Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thiago Motta me ritmin e Allegrit: Vlahovic çalon, keq të rinjtë e tani vjen Champions

By: user 2
15 September 2024 at 11:35

Pak raste të vërteta dhe qarkullim topi shumë i ngadaltë: në pasditen e Empolit dukej sikur po luante sërish Juventus i Allegrit. Një shenjë e vogël paralajmëruese pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit. Ka ende punë për të bërë për të integruar lojtarët e rinj, të cilët u shfaqën prapa në gjendje. Vetëm disa shkëndija erdhën nga Nico Gonzalez, Koopmeiners bëri më mirë në pjesën e dytë, por pa shkëlqim. E as Douglas Luiz nuk pati ndikimin e shumëpritur përkrah Locatelli. Duhet kohë, por durimi nuk rimon me Juventusin. E pas dy barazimeve 0-0 radhazi, tashmë ka nga ata që kanë filluar të ankohen edhe për teknikun Thiago Motta. E vetmja notë e vërtetë pozitive mbetet kompaktësia e mbrojtjes: katër ndeshje të luajtura dhe zero gola të pësuar. Në Serie A kjo veçse e parëndësishme nuk është.

Lexo më tej: Video/ Ismajli ‘zhduk’ Vlahovic, Empoli ndal Juven e Thiago Motta: “Nuk morëm atë që deshëm”

Motta, i cili kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të dominuar lojën, mund të jetë vetëm gjysmë i lumtur. Bardhezinjtë mbajtën topin (66% vs 34%), por mundësitë vërtet të rrezikshme mund të numërohen në gishtat e njërës dorë. Edhe ato pak të rëndësishme u shpenzuan nga një Vlahovic i pamjaftueshëm. Dusan e nisi mirë, por pastaj u ngatërrua në kaos. Serbi nuk goditi pas asistit të bukur të Nico Gonzalez, më pas nervozizimi e largoi nga ndeshja. Vitet kalojnë por defekti mbetet: a do të mjaftojnë elozhet nga Motta për të mbajtur moralin lart?

MANGËSITË E SHFAQURA

Barazimi me Empolin nxori në pah dy kufizime të merkatos së Juventus: mungesën e një zëvendësuesi të Vlahovic që do të përfshihej gjatë ndeshjes në vazhdim (a është vërtet Milik në projekt?) dhe mungesën e një lojtari me personalitet absolut në frontin ofensiv. Një nga ata që të zgjidh ndeshjen me një veprim të shpikur nga hiçi. PSV mbërrin në Torino të martën: kundër holandezëve, në Champions League, Zonja e Vjetër duhet të rrisë ndjeshëm ritmin e motorit.

The post Thiago Motta me ritmin e Allegrit: Vlahovic çalon, keq të rinjtë e tani vjen Champions appeared first on Lapsi.al.

E ëma e Rabiot i përgjigjet teknikut të Juventus Motta: “Kurrë nuk kemi menduar të kthehemi te Juventus”

By: user 2
14 September 2024 at 19:21

“Nuk më ka telefonuar, i uroj më të mirat”. Thiago Motta, trajneri i Juventus, hodhi poshtë çdo thashethem për rikthimin e mundshëm te Juventus të Adrien Rabiot, i cili u lirua më 1 korrikun e kaluar pas dështimit për të rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër. Francezi është ende në treg dhe duket se nuk mungojnë ofertat nga Arabia (vetë Cristiano Ronaldo duket se ka lëvizur për ta çuar te Al Nassr). Megjithatë, përgjigja e trajnerit italo-brazilian nuk i ka shpëtuar veshëve të stafit të ish-mesfushorit të PSG-së, që ka dashur të përgjigjet.

Lexo më tej: “Faleminderit për këto 5 vite”. Rabiot, lamtumirë Juventus, tifozët vërsulen: “Mund ta kishe kursyer”

E ka bërë vetë e ëma e Rabiot, Veronique: “Kthimi te Juventus nuk ishte një opsion i marrë në konsideratë – tha ajo për L’Equipe -. Kur marrim vendime, ne marrim përgjegjësinë për to”. Një përgjigje e mprehtë nga menaxherja e mesfushorit, i cili javët e fundit është përafruar edhe me Milan, Liverpool dhe Atletico Madrid. 29-vjeçari u pa në fushë për herë të fundit në Kampionatin e fundit Europian: Deschamps nuk e thirri në ndeshjet e fundit të Nations League, duke e quajtur situatën “të sikletshme”. Sidoqoftë, për momentin, Rabiot futbollin duhet ta shohë nga ekrani… edhe Juventusin.

Juventus : la réponse cash de Véronique Rabiot à Thiago Mottahttps://t.co/7HQEvLzjFq

— Foot Mercato (@footmercato) September 14, 2024

The post E ëma e Rabiot i përgjigjet teknikut të Juventus Motta: “Kurrë nuk kemi menduar të kthehemi te Juventus” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌