i dërgon të gjithë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Lexo më tejVideo/ Arsenal i përgjigjet Liverpool me Havertz e Saka: Premier League tronditet nga dëmtimi i Danilo

Pas intervalit Tottenham dhe Arsenal u përpoqën të shkojnë më tej në kërkim të avantazhit. Spurs duket se kishin më shumë bindje në tentativat e tyre, por skuadra e teknikut Arteta goditi befasisht. Në minutën e 64′, një krosim perfekt nga këndi i Bukayo Saka dhe një goditje fituese nga fare pranë e brazilianit Gabriel, që fiksoi rezultatin 1-0. Postecoglou futi Werner për t’i dhënë skuadrës më shumë peshë sulmuese, por Gunners u mbrojtën deri në fund dhe morën tre pikët. Me këtë sukses, Arsenal ngjitet në 10 pikë në renditje, -2 pas kryesuesve të Manchester City. Tottenham, nga ana tjetër, është ende i luhatshëm, i mbërthyer në 4 pikë.

The post Video/ Arsenal mposht Tottenham në derbin e Londrës: Gabriel dërgon Gunners -2 nga City appeared first on Lapsi.al.

Video/ Smalling, debutimi i turpshëm në Arabi: në 55′ anglezi bëri çdo gjë të mundshme

By: user 2
15 September 2024 at 13:40

Disa javë më parë Chris Smalling u largua nga Roma duke vendosur t’i dorëzohej interesimit bujar të arabëve të Al-Fayha. Dje anglezi bëri debutimin e tij në Saudi Pro League, por impakti ishte për tu harruar. Një debutim katastrofik ishte pak të thuhej.

Ndeshja e parë e mbrojtësit anglez në tokën saudite u shndërrua shpejt në një makth. Në humbjen 0-5 të pësuar nga sigurisht jo i papërmbajtshmi Al-Raed, Smalling ishte një protagonist i madh, por në një mënyrë negative.

DEBUTIMI I TURPSHËM I SMALLING

Ndeshja e Smalling mori një kthesë për keq vetëm 6 minuta pas fillimit, kur ai shënoi një autogol fatkeq me një devijim të gabuar, që i dha kundërshtarëve një epërsi të menjëhershme. Më pas, në fillimin e pjesës së dytë, me miqtë që tashmë kishin kaluar me lehtësi 0-3, erdhi edhe kartoni i kuq. Përjashtim direkt (pas kontrollit në fushë) për ndërprerjen e një rasti të pastër shënimi.

Ndeshja, siç u përmend, më pas përfundoi me rezultatin 0-5. Një rekord, duke qenë se është disfata më e rëndë e pësuar ndonjëherë nga Al-Fayha. Skuadra e re e Smalling është tashmë në vendin e fundit të tabelës me zero pikë, me 10 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar. Nuk mund të kishte një debutim më të keq për mbrojtësin anglez…

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿Chris Smalling in his 🇸🇦 Al Fayha debut:
Own goal ✔
Red card ✔
His team lost 5-0, their highest-ever in the #SPL ✔pic.twitter.com/nitgjpSqSg

— BabaGol (@BabaGol_) September 14, 2024

The post Video/ Smalling, debutimi i turpshëm në Arabi: në 55′ anglezi bëri çdo gjë të mundshme appeared first on Lapsi.al.

Video/ Jashtë krizës për 30 minuta: super Milan, me Venezian përfundon me poker

By: user 2
14 September 2024 at 23:02

Në gjysmë ore, Milan fshiu tre ndeshje, dy javë pauzë dhe dy minuta kontestime, me autobusin e ekipit të bllokuar përpara Curva Sud përpara se të hynte në San Siro. Pas dy minutash shënoi Theo Hernandez, më pas Gabbia dhe dy penallti, të realizuara nga Pulisic dhe Abraham. Të gjitha në më pak se 30 minuta. Përfundon kështu, 4-0: është fitorja e parë për kuqezinjtë e për teknikun Fonseca, i cili i jep vetes dy ditë qetësi në përgatitje për ndeshjen kundër Liverpool të martën.

Milani mposhti Venezian 4-0 në ndeshjen e javës së katërt të Serie A, duke arritur suksesin e parë të sezonit, si dhe të parin e epokës së teknikut Fonseca. Tepër e lehtë në San Siro për kuqezinjtë, të cilët e thyen ngërçin në minutën e 2′ me golin e Theo Hernandez. Francezi përfitoi nga ngatërresa e Joronen, por Milan dyfishoi epërsinë e tyre tashmë në minutën e 16′ me Fofana, pas një goditje nga këndi.

Lexo më tejVideo/ Ismajli ‘zhduk’ Vlahovic, Empoli ndal Juven e Thiago Motta: “Nuk morëm atë që deshëm”

Mes minutave 25 dhe 29 dy penallti radhazi i dhanë fund ndeshjes pas më pak se gjysmë ore. E para u shndërrua në gol nga Pulisic, e dyta nga Abraham. Pjesa e dytë ishte një administrim i pastër rezultati, me Milan që kurseu energji për ndeshjen e Champions. I favorizoi natyrisht edhe fakti që lagunarët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, për shkak të përjashtimit të Nicolussi Caviglia. Tani vjen Liverpool e pastaj derbi: dy ngjarje kyçe për të treguar nëse ky është Milani i vërtetë.

The post Video/ Jashtë krizës për 30 minuta: super Milan, me Venezian përfundon me poker appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Video/ Ismajli ‘zhduk’ Vlahovic, Empoli ndal Juven e Thiago Motta: “Nuk morëm atë që deshëm”

By: user 2
14 September 2024 at 21:26

Pas pauzës për angazhimet e kombëtares, Juventus rifilloi kampionatin me një hap gjysmë fals. Në javën e katërt të Serie A, skuadra e Thiago Motta nuk shkoi përtej barazimit 0-0 me Empolin dhe mori barazimin e dytë radhazi. Në Castellani në pjesën e parë pati shumë ekuilibër, ritëm të ulët dhe pak raste me Vasquez që neutralizoi rastin më të rrezikshëm, pas një goditjeje me kokë të Gatti. Në pjesën e dytë, Juve shtyu përpara dhe rriti ritmin, por u përball me Vasquez, i vëmendshëm dhe reagues ndaj Vlahovic dhe Koopmeiners, dhe në fund rrezikoi në një tentativë të Grassi, i bllokuar nga Perini kujdesshëm edhe në një inkursion të Gyasit.

Pas barazimit 0-0 ndaj Empolit, Thiago Motta e sheh gotën gjysmë të mbushur dhe shikon përpara. “Ne nuk pësuam gol dhe meritat i shkojnë të gjithë ekipit, përfshirë Perin – shpjegoi trajneri i Juventus për DAZN -. Në pjesën e dytë ne bëmë më mirë në krahë, por nuk arritëm të shënonim. Ne kthehemi nga Empoli me një pikë – shtoi ai -. Nuk është rezultati që donim, por skuadra dha një paraqitje të mirë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Lexo më tejJuventus i vë kushte Vlahovic: përcaktohet data limit për rinovimin

Pastaj një opinion për performancën e Vlahovic, që pothuaj humbi cdo duel me mbrojtësin kuqezi Ardian Ismajli: “Ai duhet të shërbehet thellë sepse ai sulmon mirë hapësirën, por duhet t’i shërbejmë edhe me krosime, sepse ai është i mirë edhe me kokë dhe lëviz mirë në zonë – shpjegoi ai -. Vetëm në këtë mënyrë ai mund të shënojë më shumë gola. Shumë nervoz? Ai është duke u përmirësuar shumë në këtë aspekt. Sulmuesi jeton për gola, është normale – shtoi ai -. Por ai bën shumë gjëra të tjera dhe na jep shumë. Ai duhet të qëndrojë i fokusuar dhe të mendojë vetëm për të luajtur. Ai është një lider është pozitiv dhe gjithmonë përpiqet ta bëjë mirë punën e tij”.

The post Video/ Ismajli ‘zhduk’ Vlahovic, Empoli ndal Juven e Thiago Motta: “Nuk morëm atë që deshëm” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Haaland një Cyborg, 9 gola në 4 takime: City përmbys Brentford, tris i United

By: user 2
14 September 2024 at 18:29

Manchester City mbetet me pikë të plota dhe vazhdon fluturimin, edhe në javën e katërt të Premier League. Citizens vijnë nga disavantazhi për të mundur Brentford 2-1 falë të zakonshmit Erling Haaland. Norvegjezi është një cyborg i vërtetë me 9 golat e shënuar në 4 ndeshjet e para. Ndërkohë, mbërrin humbja e parë për Liverpool, që dorëzohet ndaj Nottingham Forest 1-0 në Anfield. Buzëqesh United, që vuan por më pas mposht lehtësisht Southampton 3-0. Ndahen në barazim ndeshjet Fulham-West Ham (1-1), Crystal Palace-Leicester (2-2) dhe Brighton-Ipswich (0-0).

MANCHESTER CITY-BRENTFORD 2-1

Haaland jep spektakël edhe një herë: Manchester City rikthehet e mposhti Brentford 2-1. Dush i ftohtë në fillim për teknikun Guardiola, me Wissa, që pas 22 sekondash përfitoi nga një largim i dobët i Ederson dhe shënoi me kokë golin e 1-0. Vendasit nuk e lanë veten të dekurajohen dhe në minutën e 19′ mbërriti barazimi: aksion këmbëngulës në zonë, me Haaland që nga hiçi goditi me të djathtën për të bërë 1-1. Pak më vonë, në gjysmë ore lojë, vjen përmbysja: top i gjatë i Ederson dhe Haaland, pasi i rezistoi sulmit të mbrojtësit, fluturoi drejt portës dhe finalizoi me një prekje delikate, për dygolëshin e tij personal.

Lexo më tej“Definitely City”: Citizens frymëzohen për fanellën e tretë nga Oasis: produkti është për tu koleksionuar

Në pjesën e dytë, Citizens administruan thuajse me komoditet avantazhin, duke qëndruar të ekuilibruar në fushë dhe duke shtyrë pa furi. Bees u përpoqën me ndrojtje të barazonin, por në bilbilin e fundit tabela e rezultateve vazhdoi të shënojë 2-1. Me këtë fitore Manchester City fluturon në krye me 12 pikë, ende me pikë të plota. Brentford, ndëkohë, mbetet i mbërthyer në 6, për momentin i teti.

Premier League England

Southampton 0-3 Manchester United
Brighton 0-0 Ipswich Town
Crystal Palace 2-2 Leicester City
Fulham 1-1 West Ham United
Liverpool 0-1 Nottingham Forest
Manchester City 2-1 Brentford

The post Video/ Haaland një Cyborg, 9 gola në 4 takime: City përmbys Brentford, tris i United appeared first on Lapsi.al.

Mish qingji në restorantin “Sirena” në Tetovë, Abdirahimi: Traditë shumë vjeçare në cilësi dhe shërbim

14 September 2024 at 14:53

Një storje suksesi në gastronomi e cila nisi në qytetin e Tetovës në vitin 1992 për të vazhduar deri në ditët e sotme, është pikërisht restoranti “Sirena” që për më tepër se 30 vjet shërben çdo klient me ushqime super të shijshme, ofron një ambient familjar dhe shërbim korrekt nga një staf mikpritës.

 

Sadik Abdirahimi, pronari i restorant Sirena, për Telegrafi Maqedoni rrëfeu traditën shumë vjeçarë të familjës së tij në gastronomi, një traditë e trashëguar ndër breza për më tepër se një shekull.

Abdirahimi sqaroi se në fushën e gastronomisë nga familja e tij kanë kaluar pesë gjenerata, ndonëse ndër vite kanë vepruar në vende të ndryshme të botës para së të vendosen në qytetin e Tetovës.

“Kjo daton për më shumë se 100 vjet, prej kur gjyshi i stërgjyshit tim ka filluar me punë në Sofije të Bullgarisë, ku prej aty vijon edhe në Kroaci, pastaj babai im vazhdon me këtë profesion edhe në Malin e Zi në qytetin e Ulqinit derisa në vitin 1992 hapet dhe restorant Sirena në qytetin e Tetovës që daton nga 1 janari i vitit 1992”, tha Abdirahimi.

Tashmë kur në restorantet e vendit po ofrohen shumë meny me receta tradicionale por edhe nga kuzhina të tjera, Abdirahimi shton se kjo është diçka pozitive edhe pse pavarësisht se sa konkurencë ka në treg, restoranti Sirena ka një klientelë besnike.

“Më mirë është kur në treg ka më shumë restorane, ajo sjell deri tek një konkurencë e mirë me klientelë besnike. Ne vazhdimisht jemi munduar të mbajmë nivelin e shërbimit dhe cilësisë ashtu siç ka qenë gjithmonë, ndaj kemi një klientelë besnike që vazhdimsht na ka vlerësuar dhe ne ndihemi falenderues ndaj tyre për gjithë këto vite besnikëri”, u shpreh Abdirahimi.

Ai dha dhe mesazh për çdo të ri që dëshiron të investojë në fushën e gastronomise dhe jo vetëm, duke shtuar se e rëndësishme është që njeriu të gjej pasionin e tij, e pastaj me përkushtim gjërat vijnë vetë dhe suksesi nuk mungon./Telegrafi/

The post Mish qingji në restorantin “Sirena” në Tetovë, Abdirahimi: Traditë shumë vjeçare në cilësi dhe shërbim appeared first on Telegrafi.

VIDEO| Momenti kur droni lëshon dy pako brenda burgu të Peqinit, çfarë u gjet në to

By: fra nc
13 September 2024 at 12:54

Euronews Albania ka siguruar pamjet kur droni që fluturonte mbi burgun e sigurisë së lartë të Peqinit u evidentua nga shërbimet e sigurisë.

Siç shihet dhe nga videoja e mësipërme, efektivët e sigurisë së burgut kanë konstatuar mjetin fluturues dhe një dritë që pulsonte vazhdimisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:37 të së enjtes. Mjeti fluturues ndodhej në një distancë rreth 100 metrash mbi ambientet e burgut dhe lëshoi aty dy pako që mbanin sende të kundraligjshme.

Sipas autoriteteve të burgjeve brenda pakove ndodheshin dy aparate celularë iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe fisha për karkimin e telefonave.

Gjithashtu bëhet me dije se krahas telefonëve në pako ndodheshin dhe lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

Euronews Albania ka siguruar dhe foto nga ajo që u gjet brenda pakove:

Në lidhje me rastin, prokuroria ka nisur një hetim për gjetjen e personave brenda burgut dhe jashtë tij të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Momenti kur droni lëshon dy pako brenda burgu të Peqinit, çfarë u gjet në to appeared first on Euronews Albania.

Video/ Ze Gomes i jep vendin e parë Elbasanit: Superiorja ka në krye skuadrën e ardhur nga Kategoria e Parë

By: user 2
12 September 2024 at 22:22

Elbasani rrëmben vendin e parë, edhe pse në shoqërinë e Partizanit, Egnatias e Vllaznisë, pas suksesit 1-0 ndaj Laçit në javën e katërt të Superiores. Vendosi sfidën një gol i Ze Gomes në pjesën e dytë, që fundos Laçin, ende pa asnjë fitore në kampionat.

Verdheblutë e Bordin luajtën me konfidencë, duke kontrolluar lojën e sidomos mesin e fushës. Laçi e vuajti intensitetin dhe motivimin e verdhebluve dhe rrezikoi në disa raste të pësonte, më flagranti në pjesën e parë ai i Melos, tentativa e të cilit shkoi ngjitur me shtyllën në fundin e pjesës së parë.

Laçi u mundua të ndryshonte sjellje në pjesën e dytë, madje duke rrezikuar të bënte keq në dy raste: Tresën në të 54’ dhe Myrta në minutën e 58’, u ndalën nga reagimi spektakolar i portierit ganez të verdhebluve Abalora. Bordin nga ana e tij kërkoi reagimin e të tijve, që erdhi praktikisht në momentin më të mirë të miqve kurbinas. Ze Gomes goditi saktë me kokë, pas krosimit të Arsen Kasës, duke kaluar në avantazh vendasit në minutën e 72’.

Lexo më tejVideo/ Rrapaj ndez festën e Partizanit në të 91’, Vila e shuan në të 95’: Dinamo e Daja evitojnë humbjen

Elbasani mund të kishte dyfishuar edhe shifrat me rastin në minutën e 96’ të Lajthisë, por pavarësisht kësaj tre pikët ishin të salduara për verdheblutë e Bordin, që ngjitet në krye, duke fundosur edhe më keq Laçin e Cungut, ende pa asnjë fitore. 7 pikë për Elbasanin, një surprizë e bukur në këtë fillim kampionati.

The post Video/ Ze Gomes i jep vendin e parë Elbasanit: Superiorja ka në krye skuadrën e ardhur nga Kategoria e Parë appeared first on Lapsi.al.

Video/ Rrapaj ndez festën e Partizanit në të 91’, Vila e shuan në të 95’: Dinamo e Daja evitojnë humbjen

By: user 2
12 September 2024 at 22:18

Nuk ka fitues derbi i parë kryeqytetas i kampionatit. Partizani dhe Dinamo e kanë mbyllur përplasjen e tyre me një barazim spektakolar, në javën e katërt të Kategorisë Superiore. 2-2 në debutimin e Ilir Dajës në pankinën e bluve, pikërisht kundër skuadrës së fundit që kishte drejtuar në Shqipëri, me dy gola të shënuar në kohën shtesë. Për të kuqtë keqardhja e një fitore të hequr nga duart në frymën e fundit nga Vila, e bashkë me të edhe vendin e parë vetmitar.

Derbi nisi në mënyrën më të mirë për blutë që kaluan në avantazh pas 5 minutash. Itodo Mandela mposhti Qirkon me një goditje të forte, duke evituar që loja të bëhej e mbyllur. Me ritëm e intensitet të lartë në të dy krahët, skuadrat treguan se kërkonin fitoren. E pas një rasti të shpenzuar nga Rrapaj, ishte Bintsouka që barazoi rezultatin në minutën e 31’.

Dinamo shpëtoi mirë në minutën e 47’ kur Zeka goditi shtyllën, por më pas skuadra e Dajës u ekuilibrua në prapavijë, duke parë me prioritet sulmin. Qirko ishte i jashtëzakonshëm ndaj Muzek, por me shumë fat në të 86’ kur Mandela goditi shtyllën me kokë. E megjithatë, drama ishte e gjitha në shtesë. Në minutën e 91’ Rrapaj kaloi Partizanin në avantazh, ndërsa vetëm 4 minuta më pas Vila me kokë barazoi rezultatin, që u legjitimua edhe në kontrollin VAR. Derbi i parë i kryeqytetit është një barazim dramatik, në një ndeshje për ata me zemra të forta.

The post Video/ Rrapaj ndez festën e Partizanit në të 91’, Vila e shuan në të 95’: Dinamo e Daja evitojnë humbjen appeared first on Lapsi.al.

Video/ Nikaj e Rashica nuk mjaftojnë, Teuta triumfon në Korçë: protesta të Skënderbeut për një penallti

By: user 2
11 September 2024 at 22:10

Teuta triumfon në transfertë në Korçë, duke mundur 2-3 Skënderbeun për të rrëmbyer fitoren e dytë në këtë kampionat. Dështon Gvozdenovic të arrijë skuadrat e kreut, me durrësakët që përmbysën avantazhin fillestar të Nikaj. Golat e Beqjas, Preknicajt dhe Krujës kompletuan rikthimin e skuadrës së Martinit, që në shtesë i lejoi vetëm një kënaqësi personale Rashicës për 2-3 final.

Në Korçë u luaj një ndeshje interesante dhe e hapur me raste të shumta në të dy krahët, por vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Nikaj zhbllokoi situatën në minutën e 8′, pas një asisti të Rashicës. Teuta nuk qendroi të vështronte e pasi goditën traversën, barazuan rezultatin me Beqjen tetë minuta nga fundi i pjesës së parë.

Lexo më tejVideo/ Vllaznia ‘shtrembëron’ Egnatian: Brdaric i jep Tetovës humbjen e parë në kampionat

Edhe pas rifillimit ritmi mbeti i lartë, por me Skënderbeun shpenzues, përfituan durrsakët. Preknicaj përmbysi rezultatin në minutën e 66′. Alia nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar sulmuesin, ashtu si edhe Krujën në minutën e 73′, që depozitoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri. Për ti bërë interesante castet e fundit mendoi Rashica, që ngushtoi rezultatin në 2-3, por tepër vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. E që asgjë të mos mungonte në këtë sfidë, korçarët kërkuan një penallti në shtesë, të cilën Hamiti nuk e mendoi njëlloj, duke e mbyllur ndeshjen mes kontestimeve.

The post Video/ Nikaj e Rashica nuk mjaftojnë, Teuta triumfon në Korçë: protesta të Skënderbeut për një penallti appeared first on Lapsi.al.

❌
❌