Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

By: D Marku
3 September 2024 at 16:42

Modelja nga Shqipëria, Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi u përfshinë në një çështje në një restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.

The post “Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

“E kam burrin xheloz”/ Ledjona Xheladinaj konfirmon lidhjen e dashurisë (FOTO)

By: D Marku
3 September 2024 at 11:45

Ledjona Xheladinaj, ish banorja e BBV3 konfirmoi pak kohë më parë se është në një lidhje të re dashurie dhe se është e lumtur për këtë marrëdhënie të cilën e quajti “të bukur”. Ajo postonte video me trëndafila të kuq, të cilat linin të kuptohej se partneri i saj është romantik.

Por, së fundmi, Ledjona i ka vënë pikat mbi ‘i’ dhe ka konfirmuar lidhjen. Në foton e fundit ku shihet duke shëtitur në Stamboll, ajo shkruan:

‘Me trenin e Pishkashit rrugëve të Stambollit. P. s: mos bëni like se e kam burrin çeloz.’

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledjona🐠 (@ledjona_xheladinaj)

The post “E kam burrin xheloz”/ Ledjona Xheladinaj konfirmon lidhjen e dashurisë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2

By: D Marku
2 September 2024 at 16:47

Ato krijuan një raport të afërt gjatë kohës sa ishin brenda Big Brother VIP Kosova 2.

Duket se ky raport i Shqipe Hysenajt dhe Kader Kicajt po vazhdon akoma, disa muaj pas mbarimit të këtij formati.

Bukuroshet janë takuar në Tiranë, ndonëse shihet se po kalojnë një kohë të mirë bashkë.

Modelja nga Prizreni shihet se është kthyer në trojet shqiptare pasi ka qenë me pushime në Turqi, ku edhe po nisë një karrierë të re.

Ajo u përfol tejet shumë për raportin me Lumbardh Salihun, me të cilin u nda sërish.

Hysenaj nga ana tjetër këto muaj ka qenë më e qetë dhe pa ndonjë angazhim tjetër.

Kujtojmë që fitues sivjet në BBVK u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.

The post Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2 appeared first on Albeu.com.

❌
❌